Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Prokurorë të etërve të tyre

by Te Sheshi
04/08/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Prokurorë të etërve të tyre

Ditët e fundit po qarkullojnë në të gjitha rrjetet sociale disa foto të një vajze e cila e shfaq veten (në formë pak të sforcuar) brenda një jete luksi që dukshëm tregon për një përjetim të ri, të paprovuar më parë. Është tipike me ata persona të cilëve sprova e pasurisë u vjen menjëhershëm që të shfaqen në ekstremet e mundshme, si një lloj kundërreagimi ndaj jetës së mëparshme plot mund e sakrifica. Ky shpërthim, i cili shtrihet në terrene psikologjike që janë të vështira t’u nënshtrohen analizave të arsyeshme, është denoncimi  më i pastër dhe më i vërtetë mbi ndryshimet e papritura të gjendjes së një familjeje. Vajza në fjalë shfaqet e shoqëruar me një tis mendjemadhësie për gjërat që ka shtënë në dorë, dhe i reklamon ato pa u nuhatur tek ajo as edhe më e vogla ndjenjë e sikletit apo turpërimit.

Nga mediat mësojmë që ky personazh na qenka, as më shumë e as më pak, por e bija 17-vjeçare e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës. Po nga mediat dhe nga investigimet e gazetarëve mësojmë se veshja dhe jeta luksoze e saj e kalon disa herë standardin e jetesës së më të mirit punonjës të administratës publike. Sapo këto foto u shfaqën në rrjetet sociale,  menjëherë në mendjen e secilit u “download”-uan fotot e Erik Fullanit, djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i cili në të njëjtën formë, pa më të voglën ndjenjë të sikletit apo turpit, shfaqej me arrogancë në profilin e një miliarderi që fshinte ballin me aq euro sa një familje në nevojë nuk i merr përgjatë gjithë vitit. Po ashtu kronika lajmesh me djem deputetësh shqiptarë që me makina luksoze merrnin zvarrë qytetarë me makina e pa makina, apo nga ata që me armë vërtiteshin në lokalet e kryeqytetit duke shtrirë përtokë qytetarë si birila bowling-u, kalojnë rrëmbimthi në memorien e secilit në këtë kohë harracake, ku përmbytja e përditshme me lajme që stivosen një mbi një fshin furishëm domethënien e asaj që mund të quhet kujtesë kolektive.

Në të vërtetë, e gjitha ngjan me një situatë që nga dëshpërimi dhe pamundësia kthehet në komike. Të vjen në mendje e gjithë parada e metaforave të shtetarëve tanë në lidhje me shtetin e së drejtës, rendin juridik, armiqësinë ndaj korrupsionit dhe të korruptuarve, drejtësinë, si dhe me nevojën për reformimin e saj, qeverisjen e drejtë, virtytin dhe popullin si sovran i sovranëve, e shumë e shumë nga këto koklat që të neverisin  përditë për shkak se artikulohen në eter pa adresim dhe pa fajtorë; me pak fjalë, një republikë ku ka korrupsion por nuk ka të korruptuar, ku ka krim por nuk ka kriminelë, ku punët bëhen keq por nuk ka keqbërës, ku ka paaftësi por të paaftët nuk gjehen, ku ka ndotje por ndotësit nuk janë, ku ka injorancë por ama të gjithë janë të shkolluar, ku ka mashtrim por të gjithë të ndershëm shfaqen. Në një republikë të tillë, ku e ke të vështirë të kuptosh së pari se ku gjendet kufiri që ndan dy anët e medaljes, është e pamundur që të ketë autorë e autorësi për çfarëdo lloj dëmi që mund t’i bëhet këtij vendi.

Ironikja e të gjithë kësaj historie është se në mungesë të vullnetit dhe dëshirës për të akuzuar dhe drejtuar gishtin mbi ata shkelës të pafund të ligjit në të gjitha rangjet e këtij shteti, janë bijtë e këtyre pushtetarëve që kthehen në prokurorë të etërve të tyre. Përmes festivalit të vanitetit që shfaqin në hapësirën publike dhe në mjetet e komunikimit masiv, ata pa e kuptuar janë bërë tashmë funksionarët më efikasë të një shteti që ka pak ose aspak lidhje me efikasitetin. Janë bërë prokurorët e etërve të tyre, duke i akuzuar përmes provave faktike dhe sjelljeve të veta për zullumin që ata kanë bërë. E në këtë kohë ku institucioni dhe institucionalja janë tashmë koncepte relative, fluide, që marrin formën e jakave të bardha në pushtet, dhe është e pamundur të gjesh qoftë edhe një të çarë nga ku mund të depërtojë një rreze drejtësie, shfaqen bijtë dhe bijat e pushtetit, prokurorët dhe prokuroret e vërtetë, që mbartin me vete akuzën dhe provën e krimit kundër etërve të tyre.

Fatkeqësisht, ashtu siç kemi një artikulim imagjinar të pushtetarëve tanë lidhur me të mirën dhe virtytin në këtë vend, ashtu edhe po aq imagjinare konvertohet dhe pasoja e dënimi për të keqen e këtij vendi. Seancat publike janë bërë tashmë, audiencat kanë marrë një vendim bazuar në provat që bijtë e pushtetarëve sjellin herë pas here për etërit e tyre, por ama, dënimi si gjithmonë mbetet imagjinar. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Historia e Samia Omar: atletja olimpike që u mbyt në Mesdhe në ndjekje të një ëndrre

Historia e Samia Omar: atletja olimpike që u mbyt në Mesdhe në ndjekje të një ëndrre

Sulm vdekjeprurës me thikë në Londër nga një i ri me probleme mendore

Sulm vdekjeprurës me thikë në Londër nga një i ri me probleme mendore

Surpriza e mbesës para dasme e bëri gjyshen të shpërthejë në lot (video)

Surpriza e mbesës para dasme e bëri gjyshen të shpërthejë në lot (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni