Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Divanët tanë publikë

by te Sheshi
13/09/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Divanët tanë publikë

Kurrë më parë nuk kishim arritur një shkallë kaq të lartë intimiteti me ulëset si pjesë e familjes së ndenjëseve, që tashmë nuk pozojnë vetëm në ambientet private të banimit, por janë transformuar në simbolin postmodern të natyrës së qetë shqiptare dhe të hapësirës së saj publike. Kështu, mjafton vetëm të ndjekësh karriget apo tavolinat e të gjitha formave dhe ngjyrave në trotuare, të cilat luajnë rolin e një navigatori tridimensional, që suksesshëm të udhëheqin drejt destinacionit tënd. Tashmë nuk ka më kuptim as tabela, as emri i lagjes, as edhe adresa; të mjafton që përmes navigatorit të ndenjëseve publike të lokaleve të orientohesh drejt pikës tënde fundore. Emrat e lokaleve sot janë kthyer në adresarin publik orientues pikërisht për shkak të shpeshtësisë së tyre dhe famës që ato gëzojnë tek qytetari.

Vendet e standardizuara, sidomos gjatë këtyre dy shekujve,  e rritën  industrializimin e tyre duke hapur fabrika e uzina, industri të mirëfillta, që pa fund shtriheshin në zona të cilat i kishin grupuar të gjitha aktivitetet industriale, duke u kthyer kështu në motorët e ekonomisë botërore. Në saje të këtij zhvillimi, shoqëritë e atyre vendeve u transformuan nga shoqëri agrare në shoqëri tanimë teknologjikisht dhe sociologjikisht të industrializuara, që sollën një seri ndryshimesh psikologjike në mënyrën e të konceptuarit të jetës, si dhe në aftësinë e shtuar të racionalizmit vetjak. Orientimi i qejfit të qytetarëve të këtyre vendeve ishte i racionalizuar në funksion të industrisë dhe industrializimit.

Si pasojë e kësaj, u kthye në kulturë kombëtare të atyre vendeve pasioni për punë dhe novacion, dhe qejfi shihej më së shumti në qasjen që individi kishte me produktivitetin e tij, duke e shndërruar punën në zbavitje. Zbavitja filloi të merrte kuptim nëpërmjet raporteve që njeriu kishte krijuar me punën dhe vetëplotësimin individual, në ndërtimin e një lloji qejfi aktiv që merrte domethënie vetëm nëpërmjet punës. Për këtë arsye, industria e qejfit në vendet e zhvilluara është derivat i industrisë në përgjithësi, në funksion të industrisë kombëtare prodhuese. Eshtë industria e cila prodhoi edhe qejfin, edhe çlodhjen, duke i dhënë kuptim asaj. Fundjavat në vendet e zhvilluara ekonomikisht u panë si çlodhje individuale pas suksesit të punës javore.

Ndërsa në realitetin tonë ndodhi procesi krejt i kundërt: qejfi u pa si industri e vetme, dhe çdo gjë që vinte më pas ishte në funksion të tij. Kjo edhe për faktin se ndërtimi i industrisë së qejfit është krahasueshmërisht më i lehtë dhe me më pak mund e dije për t’u zbatuar. Sepse industria e qejfit merret me individin si pasojë, dhe nuk i paraprin atij për t’i shërbyer përmes zbulimeve dhe lehtësirave teknologjike, siç ndodhi me novacionin teknologjik e industrial. Kështu, një vend si i yni, i shprishur për nga edukata e tregut dhe kapitalit, iu qas prodhimit fillimisht përmes niveleve primitive të tregtisë, dhe më pas u profilizua në sektorin e shërbimit të qejfit dhe qejfologjisë. Më e keqja është se ne nuk arritëm as edhe të kishim një industri tonën të qejfit, nga e cila të prodhonim vetë teknologjinë. Për fatin tonë të mbrapshtë, ne edhe brenda kësaj industrie vazhdojmë të jemi thjesht importues dhe shitës të saj, pra, riciklues të mundit dhe djersës së dikujt tjetër.

Tipar i industrisë së qejfit është harxhimi i madh i parave dhe stimulimi i përtacisë. Në këtë situatë, prej përtacisë kolektive është e vështirë të prodhohet shkathtësi kolektive. Dhe ja ku jemi ne si shoqëri, në përsëritjen e vazhdueshme të hapave të dikujt tjetër të bëra gabim; dhe riprodhojmë në formë besnike industrinë e përtacisë, e cila ngrihet dhe lulëzon vetëm me pak mund e sakrifica. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Vuani nga migrena? Ja  cilët janë ushqimet kryesore që duhet të evitoni

Vuani nga migrena? Ja cilët janë ushqimet kryesore që duhet të evitoni

Huliganët maqedonas sulmojnë shqiptarët në Kumanovë

Huliganët maqedonas sulmojnë shqiptarët në Kumanovë

Bilall Kasami: BESA e shqiptarëve të Maqedonisë, nga erdhi dhe për ku është nisur…

Bilall Kasami: BESA e shqiptarëve të Maqedonisë, nga erdhi dhe për ku është nisur…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni