Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ornela MEMUSHI: Mishi i Brazilit, çfarë po ndodh në vendin tonë?

by Te Sheshi
31/03/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ornela MEMUSHI: Mishi i Brazilit, çfarë po ndodh në vendin tonë?

Prej disa ditësh, në mediat tona u bë lajtmotiv lajmi për mishin e kalbur të importuar nga Brazili. Pasi agjencia britanike e lajmeve BBC publikoi lajmin se kompanitë braziliane që tregtojnë lloje të ndryshme mishi kanë shitur prej kohësh produkte të cilat nuk i plotësojnë standardet minimale për konsum, BE-ja njoftoi ndalimin e importit të mishit nga kompanitë braziliane. Ndërkohë, në vendin tonë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka marrë mostra në Pikat e Inspektimit Kufitar për çdo ngarkesë me mish të ardhur nga Brazili. Pas analizave laboratorike, AKU njofton se mishi i importuar nga Brazili ka qenë brenda normave të lejuara.

Kujt duhet t’i besojnë qytetarët shqiptarë të cilët janë konsumatorë të produkteve shpesh të skaduara dhe jo cilësore, veprimit të BE-së apo njoftimit të AKU-së?

Nëse këto produkte (në këtë rast, llojet e ndryshme të mishit) do të përmbushnin standardet e BE-së për konsum, sigurisht që nuk do të ndalohej importi i tyre. Atëherë, si ka mundësi që në vendin tonë këto produkte janë brenda normave të lejuara? Mos vallë produktet e destinuara për Shqipërinë kanë standarde më të ulëta sesa produktet e destinuara për tregun evropian? Si është e mundur që 200 g mish i grirë i importuar nga Brazili të shitet në supermarketet tona me 100 lekë, ose, në rastin e ofertave, dy paketime me nga 200 g secila të shiten po me 100 lekë? Nëse llogarit koston e transportit nga njëri kontinent në tjetrin, koston e ruajtjes në dhoma frigoriferike për ditë me radhë dhe taksat e zhdoganimit të mallit, atëherë mishi në Brazil pothuajse merret falas. Një produkt si mishi, i cili realisht ka një çmim të konsiderueshëm, nëse jepet nga prodhuesi me 50-100 lekë/kg, sigurisht që nuk mund të jetë brenda standardeve të konsumit.

Në vitet e fundit vihet re se sëmundjet e rënda po prekin grupmoshën e re, 20-40 vjeç. Mjekët vënë alarmin se shkaku kryesor i përhapjes në masë të këtyre sëmundjeve janë ushqimet e skaduara, ushqimet që nuk përmbushin standardet normale për konsum, përdorimi i lartë i hormoneve dhe pesticideve, ndotja e ajrit, përdorimi i tepërt i plastikës, etj. Në periudhë jo të largët, vendi ynë do të përballet me probleme të mëdha shëndetësore dhe sociale të popullsisë, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik. Për shkak të plakjes së shpejtë të popullsisë, të emigracionit të lartë dhe të shtimit të sëmundjeve të shumta, produktiviteti i kapitalit human do të bjerë, dhe shumë shpejt bizneset do të vihen përballë këtij problem, i cili nga ana tjetër do të ndikojë negativisht në ekonomi. Sipërmarrësit do të kenë mungesë të kapitalit human të trajnuar dhe të aftë për punë, do të përballen me kosto të mëdha në mungesën e produkteve dhe të shërbimeve cilësore që ofrojnë, si rezultat i produktivitetit të ulët të një force punëtore me probleme të mëdha shëndetësore e sociale. Sipas të dhënave fiskale të publikuara nga FMN-ja për periudhën 2012-2015, Shqipëria shpenzon vetëm 2.8% të GDP-së për shëndetësinë, duke qenë kështu vendi që shpenzon më pak në rajon. Përveç kësaj, fondet për shëndetësinë nuk janë përdorur siç duhej nga format koncesionare PPP (Partneritet Publik Privat).

Për fat të keq, shiptarët janë gjithmonë të gatshëm të ngrenë krye në formë greve apo proteste vetëm për çështje politike, që përfitues të drejtpërdrejtë kanë politikanët të cilët i udhëheqin partitë politike, ndërsa për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e tyre shëndetësore nuk e marrin mundimin të grupohen dhe të protestojnë (përveç grupeve të vogla që kanë protestuar një ose disa ditë, por që nuk u dëgjohet zëri) kundër padrejtësive, të shkaktuara me apo pa qëllim nga politikanët tanë, pa dallim ngjyre partiake.

Çdo qytetar shqiptar që është kosumator i produkteve të mishit ka të drejtën e tij të besojë në përgjigjen e institucioneve të vendit, të cilat realisht punojnë brenda mundësive që kanë, apo në vendimet e BE-së për një treg ku çdo produkt ushqimor apo jo ka standarde të larta si dhe siguria ushqimore është prioritet për qytetarët dhe institucionet përgjegjëse. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
5 ushqimet që përmirësojnë humorin duke na bërë më të lumtur

5 ushqimet që përmirësojnë humorin duke na bërë më të lumtur

Qeveria e Kosovës “PO” mbajtjes së zgjedhjeve serbe, KQZ: S’merremi me to!

Qeveria e Kosovës “PO” mbajtjes së zgjedhjeve serbe, KQZ: S’merremi me to!

Ferrari i David Beckham del në ankand për shitje (foto)

Ferrari i David Beckham del në ankand për shitje (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni