Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Divided States of America!

by te Sheshi
12/11/2020
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Divided States of America!

Duhet të ketë qenë një sëmundje shqiptare kjo e proçesit zgjedhor ne SH.B.A, që bashkë me Covid, ka infektuar artikulimin dhe sjelljen e Presidentit Trump. Jo vetëm kaq, por e gjithë ushtria e mbështetësve të tij, janë në ballë të akuzave për fallsifikim të rezultatit përmes manipulimit të votave. Akuzat të sjellin në mendje qershoret e zgjedhjeve shqiptare, ku manipulimi, fallsifikimi i votave është lajtmotivi kryesor i atyre ditëve. E njëjta sëmundje, ndonëse me pompozitetin amerikan, shfaqet në diskursin publik elektoral në këto ditë kur Biden është tashmë “elected president”. “Njerëz të vdekur që kanë votuar”, ”vota me postë të manipuluara”, “media te korruptura që shpërndajnë fake news” etj, janë refrene tashmë republikane, të cilat kërcënojnë me proçese ligjore dhe jo vetëm kaq. Për shkak të pandemisë, votimi me postë kësaj radhe u krye nga një numër shumë i madh amerikanësh, të cilat për shkaqe teknike numërohen më vonë se votat fizike të votueseve në qëndrat e votimit. Ndaj, edhe në pjesën e parë të ditës së nesërme të votimit, u krijua përshtypja se Trump e rifitoi mandatin e dyte, gjë që e nguti presidentit më kontrovers amerikan, të dilte në konferencë për shtyp dhe të shpallte fitoren.

Por, me kalimin e orëve dhe hapjen e votave me postë, rezultati filloi të përmbysej në favor të kandidatit tjetër Joe Biden. Tashmë që numërimi ka mbërritur në fundin e fundit të tij, Biden konfirmohet si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara, nga pothuaj te gjithë, përveç presidentit Trump, i cili insiston për të mos i dhënë fund trumpizmit si politike dhe frymë në shoqërinë amerikane dhe më gjërë. Në fakt, çdo zgjedhje politike është një moment ndarjeje i përkohshëm për një shoqëri, edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fushata elektorale dhe dita e zgjedhjeve kanë qenë gjithmonë një moment ndarjeje i opinionit publik mbi bindjen që ata kanë për politikën dhe të ardhmen e atij vendi. Por, zgjedhjet e kësaj radhe, jo vetëm që ishin më të veçantat për shkak të pandemisë, por ato ishin akoma më të veçanta mbi të gjitha për shkak të ndasisë, e cila kishte penetruar thellë në vetëdijen politike dhe kulturore amerikane gjatë mandatit Trump. Ndasi e papreçedent, e cila kishte filluar para se Trump të bënte betimin, që me fushatën e tij ndarëse, raciste, ksenofobike dhe konfliktuale, duke i dhënë fund epokës së postracizmit në SH.B.A. Jo vetëm kaq, por frika që pat ekzistuar që në krye të herës, ishte se mos trumpizmi si frymë do të transferonte konfliktet nga jashtë Amerikës, drejt brëndësisë së saj duke lënë pasoja ndoshta të pariparueshme.

Jetojnë në një kohë të çuditshme në mungesë totale të gjërave për të cilat ia vlen të besosh, prandaj identiteti politik, shihet sot si ngushëllimi më i madh i cili na formëson pikëpamjet tona për çdo gjë përreth, duke u mbivendosur mbi të gjitha identitetit e tjera. Sot, fatkeqësisht jemi reduktuar nga homo-sapiens në vetëm homo-politicus. Hiperpolarizimi dhe hiperpartizanizmi politik ka bërë që palët kundërshtare jo vetëm thjesht të mos bien dakort, por thjesht ta urrejnë njëri-tjetrin deri sa të kthehen në grupime të ndryshme, me reagime të ndryshme me realitete te ndryshe dhe konkluzione të ndryshme per t’u kuptuar. Interpretimi i ndryshëm i të njëjtës së vërtetë, është ndoshta një ndër problemet më të mëdha për t’u zgjidhur.

Biden fitoi mbi pesë milion vota diferencë me kandidatin tjetër Trump. Numri më i madh i votave të marra nga ndonjë president amerikan. Nga 158 milion votues amerikanë që pritej të merrnin pjesë në këto zgjedhje, Biden arriti të marrë deri më tani më shumë se 77 milion vota. Pyetja që shtrohet është se si mundet që një ndër kandidaturat më flegmatike dhe më të vjetra në moshë për president të Sh.B.A-ve (77 vjeç) dhe për më tepër i konsumuar me mbi 50 vjet në politikën e lartë amerikane, të mund të fitojë me këtë diferencë? Besoj se kjo nuk ka qenë meritë e Biden, thjesht votimi i 3 Nëntorit nuk ka qenë thjesh një zgjedhje e radhës, ai votim, për shkak të natyrës kontroverse të presdentit Trump, u shndërrua në një referendum për të zgjedhur nëse amerikanët do vazhdonin të përqafonin trumpizmin si frymë, apo do kërkonin të bënin ndryshim. Në këtë rast, emri i kandidatit nuk ka rëndësi, rëndësi ka ngjarja si veprim politik, e cila u hiperpolarizua deri në atë masë, sa tronditit përceptimin që një pjesë e kosiderueshme e amerikanëve kishin për veten.

Pas gjithë këtij referendumi, Trump nuk pranon të njohë rezultatin e zgjedhjeve. Ai godet në zemer sistemin duke pohuar se zgjedhjet janë vjedhur. Kjo është një deklaratë e fortë e cila sigurisht që ka nevojë që të provohet, e nëse provohet, atëhere Trumpit i takon merita e demaskimit të propagandës disa dekadëshe mbi mitin e demokracisë amerikane si modeli më i mirë në botë. Mirëpo, për herë të parë, ndryshe nga kontestimet e mëparshme, kësaj here, përkrahësit e Trump, janë parë rrugëve dhe shesheve të qyteteve të armatosur dhe njëkohësisht të vendosur për të mbrojtur votën e vjedhur sipas tyre. Bazuar në deklarimet autoriteteve policore amerikane, këto zgjedhje kanë shënuar numrin më të madh të vjedhjeve dhe dëmtimeve të pikave të fushatës elektorale, e cila sipas ligjit konsiderohen krim federal. Jo vetëm kaq, por sot urrejtja ndaj mbështetësve të të dy partive garuese amerikane, ka arritur deri në atë pikë, sa përplasjet sporadike kanë rrezik të kthehen në përplasje sistematike.

Kjo situatë, ka bërë që numri i të pavendosurve në këto zgjedhje të jetë më i ulti se ndonjëherë tjetër, pikërisht për shkak të kësaj ndarjeje dhe këtij polarizimi. Diskursi politik sot, përmblidhet thjesht nëse je me Trump apo me Biden, duke hequr çdo mundësi tjetër ekzistence të mendimit politik. E njëjta ndarje shtrihet në formë spektri në të gjithë globin, ku qytetarë të vendeve të ndryshme, të konteksteve të ndryshme, të historive dhe kulturave të ndryshme, duhet të vendosin se me cilin duhet të jenë, duke braktisur çdo identitet personal në kurriz të krijimit të një identiteti politik, i cili reklamohet si kandar për të peshuar vlefshmërinë tënde si individ. Sidoqoftë, ajo që do presim të shohim në vazhdim, është se nëse ato 72 milionë votues të Trump do vendosin ta kthejnë vendin e tyre nga Divided States of America në United States of America. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
OBSH: Ne, të lodhur nga korona e korona jo e lodhur prej nesh!

OBSH: Ne, të lodhur nga korona e korona jo e lodhur prej nesh!

Vuçiç: Me Kosovën, o zgjidhje përmes dialogut o konflikt si në Nago-Karabak

Vuçiç: Me Kosovën, o zgjidhje përmes dialogut o konflikt si në Nago-Karabak

DILEMA/ Dialogu nën hijen Speciales: duhet ta vijojë apo jo Kosova?

DILEMA/ Dialogu nën hijen Speciales: duhet ta vijojë apo jo Kosova?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni