Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga REDI SHEHU/ Nuk mund të vazhdohet më kështu!

by te Sheshi
17/03/2015
in Opinione
Reading Time: 2 mins read
A A

Në kohën kur mashtrimi dhe hipokrizia heqin hopthi vallen e së vërtetës, poshtërsia dhe maskarallëku asfiksojnë çiltërsinë, imoraliteti turbullon shqisat dhe përceptimet, ecja vetëm në shtegun gjithnjë e më të ngushtë të të drejtës bëhet pothuaj një pamundësi. Egoistë e mashtrues, karrieristë e gënjeshtarë, të fëlliqur e imoralë, të korruptuar e korruptonjës, kërcënues e të pashpirt, janë bërë të shumtë e të fuqishëm, më të pasur dhe gjithnjë e më prepotentë.

Vringëllues të shpatave prej gjuhe, vrasin e presin realitetin dhe pastaj kthehen të pikëlluar në funeralin e së vërtetës, të mallëngjyer me pika loti të parafabrikuara. Njerëz të vobektë, shpesh miopë e të paditur, servilë dhe karrieristë potencialë, anarkistë për definicion, politikbërës të detashmentit kuadrat me personalitet të lënë tek pragu i shtëpisë, pijnë symbylltazi kupën e helmët të brohoritjes fatale për fitoren e mundshme të një gare me pistë tatëpjetëse.

Popull i majtë e popull i djathtë, pa semaforë e rrugë të vijëzuara, që aksidentohen në mënyrë ciklike në të njëjtin vend, nga të njëjtat shkaqe dhe pothuaj nga të njëjtit njerëz. Shëmbëllen një fatkeqësi e vulosur dhe e pashqitshme për një popull si i yni që hershëm pat dëshiruar të ishte një bashkësi njerëzish me rregulla, por që në rrugën pa tabela të historisë së tij, u përplas më shumë se më këdo tjetër, me veten e vet.

Të vetëm në rrugën tonë të të shkruarit të historisë së prapthi, kërkojmë aleatë e rrugëzgjidhje në mesin e një errësire të padritë. Një tango fatkeqe e rrugëtimit tonë me dy hapa para e dy prapa, një çiftëzim fatal ndjenjash e  qëllimesh politike, një varrmihje kombëtare e kthyer tashmë në profesion,  bëjnë të heshtin brohoritje, të ngrijnë buzëqeshje, të thajnë e rrudhin zemra.

Nuk mund të vazhdohet më kështu. Nuk mund të shohim varrosjen dhe rivarrosjen e ëndrrave, as nuk mund të përballojmë zverdhimin e ardhmërisë së fëmijëve tanë. Të dalim nga rrethi vicioz i pasojës së shkakut dhe të jemi vetë ne shkaku, i cili disiplinon ata që si përfaqësues nxijnë foltore e turpërojnë karrige, që interesi dhe paraja u tymosin mendje dhe u mjegullojnë shikime.

Tashmë, ne nuk jemi ai populli i mëparshëm të cilit pazari i luhej shumë poshtë, tani jemi më të vetëdijshëm për çfarë presim dhe çfarë duam. Ne, jemi ata që e ardhmja jonë është më e shtrenjtë se divorcet apo martesat politike e partiake,  se hipjet apo zbritjet nga piedestalet. Tani, ne kemi filluar të dimë e të kuptojmë se nëse dikush është në karrige, apo nëse dikush tjetër dëshiron ta jetë po aty, kjo është se këtë e duam ose jo ne.

Kohës së “zbavitjes” me popull e në emër të popullit po i vjen fundi. Requiemi i ëndërrave tona nuk mund të jetë ve­­çse requiem i qëllimeve e manovrave të atyre që mendojnë se janë politikisht të papërjashtueshëm, të pazëvendësueshëm e të pavdekshëm. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Kriza politike në Maqedoni, ende asnjë dritë në fund të tunelit

Kriza politike në Maqedoni, ende asnjë dritë në fund të tunelit

Nga kriza e thellë, në titullar dhe tani kapiten: quhet Migjen Basha!

Nga kriza e thellë, në titullar dhe tani kapiten: quhet Migjen Basha!

Antikorrupsioni, a po nis operacioni “Sanader”?!

Antikorrupsioni, a po nis operacioni “Sanader”?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni