Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

    Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

    Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

    Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

    Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

    Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

    Jack Ma, rishfaqje në Kinë pas muajsh “zhdukjeje”

    Jack Ma, rishfaqje në Kinë pas muajsh “zhdukjeje”

    “Vdekja fisnike” e një kosovari në SHBA

    “Vdekja fisnike” e një kosovari në SHBA

    Pakistan: ish-kryeministri kërcënohet me vdekje nga ministri

    Pakistan: ish-kryeministri kërcënohet me vdekje nga ministri

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Redi SHEHU: Ekstremizmi dhe islamofobia, një përplasje injorance

Nga Te Sheshi
20/11/2015
në Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Ekstremizmi dhe islamofobia, një përplasje injorance
18
SHPËRNDARJE

Për ta ilustruar se çfarë janë realisht marrëdhëniet mes islamofobisë dhe ekstremizmit, po huazojmë termin “përplasje injorance” të mendimtarit dhe akademikut të famshëm Eduard Said, i cili argumenton mjeshtërisht, përkundër Samuel Huntington-it, se në botë nuk ka një përplasje qytetërimesh, por ajo që vërtet përplaset është injoranca. Injoranca e të kuptuarit të “tjetrit”, e cila do të përfundojë me një konflikt pa ndonjë fitues, dhe humbësi më i madh do të jetë e gjithë fibra sociale në botë, e gjithë marrëdhënia e komunitetit të njerëzve të cilët e kanë ndërtuar ekzistencën e tyre me anë të bashkëpunimit dhe ndërveprimit.

Këtu, koncepti i injorancës nuk sillet në vëmendjen tonë vetëm si formë e mungesës së diturisë, por si një konstruksion kulturor i cili ka zënë vend në breza të tërë dhe që ripërtypet nga elitat kulturore dhe politike në funksion të meremetimit dhe mirëmbajtjes së pushteteve. Ekstremizmi arriti të ndërtonte shkallën e lartë të konstruksionit të frikës, që do të projektohet më pas në formë të përshkallëzuar në mendjet dhe institucionet të cilat do ta përtypin atë në funksion të rrethanave të gjeopolitikës së sotme.

Ekstremizmi ka përdorur dhe përdor taktika të vullnetshme dhe të organizuara për t’i frikësuar njerëzit. Në këtë mënyrë, këta të fundit bëhen më të kompleksuar dhe vulnerabël, aftësia e tyre për vetëqeverisje të qetë destabilizohet, dhe mendimi individual e institucional ekstremizohet më pas në limitet e dhunës. Me pak fjalë, ekstremistët përpiqen përmes akteve të dhunshme ta projektojnë sjelljen e kundërshtarëve sipas qëllimeve të tyre, duke e mbyllur kështu ciklin e dhunës.

Nga ana tjetër, islamofobia e kriminalizon kulturën e “tjetrit” si i ndryshëm, duke e konsideruar  palën tjetër si homogjene në vetvete. Pra, një homogjenizim i të keqes së “tjetrit” të ndryshëm nga ne, pa marrë parasysh nëse në vetvete kulturat e tjera janë konglomerate ose jo. Në këtë pikëpamje, tentativa për ta kriminalizuar kulturën islame bëhet shpesh duke zgjedhur disa ambasadorë të këqij të kulturës tjetër, siç ishin vrasësit e gazetarëve, apo ISIS-i, dhe duke i njësuar ata me komunitetin e pafund të muslimanëve.

Kjo logjikë e trajtimit të  ekstremistit si ambasador kulture është në fakt edhe esenca e islamofobisë. Mbi këtë esencializëm kulturor, apo eurocentrizëm a monocentrizëm, ku centrifugë kulturore konsiderohet vetëm boshti liberal sekular i kulturës perëndimore, ngrihet e gjithë ngrehina e plasur e injorancës. Në këtë pikë, është më se legjitime të shtruarit e një pyetjeje themelore, që lidhet me atë se cili, ekstremizmi apo islamofobia, përbën shkakun, e cili pasojën? A janë retorikat e secilës palë përcaktuese si shkaktare të përplasjes?

Unë mendoj se secila prej tyre përbën ekstremet e të njëjtit detonator social të gatshëm për të shpërthyer sa herë që çdonjëra nga palët ushqen tjetrën përmes injorancës, ndarjes, përjashtimit dhe bojkotimit të tjetrit. Si islamofobia dhe ekstremizmi e kanë të vështirë të jetojnë të vetme, pa kundërpalën e vet. Në këtë kuptim, këtu jemi brenda një rrethi vicioz, i cili si përfundim ka dhunën. Por ajo që duhet thënë është se, edhe pse janë pjesë e të njëjtës natyrë, proporcionalisht, islamofobia është si fenomen social shumë më i përhapur dhe shumë më i fuqishme sesa ekstremizmi, i cili  gjithsesi nuk i kalon caqet e grupeve në minorancë.

Por, nuk përjashtohet rasti kur islamofobia, duke pëdorur industrinë e frikës, mund të konstruktojë produkte ekstremizmi dhe ta ushqejë veten me këto produkte të prodhuara nga vetë ajo. Pra, nuk përdor ekstremizmin si fenomen social që buron nga devijimi i koncepteve të shëndosha fetare, por në saje të injeksionit të frikës kolektive ndaj Islamit merr dhe ripërtyp reagime ekstreme që vijnë nga njerëz të ndryshëm pikërisht si pasojë e këtij injeksioni. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?
Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

21/03/2023
Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen
Opinione

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

16/03/2023
Nga Altin Braka: KMSH-ja si monarki absolute
Opinione

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

10/03/2023
Lajme të tjera
Politika pas terrorizmit: Franca rrëshqet djathtas, “ndihmuar” edhe nga socialisti Hollande

Politika pas terrorizmit: Franca rrëshqet djathtas, “ndihmuar” edhe nga socialisti Hollande

Pas Erdoganit, Rama takon patriarkun e Stambollit, Bartolomeu I

Pas Erdoganit, Rama takon patriarkun e Stambollit, Bartolomeu I

Antidopingu: UEFA përjashton për katër vite shqiptarin Arjan Ademi

Antidopingu: UEFA përjashton për katër vite shqiptarin Arjan Ademi

TË FUNDIT

Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

9 minuta Më parë
Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

3 orë Më parë
Sendet e Maradona-s, në një ekspozitë në Napoli

Sendet e Maradona-s, në një ekspozitë në Napoli

3 orë Më parë
Pse po korrigjohen librat e Agatha Christie?

Pse po korrigjohen librat e Agatha Christie?

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

28/03/2023
Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

28/03/2023
Nga zemra e Serbisë drejt Mekës me motor

Nga zemra e Serbisë drejt Mekës me motor

27/03/2023
Trazirat bankare, “potencial” për të shkaktuar një krizë globale

Trazirat bankare, “potencial” për të shkaktuar një krizë globale

27/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist