Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Refugjatët, një rast i artë për Evropën që të shohë nga vetja

by te Sheshi
04/09/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Refugjatët, një rast i artë për Evropën që të shohë nga vetja

Eshtë e pamundur për këdo që gëzon një shëndet normal mendor t’i shohë i qetë pamjet e refugjatëve të ikur nga lufta në Siri teksa rrihen e keqtrajtohen, teksa copëtohen në telat me gjemba të vendosura përgjatë kufirit të vendeve evropiane, teksa mbyten të asfiksuar në kontenierë e motorë makinash, e të fëmijëve teksa sillen nga dallgët e trazuara të detit pa frymë e me trupa të kalbur, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre që zbaviten në plazhe. Një tragjedi emigrantësh e cila aktualizohet në formë intensive këto muajt e fundit, e që për nga përmasa është më e madhja me të cilën Evropa përballet pas Luftës së Dytë Botërore. Jo vetëm kaq, por është një ndër ato kriza e cila e bën të detyrueshme shpërfaqjen e karakterit heterogjen të Bashkimit Evropian, pikërisht për shkak të qasjeve kontradiktore dhe konfuze kur bëhet fjalë për emergjenca të tilla. Ky karakter heterogjen i vendeve të Bashkimit Evropian na është shfaqur në dimensionin politik kur është bërë fjalë sidomos për politikat e saj të jashtme, e, më saktësisht, për politikat e integrimit të vendeve aspirante në këtë organizëm.

Por çështja e emigrantëve të luftës, apo që vijnë prej zonave në konflikt për arsye të luftës, në mënyrë të logjikshme do të shkaktonte të kundërtën e heterogjenitetit evropian, pikërisht për shkak të ndjenjës së solidaritetit. E kundërta nuk ndodhi. Vendet kufitare të Bashkimit Evropian dhe vendet qendrore, si motore të politikës evropiane, vendosën kësaj radhe një mur të qelqtë midis egos politike si dimension pushteti dhe “dinjitetit njerëzor” si zemreku i ideologjisë dhe frymës me të cilën ky bashkim u formësua. Kështu, Bashkimi Evropian në rastin e krizës po vepron vetëm me një dimension politik, dhe pa dimensionin dhe frymën që e ka mbajtur gjallë atë. Ky çekuilibër është shfaqur edhe herë të tjera, kur është bërë fjalë për multikulturalizimin dhe praninë e emigrantëve të huaj në BE. Politika evropiane ndaj emigrantëve ka qenë e mbështetur në formulën “jo më shumë emigrantë sesa minimumi absolut”.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve që kanë ardhur në kufijtë e Bashkimit Evropian gjatë këtij viti shkon në rreth 350.000 njerëz, krahasuar me 124.000 të tillë të së njëjtës periudhë të vitit 2014. Duke qenë kështu,  vendet e Bashkimit Evropian u përballën me një situatë e cila dilte jashtë rregullit të “minimumit absolut”, dhe në mungesë të një zgjidhjeje të unifikuar evropiane për kriza të kësaj natyre, pasuan zgjidhje individuale të vendeve të ndryshme evropiane, bazuar shpesh edhe në improvizime. Këto zgjidhje individuale, duke qenë se ishin të pastudiuara, u bazuan në dy synime të atypëratyshme; i pari, të mbanin sa më shumë emigrantë jashtë vendeve respektive, dhe i dyti, të siguronin qetësinë në zonat kufitare. Kjo qasje nuk u mbështet duke pasur parasysh thelbin e krizës, ku në qendër ishte emigranti dhe dinjiteti njerëzor i cenuar për shkak të luftës, por u veprua administrativisht, si njësi të ftohta politike. Për pasojë, jo vetëm që problemi nuk u zgjidh, por shtoi trysninë e tij ndaj vendeve të tjera dhe ndaj tërë opinionit publik në përgjithësi.

Rregullorja e Dublinit,  nr. 604/2013, një ligj i Bashkimit Evropian, i detyron refugjatët të qëndrojnë në vendet ku ata kanë mbërritur së pari derisa kërkesa e tyre për azil të fillojë procedimin. Qëllimi i këtij ligji është që t’i ndalojë refugjatët të bredhin nëpër vendet e BE-së pa pasur aprovimin e kërkesës së tyre si azilantë. Kjo frymë ligji, e akullt e politike, e bërë për situata me kontekst krejt tjetër, përballet me situatën e javëve të fundit, e cila karakterizohet nga tipologjia përjashtuese për shkak të masivitetit të emigrantëve, dhe ka bërë që këta të fundit të ngelen të bllokuar në “kampe përqendrimi” në vende si Greqia dhe Italia, si vende kufitare,  duke e përkeqësuar tej mase situatën. Sipas Human Rights Watch-it, qendrat e pritjes së emigrantëve në Greqi raportohet të kenë mungesë të ushqimit dhe të kujdesit shëndetësor. Gjithashtu këto qendra janë të mbipopulluara, dhe, për shkak të gjendjes, situata mund të konsiderohet jonjerëzore, degraduese dhe kriminale, sipas ligjit ndërkombëtar. Për këtë arsye, kryeministri italian, Matteo Renzi, që në muajin qershor e kërcënoi Bashkimin Evropian se nëse ky i fundit nuk do të merrte hapa për ta zgjidhur situatën jashtë Rregullores së Dublinit, atëhere Italia do t’i pajiste emigrantët me viza shengen për të udhëtuar nëpër Evropë. Javën e fundit të gushtit, duke parë edhe përmasën e frikshme të situatës, si dhe tragjeditë e ndodhura me emigrantët, Merkel dhe Hollande bënë thirrje për një samit në Berlin, për një zgjidhje më të drejtë të situatës. Jo vetëm kaq, por Gjermania pezulloi procedurat e Rregullores së Dublinit dhe u lejoi emigrantëve të ardhur të qëndrojnë dhe të aplikojnë për azil, duke marrë përsipër barrën dhe presionin që vendet kufitare i bënin vazhdimisht Bashkimit Evropian.

Janë mbi katër milionë refugjatë sirianë të cilët janë shpërndarë në shtete si Turqia, që në kampet e veta strehon mbi 2.5 milionë persona, si Jordania, që strehon mbi 650.000 refugjatë, si Egjipti, me rreth 1.400.000 të tillë, e si Libani, që u ka bërë vend mbi 1.000.000 sirianëve. Edhe pse pjesa më e madhe e këtyre vendeve janë të varfra, respekti për dinjitetin njerëzor ka bërë që ta ndajnë fatkeqësinë së bashku. As tela me gjemba, as policë me shkopinj gome, as anije ushtarake që mbysin gomone me klandestinë, dhe as trajtime përçmuese e fyese nuk kanë qenë të nevojshme në të gjithë këtë aksion bamirësie të këtyre vendeve. Në fatkeqësi të kësaj natyre, më të vuajturit janë fëmijët. Janë këta që herë pas here u mësojnë të rriturve mënyrën si t’i qasen njëri-tjetrit. Këtë e bëjnë duke buzëqeshur, edhe pse me plagë bombardimesh, por edhe pa folur, të shtrirë pa jetë buzë detit. Më shumë se për refugjatët sirianë, ky është një rast i artë për Evropën për të parë nga vetja! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Një kombinim i përsosur për të shmangur masën dhjamore

Një kombinim i përsosur për të shmangur masën dhjamore

VIDEO/ A e dini se sa pemë ka në tokë? (Më shumë se sa e imagjinoni)

VIDEO/ A e dini se sa pemë ka në tokë? (Më shumë se sa e imagjinoni)

Varrosen Aylan-i me Galipin, të vegjlit sirianë që tronditën botën – rrëfimi i babait: Më shpëtuan nga duart!

Varrosen Aylan-i me Galipin, të vegjlit sirianë që tronditën botën - rrëfimi i babait: Më shpëtuan nga duart!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni