Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Të biesh “dëshmor” duke bërë pushime

by te Sheshi
03/08/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Të biesh “dëshmor” duke bërë pushime

Gjatë verës ka një fluks të papërmbajtur njerëzish e mjetesh që lëvrijnë në të katër anët e vendit, thjesht duke shumëfishuar praninë e, në të njëjtën kohë, edhe problemet. Pjesë e rëndësishme e këtij fluksi janë emigrantët shqiptarë, të cilët i kthehen mëmëdheut në formën e një çmalljeje turistike; një takim me vendlindjen në format argëtimi me look tashmë të depiluar, një parafabrikim i projeksionit të së ardhmes në një realitet kontrovers si ky i yni.

Përveçse për vite me radhë të qenurit emigrant për ekonominë shqiptare ka pasur një domethënie të shkëlqyeshme ekonomike, si pasojë e remitancave që luanin rolin e një “salvagente”  financiare për buxhetin e shtetit, kategorizimi si i tillë shoqërisht ka hapur një perspektivë punësimi të atyre mijëra shqiptarëve të cilët të drejtën për të qenë të lirë e patën blerë me çmimin e jetës. Ndaj edhe kthimin e tyre në tokën e origjinës secili prej nesh e mirëpret si një e drejtë e patjetërsueshme, shoqëruar edhe me atë shpresë që ajo eksperiencë e tyre e fituar në shoqëritë e standardizuara dhe të kopsitura ligjërisht të mund të reflektojë sadopak në shoqërinë tonë, e cila endet kahjesh pa destinacion dhe ide të qarta.

Por ajo çka vërehet që me zbarkimin e tyre në pikat doganore është mbartja që u bëjnë civilizimeve ku jetojnë vetëm në formatin “lustër plot shkëlqim”. Makina luksoze, veshje firmato, xhestikulacione tipike të lokaliteteve ku jetojnë, imazh e kolorit, dhe çdo gjë e cila të bën të mendosh që vizualisht përballesh me mënyrën evropiane të jetesës. Por, fatkeqësisht, në shumë raste mbetet vetëm kaq. Prania në tokën shqiptare, thënë ndryshe, në parajsën e shkeljes së ligjit, bën që kësaj ushtrie njerëzish, që nën tutelën e ligjit evropian nuk gabojnë kurrë koshin e mbeturinave, edukata t’i fitojë veti avulluese në mëmëdheun e dashur e të shtrenjtë, dhe papritmas gjithë ajo frymë standardizimi e rregulli shndërrohet në kaos, në radha e mbeturina pa fund që në pikat kufitare hyrëse. Metamorfoza që pëson në pak kohë shqiptari i cili jeton jashtë vendit në momentin e hyrjes në tokën shqiptare është e habitshme, duke  treguar se bazamenti kulturor dhe edukata shoqërore së cilës ai i qëndron në emigracion nuk ka zënë vend bindshëm në botëkuptimin individual.

Treguesi më i zakonshëm dhe, njëkohësisht, më i trishtë që e shoqëron ardhjen e emigrantëve shqiptarë në vendlindje është statistika e aksidenteve rrugore, që gjatë kësaj periudhe marrin formën e një bilanci të vendeve me konflikte civile. Në më të shumtën e rasteve, ndryshueshmëria e realitetit me të cilin ata përballen shkakton ngjarje tragjike, që rëndojnë ndjeshëm bilancin e viktimave dhe të të plagosurve gjatë kësaj periudhe vere. E përpjestuar në shifra mujore, mund të kalojë edhe bilancin e viktimave në Irak apo Afganistan. Mirëpo, ndryshimi me këto zona është se në Shqipëri mund të biesh dëshmor duke kërkuar të bësh pushime.

Praktikisht, në periudhën e verës numri i automjeteve shtohet me rreth 150.000 syresh, duke rritur tej mase probabilitetin e “fërkimeve” në rrugët tona. Infrastruktura rrugore, e cila në hapat e veta përmirësuese ngel gjithmonë mbrapa proporcionalisht me fluksin e automjeteve hyrëse, i ngjan një tubi gjithmonë të ngushtë, me presion të fortë lëvizës. Shtuar kësaj faktin që sinjalistika rrugore, në rastet kur ajo gjendet, vendoset në  pozicione “kukafshehthi” me shoferët, duke e bërë orientimin një sipërmarrje të vështirë ose të pamundur. Në vendet e standardizuara, një tabelë rrugore, apo sinjalistika, është tejet e bezdisshme, sepse në mënyrë të përsëritur përballet me shikimin, duke e bërë thuajse të pamundur gabimin në ecje. Tek ne, gjetja e një tabele shpesh kthehet në gjëegjëzë, dhe jo vetëm kaq, por absurditeti i shpejtësive të vendosura në to e bën akoma më kaotike lëvizjen.

Ky problem ka edhe anën tjetër të medaljes, e cila është përgjegjësia, apo, shpesh, edhe papërgjegjshmëria, e vetë emigrantëve në lidhje me situatën në të cilën ndodhen. Në të vërtetë, papërgjegjshmëria në raport me veten, por sidomos në raport me të tjerët, është karakteristikë e jona si shqiptarë, e cila, e shoqëruar me disa doza të tjera kapardisjeje, shpejtësie marramendëse dhe alkooli, kur bashkohet me problematikën infrastrukturore shkakton atë bilanc lufte që i bën pushimet të kthehen në mort.

Tjetër problem i madh është një fakt të cilin ne të tërë e dimë, por shpesh nuk e përmendim: marrja e patentave me lekë, apo, thënë ndryshe, blerja e tyre pa bërë kursin, dhe pa u stërvitur me rrugët shqiptare. Kjo bën që ata shqiptarë të cilët pajisen me patenta të tilla të hasin vështirësi në kontrollin e automjetit edhe në ditë normale të vitit. Kur rrugët tona përmbyten nga fluksi i makinave të emigrantëve, atëherë këta “shoferë” gjenden në vështirësi akoma më të mëdha në administrimin e lëvizjes, duke u bërë shkak për aksidente, si pasojë e paditurisë së tyre.

Ajo që kërkohet është rritja e gamës së përgjegjshmërisë së individit në hapësirat publike. Nuk flasim këtu për përgjegjësitë që ka shteti në garantimin e infrastrukturës, e cila do ta lehtësonte lëvizjen, pasi, mes të tjerash, kjo është një çështje edhe mundësish financiare, por, ndërkohë, përgjegjshmëria e lëvizjes në rrugët tona duhet të jetë e një shkalle më të lartë, për të parandaluar faktin e trishtë që largohen më pak emigrantë nga sa vijnë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Truprojat e Gruevskit dhunojnë gazetarin

Truprojat e Gruevskit dhunojnë gazetarin

Fut patatet në mikrovalë për 5 minuta dhe rezultati është i mrekullueshëm

Fut patatet në mikrovalë për 5 minuta dhe rezultati është i mrekullueshëm

Kjo nuk është reklamë e Coca – Cola-s, por se çfarë mund të bëjë shqiptari kur ja jep truri…

Kjo nuk është reklamë e Coca – Cola-s, por se çfarë mund të bëjë shqiptari kur ja jep truri…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni