Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Mr. Amir B. AHMETI*: Zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe “Super e Marta”

by Te Sheshi
29/02/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Mr. Amir B. AHMETI*: Zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe “Super e Marta”

Sapo kishin përfunduar zgjedhjet presidenciale të 2012-tës në SHBA dhe flitej për kandidatët të cilët do të garonin për presidencialet e 2016-tës. Por kjo nuk është e çuditshme për sistemin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, sepse shumë iniciativa individuale, sikur edhe  iniciativat e partive politike për t’i nxitur kandidatët që të hyjnë në garat presidenciale, fillojnë edhe më herët. Derisa fushatat zgjedhore presidenciale fillojnë zyrtarisht në janar të vitit të zgjedhjeve për president, me një sërë zgjedhjesh të grupeve drejtuese dhe preliminareve nëpër shtete, dhe përfundon me konventat kombëtare në verën e po atij viti.

Tani, gati më shumë se një vit që kur kanë filluar fushatat individuale të shumë kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, po na bëhet edhe më e qartë se rruga për në Shtëpinë e Bardhë është mjaft e gjatë. Kandidatët kalojnë nëpër disa etapa, duke luftuar fillimisht për të fituar nominimin partiak, e pastaj për të qenë kandidatë potencialë të zgjedhjeve presidenciale.

“Super Tuesday”, apo “Super e Marta”, e cila i referohet një dite të martë të shkurtit ose të marsit në vitin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ka filluar të ketë një popullaritet të madh viteve të fundit. Ajo tani ka edhe shumë emra, si, Super e Marta, e Marta Madhështore, Cunami i së Martës, e Marta e Fatit, etj.

“Super e Marta” vjen në vazhdën e zgjedhjeve paraprake në SHBA, e këtë vit i bie të jetë më 1 mars. Dhe kur të përmendim numrin e madh të shteteve që do të votojnë, kemi për ta kuptuar se sa rëndësi ka kjo e martë për kandidatët presidencialë nga dy partitë kryesore, nga Partia Demokrate dhe ajo Republikane.

Në vitin 1992, “Super Tuesday” arriti të bëhej pjesa kryesore e fushatës së përgjithshme për t’i mbajtur zgjedhjet paraprake sa më herët të jetë e mundur, në mënyrë që të përcaktohen nominimet përfundimtare. Ndërsa historia e saj kthehet në vitin 1984, ka mendime se, saktësisht si term, “Super Tuesday” është përdorur në vitin 1988, kur nëntë shtete jugore i mbajtën njëherësh zgjedhjet paraprake të martën e 8 shkurtit.

Në 2000-shin, zgjedhjet paraprake në “Super Tuesday” u mbajtën në 16 shtete, dhe qenë konsideruar si më të mëdhatë të zhvilluara ndonjëherë. Ky numër u tejkalua në zgjedhjet paraprake të vitit 2012, kur 22 shtete i zhvilluan ato në “Super të Martën”, çka ka bërë që kjo ditë të përshkruhet me shumë emra e të jetë shumë e rëndësishme për kandidatët presidencialë. Po ashtu, edhe këtë vit në “Super të Martën” do të mbahen zgjedhjet paraprake në një numër të konsiderueshëm shtetesh e territoresh, gjithsej në 15 të tilla.

Edhe pse rëndësia e “Super të Martës” ka marrë përmasa të mëdha, ajo nuk do të jetë vendimtare për vendimin e konventave kombëtare të cilat do të mbahen gjatë verës së këtij viti. Por, gjithsesi, shumë kandidatë nga të dy partitë do ta rishikojnë pozicionet e tyre dhe definitivisht mund të orientohen për ta vazhduar apo jo garën për t’i fituar nominimet kombëtare partiake për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 8 nëntor të këtij viti.

Ndërkohë që, para këtij cunami preliminar, disa kandidatë presidencialë nga të dy taboret janë tërhequr nga gara dhe kanë filluar të rreshtohen prapa kolegëve të tyre që kanë marrë më shumë përkrahje nga shtete të ndryshme që prej fillimit të këtij viti, kur edhe filluan zgjedhjet paraprake. P.sh., kandidati republikan, ish-guvernatori i Floridës, Xheb Bush, u tërhoq nga gara pas zhgënjimit me rezultatet e preliminareve të Karolinës së Jugut, ku u radhit i katërti. Po ashtu nga gara është tërhequr edhe Xhim Gilmur, e shumë të tjerë nga republikanët. Sikur edhe nga radhët e demokratëve kemi kandidatë që janë tërhequr nga gara, si Linkon Qafi, Xhim Ueb, etj.

Tani nga dy taboret kemi ende në garë tre demokratë dhe pesë republikanë, të cilët po e vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt nominimit, si dhe kandidatë të tjerë nga partitë e treta e të pavarur.

Lufta për “Super të Martën” këtë vit është jashtëzakonisht e rëndësishme për kandidatët e të dy partive. Deri tani gara ka qenë për të fituar një shtet apo dy shtete, kurse të martën e 1 marsit është lufta për të fituar votat e delegatëve të sa më shumë shteteve në një ditë të vetme.

Besoj se në “Super të Martën” e 1 marsit do të kemi një pasqyrë të re se kush do të mbetet në garë dhe kush do të tërhiqet. Gjithsesi, gjer në korrik, kur mbahen konventat kombëtare të të dy partive, demokratëve dhe republikanëve, kandidatët presidencialë kanë ende rrugë për të bërë, por mendoj se jo më shumë se nga dy kandidatë prej dy taboreve do ta vazhdojnë garën deri atëherë.

Në Konventën Kombëtare të Demokratëve, që do të mbahet prej 25 deri më 28 korrik në Filadelfia të Pensilvanisë, do të ketë 4763 delegatë nga të gjitha shtetet, të cilët do të vendosin se cili do të nominohet nga demokratët për president, e 2382 prej atyre votave përbëjnë shumicën dhe, njëherësh, do t’i siguronin nominimin njërit prej kandidatëve. Kurse në Konventën Kombëtare të Republikanëve, që do të mbahet prej 18 deri më 21 korrik në Kleveland të Ohajos, do të ketë 2472 delegatë, prej të cilave 1237 vota përbëjnë shumicën për të fituar nominimin presidencial. /tesheshi.com/

* Autori është magjistër i shkencave juridike, e njëherësh autor i librit, “Zgjedhjet presidenciale në SHBA – në rrugën e kontinuitetit apo ndryshimit të këtij sistemi elektoral”.

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
The Economist: përse Rusia dhe Kina bëjnë tifo për Donald Trump-in president

The Economist: përse Rusia dhe Kina bëjnë tifo për Donald Trump-in president

Veton Surroi sulmon “portalet toksike”: Historia nga ferma e shtazëve

Veton Surroi sulmon “portalet toksike”: Historia nga ferma e shtazëve

Shqipëria, gati për t’u përballuar me një fluks refugjatësh sirianë – e thotë z/ministrja Gjebrea

Shqipëria, gati për t’u përballuar me një fluks refugjatësh sirianë – e thotë z/ministrja Gjebrea

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni