Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Intimitet i harruar

by te Sheshi
25/05/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Intimitet i harruar

Vërtet kjo situatë e lakuriqësisë, ku ti je i pranishëm në çdo fragment të jetës publike me privacinë e shpërfaqur të të tjerëvë, ne formën e ekspozimit të zonave epshndjellëse, e bën të ndaluarën si teori që të përthyhet në praktikë në formën më rutinore të mundshme. Kjo hallakatje e caqeve që ndajnë zonat e privacisë së ndërsjelltë, kjo shprishje e kufinjve të të ndaluarës, e afron përceptimin e individit drejt një bote pa limite e cila është aq shumë afër me atë të kafshëve saqë ndryshimi shpesh qëndron vetëm në mënyrën e artikulimit. Jemi tamam në fillimin e stinës më të përshtatshme të zhvillimit të paradave të narcizizmit kolektiv me përbërës individualitetesh strukturuar brënda kornizës së joshjes së ndërsjelltë, ku përfundimisht mund të konsiderohet  edhe si pika e vlimit të epsheve forcërisht të dënuara nën peshën e rëndë të trikove e xhupave dimërorë, që tashmë, nën pretekstin gati natyror të zhveshjes, shoqërohet me një manifestim gjigand lëkure të bronxtë.

Vera është stina që përtej rolit dhe funksionit të saj, përbën edhe indeksin e ndryshimit të konceptit që ka secili mbi intimen  dhe intimitetin. Është stina ku intimiteti transformohet në kolektivizim të së drejtës individuale dhe marrëdhënies së secilit me vetjaken. Në këtë panair të shpalosjes së intimitetit të kolektivizuar, kufinjtë e tij (intimitetit) përcaktohen përmes cashes variable sipas grupmoshave të ndryshme. Nëse në moshat më të pjekura limitet e zbulesës së gjithçkaje të mishtë janë më të përcaktuara dhe më të qëndrueshme, në brezat e rinj tkurrja e veshjeve në favor të sipërfaqeve të pa eksploruara prej mishi, është në proporcion tmerrësisht të zhdrejtë.

Sot ndodhesh në të gjitha ambientet publike dhe kudo përballesh me imponimin e intimes së tjetrit ndaj teje, të publikimit të dhunshëm të aseteve individuale trupore në një garë hiresh e vithesh e cila ka marrë qytetarinë në formë prepotente pikërisht nga paftësia për të reaguar ndaj modelimit të avashtë e intensiv të konceptit tonë për të moralshmen dhe intimen. I gjithë festivali i narcizizmit që merr udhë që nga facebook-u e mbaron në det, ushtrohet me një pasion e përkujdesje deri në fiksim, për të përfunduar me një domethënie pa përgjigje si pasojë e një proçesi të çuditshëm të intimitetit me të ndaluarën e tjetrit.

Modelimi i konceptit për intimen dhe intimitetin si pasojë e shëmbjes së kufinjve të së ndaluarës, ka p5rcaktuar në të njëjtën kohë edhe sjelljen tonë kolektive. Tashmë, ajo çka është konsideruar intime në një kontekst kohor të shkuar, sot konsiderohet si publike me akses të bollshëm. Vera me të gjitha atributet e saja zhveshëse është caku kohor i përvitshëm ku ky modelim evidenton luhatjet me kahje përkeqësuese të kolektivizimit të së brendëshmes dhe masakrimit të ndjenjës së turpit. Pra, ndodhemi në një realitetit të turpit të të qënurit i turpshëm, të turpit të vetë turpit i cili si një pandemi kërcënuese duhet luftuar me çdo mekanizëm paturpësie.

Çështja e të konsideruarit sociologjikisht korrekt të faktit se dëshira e dikujt për t’u shpalosur pa kufinj në publik me të gjithë “asetet” e veta, dhe të konsideruarit si anomali të faktit të dikujt tjetër i cili nuk dëshiron të përballet me këtë shpalosje publike, është tregues i animit të logjikës shoqërore drejt epshit dhe pasionit. Dhe si kurdoherë në shoqëritë vetëm liberale, përplasja e të drejtave të individëve në sferën publike bëhet një sport i përditshëm. E drejta e individëve për t`u lakuriqësuar në publik përplaset  me të drejtën e të tjerëve që nuk e duan këtë fakt. Ajo çka pason më vonë nuk është se sa e vërtetësuar qëndron një e drejtë në raport me tjetrën, por kriteri i vlefshmërisë saj (të të drejtës), qëndron tek fakti i shumësisë së përhapjesë së saj. Pra,  teoria e masivizimit si proçesi i legalizimit të një të drejte. Pikërisht i gjithë panairi i narcizizmit që shumëfishohet e dendësohet çdo ditë e më tepër, vjen si pasojë e proçesit të masivizimit të një fenomeni i cili i çliruar nga margjinalizimet moralo-etike e drejton rendjen tonë shoqërore kah një pistë tatëpjetëse. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Berisha sulmon ashpër ambasadoren e BE: I shërben Ramës

Berisha sulmon ashpër ambasadoren e BE: I shërben Ramës

Dogana kosovare në Vermicë parandalon kontrabandimin e produkteve mjekësore

Dogana kosovare në Vermicë parandalon kontrabandimin e produkteve mjekësore

FORUM/ Flasin analistët: (Mos)votimi i Gjykatës Speciale do të kishte pasoja për Kosovën

FORUM/ Flasin analistët: (Mos)votimi i Gjykatës Speciale do të kishte pasoja për Kosovën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni