Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Kafshët e egra si zgjidhje më “paqësore”

by Te Sheshi
27/04/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Kafshët e egra si zgjidhje më “paqësore”

Në një ditë normale rutinë të zbritjes me ashensor në katin “0”, teksa merrja të dilja nga kabina e tij, e cila sa vinte e më dukej ngahera më e vogël, u përballa me një djalosh që mbante në dorë një rrip lëkure të përfunduar rreth qafës së një qeni të tipit pit bull (varianti postmodern i qenit të stanit). Në këtë përballje të detyruar, ku secila palë do të duhej të kalonte përmes së njëjtës derë ashensori, shikimi im dhe i pit bull-it papritmas u kryqëzuan  në një pikë të së ardhmes së afërt, e cila nuk dukej aspak optimiste. Menjëherë, një gojë e pajisur me dhëmbë të mprehtë në formë piramide bëri që unë të isha më i vendosur se kurrë që të mos e lija atë kabinë. “S’ka problem, nuk të bën gjë” – erdhi menjëherë shfajësimi djaloshar në formën e një police siguracioni për jetën, që duhej thënë se nuk ishte aspak bindës, edhe për faktin se në të kundërt kjo qenie nuk do të mbahej e lidhur për qafe.

Në situata të tilla, kur vizioni yt për jetën reduktohet thjesht në një rrugëzgjidhje utilitare, dhe ku sakrifikimi i vetvetes zbret nga altari i kauzave të mëdha në një imagjinatë qesharake që përfundon në gojën e një pit bull-i të uritur, bën ç’është e mundur që pamja e gjymtyrëve të tua të mos ngjajë assesi me një croissant në sytë e një egërsire. Pas shumë përpjekjesh e negociatash, dhe pas një premtimi solemn që i dhashë pit bull-it se opinioni im për botën e qenve do të jetë gjithmonë pozitiv, arrita të dal nga ashensori duke ua lënë vendin dy “zotërinjve” që serbes po ngjiteshin në banesën e përbashkët.

Ky episod, ku qytetaria ime duhej të ndahej me kafshët e egra, më la gojëhapur. Ne të gjithë mundohemi ta ngasim jetën tonë përmes rrugësh të sigurta me një domethënie të caktuar,  duke bërë kështu dallimin mes rastësisë që i karakterizon kafshët dhe jetës inteligjente njerëzore. Por ajo që akoma nuk arrij ta kuptoj është se si mund të bëhet një jetë e qetë familjare, në prehrin e konakut tënd të dashur, në praninë e një egërsire, që dukshëm nuk kishte aspak të bënte me besnikërinë e llojit të qenve. Nisur nga sa më sipër, fillova të kundroja më me vëmendje praninë e qenve në rrugët tona, dhe habitshëm arrita në konkluzionin se numri i individëve, qoftë meshkuj apo femra, që dilnin shëtitje me qen të racave të konsideruara të rrezikshme ishte tejet i madh.

U orvata të gjeja arsyet më të qëndrueshme logjike se pse duhej që  individë të ndryshëm të dilnin me krijesa të këtij lloji, të cilat shpesh e kalonin peshën trupore të vetë shoqëruesve të tyre, dhe arsyeja më e goditur më ngjau ajo se, nisur nga egërsirat njerëzore, kafshët e egra tashmë u duken njerëzve si zgjidhje më paqësore! Pra, le të themi, një lamtumirë e epokës së maceve leshatore mbi divane e tapete, sepse bodyguard-ët me bisht të shkurtër tanimë kanë një vlerë më superiore se njerëzit. Një tjetër arsye më dukej fakti  i plotësimit të mungesës së trimërisë vetjake me një grumbull muskujsh me katër këmbë e gojë peshkaqeni, për të rifituar atë status të humbur social. Kudo, në rrugë, sheshe  e parqe, i sheh këto krijesa race, të cilat ushtarakisht konsiderohen edhe si armë, të shëtisin përkrah padronëve të tyre me një soj qytetarie pa kartë identiteti.

Si një vend i akumulumit progresiv të telasheve, jemi kthyer në parajsën e çdo paradoksi. Është e vërtetë që edhe në Perëndim shoqërimi me qen race është bërë i modës, por ama, nëse në Zvicër ka një numër prej 10.000 qensh të tillë, atje çdo javë regjistrohet kafshimi i një fëmije nga ana e tyre, si dhe ankesat, të cilat janë të përditshme nga banorët. Kjo ka çuar në marrjen e masave shtrënguese dhe në gjobitjet nga autoritetet zvicerane. Pak kush e di, por edhe në Shqipëri, në bazë të ligjit të taksave nr. 9632, datë 30.10.2006, poseduesit e qenve të luksit duhet t’u paguajnë autoriteteve vendore një taksë vjetore, taksë e cila nuk e ka pasur kurrë luksin të mblidhet.

Sipas statistikave të pavijonit të infektivit në QSUT, kafshime të kësaj natyre, nga qentë e racës, sillen nga pesë gjer në gjashtë raste në ditë. Ngjarja e fundit ishte ajo e një personi të cilit iu desh të shtinte me kallashnikov drejt një pit bull-i që sapo kishte kafshuar një fëmijë në lagjen ku ai banonte. Po ashtu, sipas Spitalit Ushtarak, janë me dhjetëra pacientët e regjistruar për shkak të kafshimeve të qenve të racës. Pati një lëvizje të Policisë Bashkiake të Tiranës, e cila pas këtij rasti gjobiti rreth 30 posedues të këtyre qenve, por, siç rëndom ndodh me aksionet tona administrative, ato ngelin thjesht iniciativa pa vlerë. Në disa vende të zhvilluara, qentë e kësaj race konsiderohen njëlloj si arma, e nuk lejohen të nxirren në publik. Ndërsa në disa vende të tjera është e detyrueshme t’u vihet maska mbrojtëse gjatë daljes në publik.

Tek i sheh qentë e kësaj natyre të dalin në hapësirat publike me qime të krehura, të trajtuar me shampo të personalizuara,  me rripa të shtrenjtë, në ca raste edhe me pantallona e triko me topa, të hanë ushqim supermarketi dhe të rrinë në krye të çdo vendi ku shkojnë, të vjen në mendje fakti se, t’i thuash sot tjetrit “po bën jetë qeni”, duhet të konsiderohet automatikisht një kompliment tepër ngushëllues në këtë kohë krize! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Hashim Thaçi, mesazh Sylës: Dorëzohu Azem!

Hashim Thaçi, mesazh Sylës: Dorëzohu Azem!

PD padit Bashkinë e Tiranës: Nuk jep informacion për masterplanin e liqenit

PD padit Bashkinë e Tiranës: Nuk jep informacion për masterplanin e liqenit

Nishani takohet me Presidentin e KE, Tusk: S’ka alternativë tjetër për Shqipërinë veç integrimit europian

Nishani takohet me Presidentin e KE, Tusk: S’ka alternativë tjetër për Shqipërinë veç integrimit europian

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni