Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Qëllimi është thjesht ta bindim elektoratin, jo ta kënaqim

by te Sheshi
18/05/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Qëllimi është thjesht ta bindim elektoratin, jo ta kënaqim

Asgjë e re nga fushata që pritet të fillojë, por që në fakt nuk ka qenë kurrë e ndërprerë. Sepse, ne nuk qeverisim, ne bëjmë fushatë. Ne, fushatën e kemi qeverisje dhe qeverisjen e kemi fushatë. Qëllimi është thjesht të bindim, jo të kënaqim. Të bindim se po kënaqemi në pritje të kënaqësisë që duhet të shkaktojë vota e konvertuar në pushtet, dhënë njërës nga formacionet që ka fituar fushatën e fundit, e cila thjesht do ta vazhdojë këtë fushatë për të na bindur se ne po kënaqemi. Kështu, përpjekja jonë politike del nga detyra e  saj themelore që është, të kënaqë zgjedhësit e saj përmes programeve qeverisëse në funksion të rritjes së parametrave të asaj që quhet  e “mira publike”, dhe për shkak të paaftësisë së saj, përqëndrohet vetëm tek makineria e bindjes.

Këtu, ne nuk ndodhemi më në politikë, por në një mjedis hipnotik, që në funksion të bindjes, ndërton makinerinë e imazhit, të cilën e mirëmban përmes mijëra tools-eve. E përsëritur në formë rutinore, zgjedhësi shqiptar, pa e kuptuar,  gjen veten të dalë nga qëllimi i tij politik, për të peshuar partitë nisur nga produkti i kënaqësisë publike, dhe bëhet pjesë e hipnozës së bindjes e cila me vorbullën e saj devijon qëllimin e votës.

Pra, ja ku jemi këtu tek fitorja më e madhe e politikës shqiptare, e cila konsiston në ndërtimin e “kujtesës afatshkurtër” tek zgjedhësit. Ky i fundit duhet të shqetësoshet vetëm për të gjetur mënyrat dhe ofertat më të mira politike që të bindin, dhe në asnjë mënyrë ofertat politike që të kënaqin. Kështu, politika jonë hyn në botën e rehatisë, sepse sot është më e thjeshtë të bindësh se sa të kënaqësh. Sot, përmes industrisë së bindjes publike, mund të sugjestionosh tjetrin se dhimbjet që ndjen, në fakt nuk janë gjë tjetër vetëm se kënaqësi. Prandaj, gjen sot pafundësi zgjedhësish që brohorasin në disa dhjetra mijëra të bindur se  dhimbja që ndjejnë, është vetëm kënaqësi, vetëm ekstazë. Kjo marijuanë politike,  cila tymosjen kolektive e kulmon në javët e fushatës, luan me ndjenjat dhe përceptimet e gjakosura të zgjedhësve në pritje të rezultatit final.

Dhe ja, më në fund bindemi se pemët mbillen, trotuaret shtrohen, asfalt-republika jonë mbështillet me një tis euforik, uji rrjedh prej vërteti dhe pluhuri e plehrat të frikësuara zhduken nga rruga, piedestalet braktisen dhe Vip-at luajnë futboll, pastrojnë rrugë, ngasin makina e bëjnë byrekë, bindemi se dashuria, përqafimi e puthadora mes popujve politikë dhe liderëve arrijnë kulme statistikore, kështu,  portat e të qenit i mashtruar hapen pothuaj në mënyrë automatike për shkak të kohës ciklike që nuk vonon e vjen dhe të qenurit i mashtruar kthehet në një ndjenjë kënaqësie.

Liderë të shqetësuar për popullin, popull që ndjehet i përkëdhelur, kërkesa që realizohen brenda pak ditësh, bonuse ekonomike, rritje rrogash e pensionesh, shpërblime,  administratë e gatshme për gjithçka,  falje borxhesh e dënimesh, amnisti fiskale, politike e morale.  Dashuri gjithëpërfshirëse ndaj atij që vetëm duhet të hedhë një copër letër në një kuti plastike. Gropa, puseta, kanale e rrugë që qeshin nga kënaqësia e të qënurit të renditura për një kirurgji plastike e cila nuk garanton ç’rrudhosje. Kalamaj që mund të bëjnë qejf në krahët e politikanëve, mund të hidhen e përdridhen, përkëdhelen, rrëzohen e llastohen. Të bindur valëvisim më shumë se kurrë flamuj dhe ku shpesh kemi më shumë flamuj se njerëz, atëhere idetë dhe bindjet zverdhen dhe marrin ngjyrën e flamujve.

Makineria e bindjes së elektoratit edhe kur nuk ka vënd për të bindur, bëhet e preferuara e jonë  në kërkim të qyteteve perfekte të supozuara, që vërtiten në imagjinatën tonë të ujitur nga premtimet e fushatës së shkuar. Terreni i artikulimit të fushatës nuk ka se si të jetë ndryshe vetëm ai imagjinar. I vetmi terren i suksesshëm i politikës tonë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Margarita Kadriu kritikon ashpër: Modeli kosovar i sundimit të ligjit, shembulli më i keq

Margarita Kadriu kritikon ashpër: Modeli kosovar i sundimit të ligjit, shembulli më i keq

Top-5 transferimet e afatit kalimtar të verës

Top-5 transferimet e afatit kalimtar të verës

Tahiri hedh poshtë kërkesën e Erdogan për largimin e gylenistëve

Tahiri hedh poshtë kërkesën e Erdogan për largimin e gylenistëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni