Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Mbi ndukjet e tifozit europian ndaj gazetares shqiptare

by te Sheshi
29/05/2022
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

“Anatomia e një skandali” është një serial i shkurtër që në qendër ka një ministër anglez, shok shkolle i kryeministrit, i cili pasi kryen marrëdhënie jashtëmartesore me një nënpunësen e vetë, në pamje të jashtme me miratim reciprok, akuzohet nga e njëjta për abuzim dhe përballen në një gjygj me seanca të stërgjatura për të vërtetuar nëse ka ndodhur abuzim apo jo.

Doli ky film dhe e gjithë bota u ndërgjegjësua dhe mësoi më shumë për “miratimin (consent)” sa nuk mësohet as edhe nëpër shkolla. Filmi në fjalë hedh dritë mbi mënyrën se si mund të tërhiqet pëlqimi në çdo moment gjatë një marrëdhënieje; pra deri ku shkon “po”-ja dhe kur nis “jo”-ja. Por a qe nevoja e një filmi për të ndërgjegjësuar njerëzit për kufijtë e miratimit? “Anatomia e një skandali” flet edhe për faktin se si meshkujt në veçanti përfitojnë nga pozita dhe pushteti për t’i shkuar deri në fund gjërave duke kaluar nga joshja në abuzim dhe vërtetë duke mos (dashur) për t’)i kuptuar kufijtë.

“Ra ky mort dhe u pamë”

Bastisja që i ndodhi Tiranës para disa ditëve na bëri të reflektojmë dhe të rishikojmë shumë (para)gjykime pozitive për europianët. Të gjithë qemë dëshmitarë se si u ushtrua dhunë ndaj tifozëve dhe policisë, se si nuk u tregua aspak respekt për hapësirat publike duke ndotur vend e pavend me pamje pornografike me tufa meshkujsh gjysëm të zhveshur, por mbi të gjitha se si u abuzua me vajzat dhe gratë gazetare.

Po pra, pikërisht “abuzim” është përkufizimi i duhur i atyre sjelljeve huligane meshkujsh të eksituar, të cilët nuk dijnë t’u përmbahen kufijve të miratimit. Dhe çështja këtu nuk qëndron tek origjina dhe rraca e abuzuesit, se abuzuesi nuk ka rracë, kulturë apo nënshtetësi, por abuzimi ka gjini dhe në të shumtën e rasteve i përket gjinisë mashkullore, e cila përfiton nga forca fizike dhe pozita e të fuqishmit ndaj me të pafuqishmit.

U përballëm kështu me dy skena (kushedi sa raste të tjera ngacmimesh të paraportuara mund të kenë ndodhur që ne as jemi të vetëdijshëm): rasti një gazetareje/reportere e cila me qetësi dhe çiltërsi u përpoq ta menaxhojë me “sportivitet” situatën, edhe pse dukshëm në siklet (gjë të cilën e pranoi edhe vetë tek Rudina), dhe një tjetër e cila iu kthye e acaruar me gjithë pafuqinë e saj për të ç’bërë dëmin dhe për të marrë hakun e vetë, ndërsa tifozi i huaj vazhdoi rrugën e tij fitimtar pasi rrëmbeu atë që deshi!

Ç’është akoma më tragjike, fakti se si në epokën e spektaklit, u showbiz-ua edhe abuzimi live. Portalet vërshuan me tituj bombastikë, u organizuan emisione dhe gazetares iu dhurua një famë seksiste, duke e kthyer atë nga një person me emër dhe mbiemër, me një identitet dhe profesion, në një pronë publike “e puthshme” nga të tërë (“Ti je ajo që të puthën, a mundem dhe unë?”, tifozët fiksohen keq pas gazetares”). Në intervistën e saj tek Rudina, vetë gazetarja e shpjegoi se si me profesionalizëm ka raportuar dhe ka drejtuar shumë kronika të tjera të rëndësishme me tematikën e krimit apo kronika të zeza me peshë, mirëpo kurrë nuk mori famën aktuale.

Një ndër puthjet ndodhi në një transmetim live, i publikuar si “Tifozët nuk i ndahen gazetares së Klan News, këtë herë e puthin live“,  – moderatori Blendi Fevziu në studio brohoret klithma fitoreje – ”Oh ja erdhi tjetri live, sikur ta dija! Sot paske pasur ditën me fat”, dhe më pas shpërthen në të qeshura si kurrë më parë.

Në epokën e spektaklit dhe “infotainment/informacioneve argëtuese” të prekesh dhe të puthesh pa miratimin tënd nga të huaj në mes të rrugës, duke qenë në punën tënde me gjithë kutpimin e fjalës, duhet ta quash veten me fat. Të paktën sipas pikëpamjes maskiliste dhe seksiste të moderatorëve meshkuj. Ndërsa disa zëra të pakta feministe që me të drejtë e ngritën shqetësimin në fjalë nuk u amplifikuan sikurse duhej të ndodhte, por u humbën dhe u shuan në kakofoninë shurdhuese të spektaklit të fiksuar pas manisë së klickbait-it.

Në fund të fundit, të vërtetën në një kohë post truth-i e vulos publiku, audienca, spektakli dhe të gjithë aktorët që luajnë rol në industrinë e argëtimit. Vlerat dhe parimet si dinjiteti njerëzor i një gruaje, i një profesionisteje në krye të detyrës apo limitet e saj dhe miratimi, nuk kanë më rëndësi. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Kosova, me një vendim që urrehet nga Moska

Kosova, me një vendim që urrehet nga Moska

Erdogan, asnjë tolerim për Suedi-Finlandën

Erdogan, asnjë tolerim për Suedi-Finlandën

Lituanezët, bashkë për Ukrainën: dhuratë, një Bayraktar kundër rusëve!

Lituanezët, bashkë për Ukrainën: dhuratë, një Bayraktar kundër rusëve!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni