Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Estetikë vizuale e fushatës pa estetike politike

by te Sheshi
15/04/2021
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Estetikë vizuale e fushatës pa estetike politike

Kur kanë mbetur edhe me shumë se një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, panorama elektorale e këtyre zgjedhjeve po merr formën dhe përmbajtjen e një fushate e cila përpiqet mundimshëm të shfaqë një vend të dalw nga tranzicioni.

Më shumë, këtë prirje, e shohim tek fushata e Partisë Socialiste e cila duke kuruar pothuaj çdo detaj, përpiqet të imponojë një estetikw vizuale e cila të ngul idenë e rendit dhe rregullit, e shtetit dhe kontrollit deri nw milimetra të çdo gjëje që ka të bëjë me fatet e këtij vendi.

Koreografia e takimeve elektorale përpiqet të transmetojë një harmoni ngjyrash dhe distancash, maskash dhe rregulli, rreshtimi dhe artikulimi, i cili zhvillohet brenda një konteksti të supozuar të një shteti të standarteve dhe të një shteti që ka nën kontroll çdo gjë.

Kjo estetikë vizuale, cila përbledh në formë të strukturuar idenë dhe grafikën, ka si konkluzion ideografinë e socialistëve me të cilën ata duan të komunikojnë me elektoratin e tyre në këtë fushatë, por edhe më të gjithë shqiptarët në të njëjtën kohë.

Besoj se ky komunikim, më shumë se sa mesazhin politik, ka mesazhin estetik, pra thelbi politik i fushatës zhvendoset tek thelbi estetik i saj me një qëllim të përcaktuar qartë. Qëllimi vjen si rezonancë e nënkutuar që estetika vizuale, që aq mirë po e bën ndryshimin me kundërshtarin, në fund të të gjitha llogarive për Partinë Socialiste, nuk është gjë tjetër veçse estetikë politike. Një estetikë politke që për eksponentët e PS është thelbi i vetë partisë së tyre. Pra, thënë thjesht, ajo që po ndodh në fushatën rozë, është vetëm pamja e jashtme e asaj që në të vërtetë socialistët pretendojnë se janë, është rutina e zakonshme e cila sipas tyre i shoqëron ata në të gjitha punët e adminstrimit të këtij shteti.

Ajo që në mënyrë instiktive të bën të bësh pyetjen është se, a vërtet Partia Socialiste estetikën vizuale, të cilën e ka kthyer në qëllim në vetvete, e ka transformuar në estetikë politike gjatë mandateve të saj? Kjo pyetje do ishte e vlefshme për të gjitha formacionet politike në Shqipëri, por ama për PS kjo pyetje tingëllon më e përshtatshme për shkak se vetëm PS, është kujdesur që estetika vizuale të jetë simboli apo thelbi politik i saj.

Një shoqëri me estetikë politike, një shtet me politikë të estetizuar, është një shtet i cili shkallën e harmonisë dhe të bukurën institucionale (në kuptimin e funksionimit të saj) e ka në atë nivel sa ajo kthehet si rezultat, si bonus ndaj individit të asaj shoqërie. Kjo estetikë politikë shtrihet që nga artikulimi me të cilën ajo zanafillon dhe mbraron tek ekzekutimi me të cilin ajo i përmbyll detyrat e saj.

Për këtë arsye, përpjekja që PS bën për ta paraqitur estetikën e saj vizuale si vazhdimësi e estetikës politike me të cilën ajo ka administruar shtetin këto vite, duket se është e sforcuar pikërisht për shkak të mungesës së harmonisë dhe rregullit të natyshëm, simetrisë së ligjit në raport me qytetarin dhe shtresave të ndryshme sociale, si dhe mungesën e drejtësisë reale për këdo dhe kurdo si kulminacion i estetikës së rendit.

Nga krahu tjetër i fushatës elektorale, Partia Demokratike e filloi me një hov eskortash militantësh, një përzierje e historisë së saj elektorale me imazhin e ri të kryetarit, duke u përpjekur për të instaluar idenë se ndryshimi në Shqipëri ka vetëm një ngjyrë, atë blu. Si në rastin e parë edhe këtu, përjekjet e PD duken të sforcuara për të imponuar një përceptim i cili nuk është domethënia e vëtë realitetit. Selia blu, edhe pse përpiqet të shfaqet tek-tuk me nuanca të estetikës, përsëri kjo e fundit nuk ka qenë dhe nuk është meraku i saj. Kjo, edhe për faktin se që të pretendojë të ndërtojë një estetikë politike do të duhej që simptomat e saj do të duhej t’i kishte shfaqur edhe pse në opozitë.

Ngjarjet e vitit 2019 të cilat kulmuan me braktisjen e parlamentit si dhe më vonë me protestat e dhunshme dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale, janë pikërisht e kundërta e estetikës politike që përmblidhet në respektimin e institucioneve si dhe konsolidimin e tyre. Në këtë pikëpamje, PD elektoralisht edhe pse rendit një sërë premtimesh elektorale, që në formë të nënkuptuar renditen si estetikë politike të një shteti të ri që do të ngrihet nga gërmadhat e të vjetrit, përsëri, ato nuk arrijnë të përthyhen në vetëdijen e votuesit shqiptar si sinjale të forta premtuese se kjo forcë vërtet do të ndërtojë një politikë të estetizuar.

Si pasojë e mungesës së kapacitetit të transformimit të estetikes vizuale në estetikë politike, fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, nisi si një estradë amatore dhe tani përpiqet të të kthehet në skuadrone njerëzish të cilët tentojnë t’i kthehen seriozitetit. Sado që numri të rritet për të tregur sasinë, sado që maskat të vendosen edhe pse me vonesë, sado që militantë do të luajnë role të çuditshme elektorale, përsëri ndërtimi i një politike të estetizuar është një objektiv akoma i largët në Shqipëri. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
INVESTIMET/ Kështu Greqia do “fusë duart” në 400 volt-shin shqiptar

INVESTIMET/ Kështu Greqia do “fusë duart” në 400 volt-shin shqiptar

Blinken, në Afganistan për 11 Shtatorin nr.2

Blinken, në Afganistan për 11 Shtatorin nr.2

Rama prej sedrën ideologjike shkodrane: a jeni në vete!

Rama prej sedrën ideologjike shkodrane: a jeni në vete!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni