Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Panairi i heshtur i fodullëkut, karshillëkut dhe injorancës

by te Sheshi
17/06/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Panairi i heshtur i fodullëkut, karshillëkut dhe injorancës

Secili prej nesh është bërë të paktën një herë të vetme pjesë e një rrugëtimi  të vështirë që të çon në portat e jetës së përtejme, në të ashtuquajturën varrezë. Çdo qytet ka në dyert e veta periferike një tokë e cila shpesh karakterizohet nga gjelbërime të thukta, ndryshe nga shterpësia e qyteteve, tokë e cila në formë sistematike ka të renditura varret e banorëve të saj, që pasi kanë konsumuar verdiktin hyjnor për të jetuar në vendbanimet e kësaj bote, mbartur plot me specifika, sprova, telashe e kënaqësi individuale, kthehen në fund të dorëzuar në destinacionin e pashmangshëm për secilin nga ne.

Eksperienca e vizitës së varrezave, e cila fatkeqësisht është bërë një ritual që merr jetë vetëm kur një nga anëtarët e shoqërisë largohet nga bashkësia e të gjallëve, do të duhej të ishte një moment shumë i veçantë, ku meditimi dhe ndrydhja në vetvete të ishin ciceroni që do të komentonte pasazhet e pafundme të jetëve të konsumuara, manifestuar në një paradë rreshtore pllakash memeri. Një vizitë e cila do të duhej të shoqërohej nga një heshtje solemne, ku gjuha e natyrës, shprehur në cicërima zogjsh apo puhiza ajri shtegëtuese përmes degësh anekënd të pranishme, të mbushte kraharorët e zgavruar nga smogu dhe kakofonia qytetëse. Një përjetim  imagjinar i një prehjeje, e cila shtrihet jo larg këmbëve të tua, do të duhej ta shoqëronte vizitorin e bombarduar nga pikëpyetje ekzistencialiste dhe identitare, nga ankthe e pasiguri mbi një ardhmëri, e cila edhe pse pashmangshmërisht kishte një destinacion të qartë, përsëri qëndron e luhatur në mendje mes lajkave e lojërave tinzare të asaj jete mashtruese që gjallonte atje tej, larg rrethimit të “banorëve të heshtur” të qytetit.

Por nuk është e thënë aspak të jetë kështu në këtë realitetin tonë të kundërkahshëm. Hyrja në qytezën e “banorëve të heshtur” përbën një eksperiencë edhe më stresuese se ajo e një ditë zhurmëndjellëse të zakonshme. Një industri e tërë mermeri e pllakash, gurësh e sharrash, një show room i një look-u të ri, që të pret menjëherë sapo të lash hesapet më këtë dynja, shpërfaqet në forma panairi sapo këmba jote shkel në atë çka do duhej të ishte kufiri mes dy botëve. Nga pritshmëria e një toke ku s’bëzan kush, përpara teje shtrihet ushtria e luleve të rreme të një “parade maji”, me një togë sekserësh që me oferta kërshëritëse të thithin drejt ngjyrave të pafund. Lule të bëra prej çdo gjëje përveç lulesh të ofrohen si për të konfirmuar shpesh atë ndjenjë përndjekëse fallsiteti.

Zhurmë e madhe në një copëz tokë banorët e së cilës dukej se kishin shkëputur lidhjet me të, por që ishin të dënuar të shijonin epshet dhe egon e të gjallëve. Pas atij introduksioni dhe pasarele, ku secili ishte i forcuar ta përjetonte, me qivure e emblema, statuja e foto porcelani, me designer të arsimuar diku në një botë informale, e cila duhej të shtrihej  përtej askundit, anash hyrjeve të varrezave, pa e çarë kokën për krizën globale, shtrihet industria e suksesshme e zbukurimit të të vdekurve për hir të të gjallëve. Një industri me punëtorë të divorcuar nga Zyra e Punës, që edhe pse çdo minutë e kalojnë në prani të të vdekurve, janë më të gjallë se të gjallët.

Më pas shtrihet një qytet në miniaturë, ku diferencimi i të gjallëve ka diferencuar edhe të vdekurit. Varre që lartësohen në proporcion të drejtë me krekosjen, parcela me varre-vila me “pamje nga deti”, me projeksion për një pishinë të ardhshme, mbulesa për mbrojtje nga shiu, të cilave u mungon aparatura e ngrohjes solare, mermere me lloj-lloj ngjyrash e damarësh tekanjozë që përdridhen faqoreve nën gërmat e arta të thënieve gati profetike mbi bëmat e të vdekurve. Kjo “jetë” prej pasanikësh, ngarkuar me pasuri të patundshme varresh milionere (pa dokumentin hipotekor), është materializimi i një ëndrre të parealizuar sa qenë gjallë përgjatë një mbijetese ndoshta të përvuajtur, por që tashmë u ishte kthyer atyre si bonus i një respekti prej kohësh të munguar.

Në këto  Beverly –Sharra (Tufina)- Hills kupton se respekti për të gjallët merr trajtë të plotë vetëm kur bëhesh i vdekur. Sheh ndoshta respekte të munguara ndaj nënave e baballarëve, motrave e vëllezërve, nipërve e mbesave, të cilat, në arrati përgjatë jetës së zhurmshme të banorëve të zhurmshëm të qytetit, ishin kthyer në investime “shfajësuese” që vezullonin verbim ndaj përshpirtshmërisë, përunjësisë dhe respektit.

Jo vetëm kaq, por atmosfera e ethshme e tregut, e bursës së vendvarrimeve, merr jetë që në momentin kur një familjeje i bie damllaja e zisë e i duhet të luajë rolin e broker-it në Wall-komunale-Street për të kapur me çmimin më të ulët të tregut vendin e fushimit të xhenazesë. Pas kësaj gurgullojnë nga çdo anë tendera ofertash e shërbimesh për të kompletuar make-up-in e radhës, arkivole me dru qershie, arre, bajameje e shege, frigoriferë me ngrirje të klimatizuar dixhitale, që nuk dëmton “shëndetin” e të vdekurit, makina funerale luksi me sisteme parkimi të automatizuar dhe me interier inoksi; një procedurë me pesë yje për një lamtumirë përfundimtare drejt një vendfushimi luksi me kolona mermeri. Një sipërmarrje e cila për nga kostoja vdes të gjallët dhe ngjall të vdekurit.

Në një vend si varrezat, ku lidhja me botën aktuale do të duhej të ishte më e zbehta, dhe ku meditimi mbi të përtejmen do të duhej të mbivlerësohej, materializimi i skajshëm i tyre e ka transformuar këtë vend në një parking stresi si për të gjallët, ashtu edhe për të vdekurit. Kjo arkitekturë e nefsit, ndërtuar mbi trupa tashmë të pafuqishëm, rrezikon të shembet mbi perceptimin e atyre që prehjen në vetmi  të të larguarve nga kjo botë, dhe dëshirën për një vetmi me Zotin e tyre, e kanë shndërruar në panairin më të madh të fodullëkut, karshillëkut dhe injorancës. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Kreu i NATO-s: Na kërcënon Rusia? Bujrum, ne jemi gati…

Kreu i NATO-s: Na kërcënon Rusia? Bujrum, ne jemi gati…

ANALIZA/ Ja miqtë më të mirë të Putinit brenda BE-së

ANALIZA/ Ja miqtë më të mirë të Putinit brenda BE-së

Ciprasi akuzon FMN-në për poshtërim të vendit të tij

Ciprasi akuzon FMN-në për poshtërim të vendit të tij

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni