Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Ta kapësh popullin për “këmbe” me shpresë se do të ndryshojë mendje

by te Sheshi
14/10/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Ta kapësh popullin për “këmbe” me shpresë se do të ndryshojë mendje

Eshtë sigurisht i pamohueshëm fakti që një ndjenjë gëzimi dhe euforie i përshkoi qeniet tona kur pamë me sytë tanë se si disa kufij psikologjikë të vendosur për shkak të paaftësisë sonë, dhe, në shumë raste, pamundësisë, u shkërmoqën teksa topat hynin njëri pas tjetrit në rrjetën armene. Një popull si i yni, i cili e ka vuajur të qenurit gjithmonë në anën më të keqe të tablosë, nuk kishte se si të mos ndjehej i gëzuar, në eufori, për faktin e një kualifikimi në një prej aktiviteteve më të rëndësishme futbollistike, siç është ai i Kampionatit Europian të Futbollit, Francë 2016. Shqipëria më në fund është kualifikuar për herë të parë në historinë e saj si shtet në fazën finale të këtij kampionati. Ky nuk është një sukses i vogël në fushën e sportit,  duke qenë se shpesh kompeticionet e tilla janë një marketim i shkëlqyer në hit-parade-in e kombeve, edhe për shkak të asaj karakteristike të shoqërive të sotme postmoderne, të cilat shpesh e identifikojnë veten dhe suksesin e tyre përmes industrisë së argëtimit. Eshtë pikërisht ai momenti kur i vogli dhe i varfri shfrytëzon çdo mundësi për të rënë në sy të të mëdhenjve, si një rast i shkëlqyer për të mbuluar dështimet në fushat e tjera.

Përveç kësaj, në raste të tilla të gëzimeve sportive vërehet një fenomen, i cili, së bashku me adrenalinën karakteristike, luan në të njëjtën kohë edhe rolin e një sedativi ndaj kritikës dhe oponencës shoqërore lidhur me më të këqijat e fenomeneve që një qeverisje mund të shpalosë. Në statuse të ndryshme në facebook mund të shohësh dhe shprehje të tilla, të tipit, “në djall korrupsioni, CEZ-i, taksimi, afera Doshi-Prifti, rrënimi ekonomik, mjafton që shkuam në Francë”. Eshtë pikërisht ai rasti kur politikanë të lartë i sheh në formate funny, të zbresin shqiponjën në zyrë, apo edhe socialistë që vendosin kapele ballistësh, kryeministra apo edhe ish-kryeministra që i qajnë ca statuse futbolli në facebook. Me pak fjalë, ta kapësh popullin për “këmbe” me shpresë se do të ndryshojë mendje.

Pikërisht këtu merr udhë industria e mpirjes sociale, ku sheh individë të cilët paguajnë me mijëra euro biletën, breza të tërë që ngopen e ngopen me një shpresë futbollistike e cila mbikalon çdo pritshmëri dhe kërkesë, dhe papritmas e gjithë gama e pretendimeve të qytetarit për shërbime dhe shërbesa, për moralitet publik dhe mirëqënie, reduktohet në një frymëmbajtje për topin që ngeshëm rrëshqet në rrjetë. Kështu qytetari është transformuar në një “njësi” e cila karakteristikë të vet ka argëtimin përmes përhumbjes, duke u desocializuar në kuptimin e individit ndërtues të vlerave dhe realitetit. Ky lloj individi, kjo “njësi” elektorale e përhumbur në industrinë e argëtimit, është produkti më i preferuar për establishmentin politik, i cili manipulimin e tij e sheh përmes ndërtimit të skemave të mendimit të audiencës.  Në përgjithësi, tendenca e konsumatorit mediatik është e orientuar drejt produkteve mediatike të cilat ngjallin kërshërinë, siç janë sporti, aksioni, aksidentet, zbavitjet e formave të ndryshme, Vip-at dhe jeta e tyre, së bashku me thashethemet për ta. I paktë është interesi mediatik për analizën, faktologjinë, historinë dhe dokumentarët analizues e shterues. Pjesën më të madhe të kontributit në hartimin e kësaj skeme e kanë politikanët, të cilët përmes influencës së tyre tentojnë të imponohen kryesisht në fushat ku ata kanë përfitime direkte, siç është rasti i politikës dhe ekonomisë, dhe këtë e bëjnë pikërisht nëpërmjet kanaleve më të ndjeshme të audiencës, siç është sporti, e veçanërisht futbolli. Prandaj, jo rastësisht, pas një suksesi në fushën e blertë përballesh me një tufan daljesh publike të politikanëve, që zanafillojnë nga gjerdani i selfie-eve e mbarojnë në ndarje çmimesh dhe medaljesh!

Këtë e bëjnë politikanët të cilët nuk kanë asnjë meritë në tërë këtë histori. Janë ata që përcaktojnë buxhetet më të ulëta në rajon për sportin dhe futbollin po ashtu. Janë po ata që në retorikën e tyre politike bëjnë të pamundurën për të qenë politikisht korrektë me ndërkombëtarët, duke çmontuar çdo term që ka lidhje me bashkimin kombëtar, ndërkohë që produkti i suksesit tonë në  futboll ishte veçanërisht nga bashkimi faktik i prurjeve mbarëkombëtare. Për ta nuk kanë rëndësi elementet, e rëndësishme për ta është suksesi, pavarësisht se nga cila fushë vjen ai. Privatizimi i suksesit në tavolinën e politikës është një zanat i vjetër i atyre që nuk mundën kurrë të ngrihen mbi veten dhe të ndërtojnë modele për t’u ndjekur. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Kush do e udhëheqë Këshillin Mbipartiak të opozitës shqiptare në Maqedoni? Emrat e propozuar dhe një mospajtim i vogël politik

Kush do e udhëheqë Këshillin Mbipartiak të opozitës shqiptare në Maqedoni? Emrat e propozuar dhe një mospajtim i vogël politik

Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në vjeshtë (dhe përfitimet nga to)

Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në vjeshtë (dhe përfitimet nga to)

Basha ngacmon “plagën” në trupin e mazhorancës: Pse nuk foli Rama për CEZ në Çeki?!

Basha ngacmon “plagën” në trupin e mazhorancës: Pse nuk foli Rama për CEZ në Çeki?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni