Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Paqja e quajtur “Tomahawk”

by Te Sheshi
11/04/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Paqja e quajtur “Tomahawk”

As që e vë njeri në diskutim faktin se bombardimi nga ana e amerikanëve e bazës ajrore të ushtrisë siriane ishte një akt i duhur dhe një përgjigje me gjuhën e forcës ndaj atij agresioni çnjerëzor me armë kimike ndaj popullsisë së pafajshme siriane. Madje përgjigja në këto proporcione ndaj kujtdo që shkaktonte herë pas here sulme të tilla ka qenë e vonuar dhe shpesh e shoqëruar me një indiferencë të cilën e patëm quajtur indiferencë e civilizuar e Perëndimit ndaj tragjedisë siriane në përgjithësi, dhe ndaj asaj të Halepit në veçanti. Krejt papritur, në kundërshtim me deklarimet e tij të mëparshme lidhur me Sirinë, Trump ndërron kursin dhe urdhëron nga shtëpia e vet në Florida bombardimin e bazës ajrore siriane.

Tani, këtu ia vlen të ndalemi dhe të përpiqemi të gjejmë arsyet jo të veprimit, sepse ai pa dyshim ishte i drejtë, por shkaqet se pse kaq papritmas ndryshoi qëndrimi i presidentit të SHBA-së në raport me një zonë problematike si ajo siriane. Ose thënë ndryshe, pse u vendos që të kalohej nga gjendja e një indiference të civilizuar në raport me Sirinë në gjendjen e dhunës së civilizuar ndaj saj? Kjo e fundit kishte kohë që ishte bërë arenë e dhunës së të gjitha llojeve, të Assad-it dhe ushtrisë së tij, të grupeve iraniane në terren, të bombardimeve ruse me anë të aviacionit, si dhe të telashit të madh të quajtur ISIS brenda këtij territori. Dhuna e tyre ka qenë vërtet e pashpirt, me pasojë gjysmë milion të vdekur dhe mbi 12 milionë të emigruar jashtë territorit sirian. Në përgjigje të kësaj dhune të tmerrshme, pritej një reagim në formën e dhunës së civilizuar të Perëndimit në raport me këto faktorë, por në vend të saj patëm vetëm aksione ushtarake ajrore kundër ISIS-it, dhe asnjëherë kundër fakorit ushtarak sirian në vend. Për këtë arsye, në terren u panë të lëviznin trupa të huaja, si forcat mercenare iraniane, forca të specializuara dhe trajnuese ruse, si dhe prania e ushtrisë turke nën misionin “Mburoja e Eufratit”,  kryesisht e lokalizuar në zonën veriore të Sirisë. Marrëveshja e arritur pak muaj më parë mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit për dhënien fund masakrës së Halepit, e cila u pasua me takimin e Astanasë, bëri që për herë të parë në një tryezë për zgjidhjen aktualisht të konfliktit më të madh të mos jetë palë SHBA-ja.

Në ndryshim nga sa u perceptua, me sjelljen e Trump-it si një president joagresiv, i cili do të fokusohej tek “America first”, që për më tepër i duhej të administronte akuzat për qëndrime pro Putinit, përfshirë edhe skandalin e fundit të Mike Flynn-it si këshilltar i sigurisë kombëtare me ambasadorin rus, ku akuzohej për lidhje të ngushta me këtë të fundit, realiteti solli një profil ndryshe të tij, të paktën në vëmendjen mediatike. Në fakt, për hir të së vërtetës, profili militar i Trump-it është shfaqur menjëherë sapo ai mori detyrën. Më 29 janar ai urdhëroi dërgimin e trupave Navy Seals në Jemen, ku për pasojë pati 30 të vrarë nga civilët, prej të cilëve 10 ishin gra e fëmijë. Në muajin mars, ai urdhëroi bombardime mbi qytetin e Mosulit në Irak, duke shkaktuar vdekjen e 200 civilëve atje. Po kështu, edhe sulmet ajrore amerikane në Rakka sollën bombardimin e një shkolle, duke shkaktuar 33 të vrarë nga radhët e civilëve irakianë. Pra, profili i tij ushtarak është shpërfaqur që me inaugurimin si president i SHBA-së, dhe jo vetëm në rastin e fundit të Sirisë. Ajo që të bën përshtypje është deklarata e tij e fundit në Twitter, ku shprehet se “asnjë fëmijë i Zotit nuk duhet të vuajë një tmerr të tillë,” duke iu referuar vuajtjeve të dhimbshme të atyre fëmijëve që dridheshin në agoni nën efektin e gazit sarin. Por ama, kjo deklaratë duket pak hipokrite nëse kemi parasysh se “fëmijë të Zotit” ishin edhe ata në Jemen, Mosul e Rakka. Jo vetëm kaq, por “fëmijë të Zotit” vazhdojnë të jenë ato miliona syresh të cilët urdhri ekzekutiv i po të njëjtit Trump ua mbyll derën e hyrjes në SHBA pavarësisht traumës së shkaktuar nga dhuna barbare apo e civilizuar qoftë.

Ajo që po themi është nevoja për një vazhdimësi dhe koherencë me parimet e humanizmit. Nëse vërtet të dhimbsen “fëmijët e Zotit”, atëherë nuk kishte se pse të bëheshin deklarata indiferente në lidhje me Sirinë, duke e ditur se Assad-i në mënyrë të vazhdueshme i ka përdorur armët kimike kundër popullsisë së tij para dhe pasi Trump të zgjidhej president. Armët kimike në Siri kanë filluar të përdoren që më 23 dhjetor të 2012-s në Homs, ku u raportuan disa të vdekur, për të pasuar në mars të 2013-s, ku në qytetet Khan al-Assel dhe al-Atebeh u vranë 25 veta dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. Në 21 gusht të po këtij viti, masakra më e madhe e armëve kimike ndodhi në Ghouta, ku mbi 1.000 civilë, mes tyre dhjetëra fëmijë, humbën jetën. Në vitin 2016, në muajin gusht, u raportua se gazi klorin qe përdorur edhe në rrethimin e Halepit, ndërsa në 13 dhjetor të po këtij viti u raportua përdorimi i gazit edhe në Hama. Ndërsa ngjarja e fundit e Idlibit shënoi edhe provën se përdorimi i armëve kimike kishte qenë një rutinë e vazhdueshme në Siri nga ana e regjimit, pavarësisht angazhimit të OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar për zhdukjen e tyre në këtë vend. Pra, në këtë kuptim, Trump-i do të duhej që të kishte adoptuar linjën e ashpër që gjatë fushatës elektorale e deri tek sulmi i dhjetorit të vitit të shkuar, kur ai ishte tashmë president i SHBA-së.

SHBA-së i duhej një kthim në tryezën e bisedimeve për Sirinë; e ku ka më mirë se një kthim nën zhurmën e raketave! Tashmë bërja pjesë e zgjidhjes, kupto, e “tortës” siriane, nga ana e amerikanëve e ka komplikuar më shumë problemin, duke ekstremizuar edhe më shumë gjuhën dhe veprimet e luftës nga ana e Rusisë dhe Iranit, që deklaruan për fillimin e një lufte me SHBA-në nëse kalohej linja e kuqe, sipas tyre. Për “fëmijët e Zotit” nuk ka rëndësi se raketat e kujt janë: vdekja për ta ka rezultuar të ketë qenë e njëllojtë! Është e vështirë që, pasi e gjithë Lindja e Mesme u bë lëmsh nga luftërat e civilizuara të Bush-it, të vendoset rregulli dhe paqja me të njëjtën metodologji. As masakrat ruse dhe të mercenarëve të tjerë nuk do përfundojnë në Siri nëse i gjithë halli është t’u tregohet amerikanëve të polarizuar se Trump-i nuk është i kompleksuar me Putin-in dhe se e bombardon kur të dojë Sirinë (kuptohet, duke u telefonuar më parë rusëve që të largohen nga baza). Zgjidhja e konfliktit sirian nuk arrihet nga ata që vazhdimisht prodhojnë kriza e luftëra. Sigurisht, që në situatën e tanishme Siria ka nevojë për ekuilibrim të forcave politike, dhe më pas të atyre ushtarake. Por, si gjithmonë, fillohet me dhunën, për të marrë pastaj mësime dhe për të kuptuar gjëra. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Vetëvendosësi Rexhep Selimi: Ja pse opozita kosovare duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhje

Vetëvendosësi Rexhep Selimi: Ja pse opozita kosovare duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhje

Shtëpia më e ngushtë në botë mahnit vizitorët

Shtëpia më e ngushtë në botë mahnit vizitorët

Bie dhe “kështjella e parafundit” e Kokëdhimës në Vlorë: kreu i Qarkut  Sadrit Danaj. Ja kush është e fundit…

Bie dhe “kështjella e parafundit” e Kokëdhimës në Vlorë: kreu i Qarkut Sadrit Danaj. Ja kush është e fundit…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni