Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Bomba balistike kundra “bombave” mediatike

by te Sheshi
12/05/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Diversiteti i mediave, më shumë në formë se përmbajtje

Zhvillimit e fundit në Maqedoni, ku disa mijëra forca speciale të policisë shkaktuan një përleshje të armatosur me disa të ashtuquajtur “terroristë” në qytetin e Kumanovës, ku mbetën të vrarë 22 veta,  solli në vëmendjen harrakate të secilit, se problemet etnike në këtë republikë nuk janë zgjidhur, por, vetëm sa janë mbajtur nën presionin e një marrëveshjeje (ndjesë pastë) si ajo e Ohrit, për ta shtyrë edhe një dekadë më tej deshqiptarizimin intensiv të atyre trojeve. Një marrëveshje që u pa si një ekuilibër mbi bazë etnie, por edhe si zgjidhja për të ndërtuar edhe ekuilibrat e tjerë fetarë e socialë e cila, le të themi, do ta rehatonte  shoqërinë multietnike dhe njëkohësisht multikulturore të Maqedonisë.

Kur flasim për shoqëritë me kontekst ndëretnik  si  Maqedonia, e cila këtë kontekst të saj etnik e ka si bazament për të prodhuar edhe kontekstin e vet politik dhe atë kulturor e kështu në formë piramidale ndërton të gjitha kontekstet e tjera, duhet të kemi parasysh se konfiguracioni etnik në këtë vend është aq i madh sa, mbivendoset ndaj realiteteve të tjera dhe i eklipson ato. Fakti që përbërja etnike e këtij vendi është një përbërje e veçantë në vetvete, pra nuk janë në formatin e një shumice dhe një pakice tradicionale, por të një shumice shqiptarësh me shtrirje gjeografike dhe demografike të konsiderueshme brënda një shumice të popullsisë maqedonase,  e bën prezencën shqiptare të domosdoshme për t’i dhënë kuptim atij shteti.

Në këtë kuadër, skenari i Kumanovës, është thjesht maja e ajzbergut të padrejtësive dhe njëanshmërisë së theksuar që qeveria Gruevski,  ka ushtruar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Akumulimi i përditshëm i irritimit me projektin deshqiptarizues të Shkupit, jo vetëm me simbolikat arkitekturore dhe bustet e pafund të  vendosur si piketa territoresh etnike duke shtyre influencën shqiptare në këndet e hapësirës publike, shtuar edhe mosrespektimin e Marrëveshjes së Ohrit, korrupsionin, harbutërinë dhe racizmin, të bëra publike edhe nga përgjimet që erdhën në formë bombash mediatike, kanë bërë që shqiptarë e maqedonas bashkë, të kërkojnë rrëzimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri problematik.

Paraqitja e luftimeve në Kumanovë nga organet maqedone, brënda një terri informativ të paprecedent, në formë të  nënkuptuar, si një aliazh të terrorizmit fetar me atë etnik, duket po aq e çuditshme në një ambient thellësisht fetar maqedonas, ku shenjtët, kryqet dhe kishat e reja, vendosen kudo për karshillëk të shqiptarëve. Ekstremizimin e vet fetar, qeveria maqedonase, dëshiron ta projektojë ndaj shqiptarëve të cilëve u është ngushtuar shumë hapësira jetike e ushtrimit  të lirisë së tyre. Mendësia e shoqërisë multietnike maqedone e konsideron  “Tjetrin” të ndryshëm  jo vetëm etnikisht,  por edhe fetarisht. Ajo manifeston shfaqje të dyfishtë, të racizmi biologjik bazuar në etninë dhe të racizmit kulturor bazuar në religjionin.

Kohët e fundit në këto treva, përçmimi mbi bazë etnike filloi të tejkalohet nga përçmimi me bazë fetare, pra “Tjetri” i rrezikshëm kulturalisht  më shumë se shqiptar-musliman filloi të konsiderohej tashmë si musliman-shqiptar, duke u vënë kështu në kërkim të disa justifikimeve shtesë për ta shfarosur “Tjetrin” tërësisht. Deklaratat e Ministres së Brëndëshme Jankullovska të nxjerra nga përgjimet, ku i cilëson shqiptarët si “indianë” apo “fis i egër”, përpiqen për të justifikuar  “industrinë e frikës” e investuar për të ndërtuar klimën e frikës e pasigurisë në rajon, përmes skemave policeske të parafabrikuara, skema të frikës së të qenurit kulturalisht ndryshe jo si fakt kulturor , por më shumë  si faj identitar i simbolizuar në alienizimin e stilit të jetesës së shqiptarëve, pra faji nuk përceptohet tek personi por tek identiteti dhe kultura e tij. Pra, një ambient  në paaftësi dhe padëshirë totale që të negociojë të ndryshmen dhe  të evidentojë të  përbashkëtën duke përjashtuar kategorisht bashkëpunimin.

Është tashmë i ditur fakti se për të krijuar një shoqëri multikulturore, nuk është e mjaftueshme vetëm t’i japësh hapësirë “Tjetrit”, por të pranosh transformimet që kontaktet dhe këmbimet kulturore  me “Tjetrin” mund të të sjellin. Kjo duket e papranueshme për autoritetet maqedone të cilat nuk kanë reshtur dhe nuk reshtin së inseknuari formula tashmë të vjetra të dala boje, në përpjekjen e dëshpëruar për të homogjenizuar “të vetët” ndaj “tjetrit” si zgjidhje e krizës politike. Rruga dhe metodologjia e përzgjedhur prej saj, ku “bombave” mediatike i përgjigjet me bomba balistike, është rruga më e gabuar që mund të zgjidhte.

Situata e shqiptarëve në Maqedoni, si faktor stabiliteti dhe në të njëjtën kohë edhe si faktor shtet-formues, si të vetmit të cilët e mbajnë Maqedoninë në këmbë për të mos u shpërbërë, nuk është gjë tjetër vetëm se një ekuacion i gabuar etnik, zgjidhja e të cilit bëhet duke i vendosur elementët e duhur në vendin e vet. Ndryshe, çdo përpjekje për ta zgjidhur konfliktin me elemente të marra hua, do të rezultojë me përplasje të pashmangshme e të vazhdueshme që prodhojnë veçse padrejtësi. Gjëndja është në atë fazë, sa tashmë është i papranueshëm hartimi i një marrëveshjeje të dytë të tipit Ohër, e cila nuk do të kishte fare kuptim. Zgjidhja e çështjes shqiptare, bëhet atëhere kur të bëhet bashkimi i vullneteve për të ndërtuar një realitet ku secili të qëndrojë në të drejtën e vet në hapësirën që i takon. Ndryshe, nëse ky bashkim vullnetesh brënda bashkekzistencës nuk do të formohet, atëhere zgjidhje e vetme që do të pulsojë në kokat e shqiptarëve, do të jetë vetëm ndarja. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Majlinda Kelmendi nuk merr pjesë në Lojërat Evropiane

Majlinda Kelmendi nuk merr pjesë në Lojërat Evropiane

Mbreti i Jordanisë, vizitë zyrtare në Tiranë

Mbreti i Jordanisë, vizitë zyrtare në Tiranë

Futbollisti i Tottenhamit, Harry Keane, ka gola më shumë se transferimet 157-milionëshe të Liverpoolit

Futbollisti i Tottenhamit, Harry Keane, ka gola më shumë se transferimet 157-milionëshe të Liverpoolit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025
BE-ja ndjek Trump-in: heq të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE-ja ndjek Trump-in: heq të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Nga një demokrat riosh: projekti reformues i PD-së me Berishën në krye

Nga një demokrat riosh: projekti reformues i PD-së me Berishën në krye

20/05/2025
Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni