Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Lulzim A. BEQIRI: Shoqëritë tregtare në Kosovë si promotore të zhvillimit ekonomik

by Te Sheshi
08/05/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Lulzim A. BEQIRI: Shoqëritë tregtare në Kosovë si promotore të zhvillimit ekonomik

Historia e re e Republikës së Kosovës ka kaluar nëpër ndryshime dhe transformime të veçanta politike dhe ekonomike. Veçanërisht në 17 vitet e fundit, Kosova përjetoi një transformim nga një ekonomi e centralizuar në atë të tregut. Megjithatë, ambienti ligjor i cili është i nevojshëm për ta përkrahur zhvillimin e një ekonomie të tregut ka qenë i paqëndrueshëm dhe i ndërlikuar. Gjatë viteve të paraluftës, Kosova ishte në një amulli të plotë juridike e ekonomike për shkak të kontrollimit të institucioneve dhe të ekonomisë prej masave të dhunshme të ish-Jugosllavisë së mbetur. Regjimi serb në Kosovë nuk u mjaftua me plaçkitjen e shumicës së ndërmarrjeve kosovare, duke i lënë në gjendje të mjerueshme këto biznese përgjatë viteve të 90-ta, por, përmes ligjeve tendencioze, të gjitha ndërmarrjet publike në Kosovë u nacionalizuan si ndërmarrje të shtetit të Serbisë, çka do të thotë që edhe mbas luftës la pasoja të mëdha juridike përgjatë privatizimit.

Pas konfliktit të vitit 1999, Kosova iu nënshtrua një “regjimi” autoritar nën administrimin e UNMIK-ut, i cili u mundua t’i vendosë bazat e ekonomisë së tregut në Kosovë, përfshirë edhe ato afariste.

Kosova, për disa arsye, ka nevojë për llojshmëri të formave të organizimit të shoqërive tregtare. Arsyet kryesore kanë të bëjnë me tranzicionin e lehtë në një ekonomi të tregut dhe me inkurajimin e investimeve të huaja. Ligji për Shoqëritë Tregtare në Kosovë parasheh themelimin e shoqërive tregtare të cilat janë të mirënjohura nga investitorët e huaj. Ligji shprehimisht përcakton se veprimtaria afariste duhet të ushtrohet përmes njërës nga shoqëritë në vijim: biznes individual, ortakëri e përgjithshme, shoqëri komandite, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SH.P.K.), shoqëri aksionare (SH.A), kompani e huaj që pas emërtimit shkruhet “DEGA NË KOSOVË”, ndërmarrje  shoqërore, ndërmarrje  publike  dhe kooperativë  bujqësore.

Në bazë të llojit të veprimtarisë, bizneset në Kosovë ndahen në:

Ndërmarrje Prodhuese – janë ndërmarrje që për veprimtari të vetën kryesore e kanë prodhimin e të mirave materiale , qofshin ato prodhime bujqësore, industriale, ndërtimore, ushqimore.

Ndërmarrje Tregtare – janë ndërmarrje që merren vetëm me shitjen e produkteve ekonomike ose të mallrave. Këto ndërmarrje kanë në dispozicion mjete transportuese, depo, shitore të vogla dhe qendra tregtare. Disa prej tyre shesin mall me shumicë, e disa vetëm me pakicë.

Ndërmarrje Shërbyese – janë ndërmarrje që merren me shërbime, hotelet, restorantet, kompanitë që merren me marketing, kontabilitet, etj.

Në bazë të disa kritereve, ndërmarrjet zakonisht ndahen në të vogla, të mesme dhe të mëdha.

  • Ndërmarrjet e voglajanë ato të cilat punësojnë më së shumti deri në 4 punëtorë. Këto janë kryesisht biznese familjare.
  • Ndërmarrjet e mesmejanë ato të cilat punësojnë prej 5 punëtorë minimumi deri në 49 punëtorë maksimumi.
  • Ndërmarrjet e mëdhajanë ato të cilat kanë të punësuar më tepër se 50 punëtorë.

Shoqëritë tregtare përgatisin pasqyrat financiare për qëllim të përgjithshëm në pajtim me ligjin. Shoqëritë tregtare, me rastin e përgatitjeve të pasqyrave financiare për qëllime të përgjithshme, aplikojnë standardet e kontabilitetit, rregulloret dhe udhëzimet administrative të lëshuara nga  Këshilli Kosovar për Raportim Financiar (KKRF-ja).

Kategoritë e shoqërive tregtare për qëllim të raportimit financiar sipas Standardeve Kosovare të Kontabilitetit (SKK) klasifikohen në këto tri grupe:

Shoqëri tregtare të mëdha janë ato të cilat plotësojnë dy nga kriteret e mëposhtme:

  1. Qarkullimi vjetor ( neto), më i madh se 4.000.000 euro.
  2. Asetet (pasuritë) bruto në bilancin e gjendjes më të mëdha se 2.000.000 euro.
  3. Numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar më i madh se 50.

Shoqëritë tregtare të mesme janë ato të cilat plotësojnë dy nga kriteret e përcaktuara sipas standardeve.

  1. Qarkullimi vjetor (neto) më i madh se 2.000.000 euro, por më i vogël se 4.000.000 euro.
  2. Asetet (pasuritë) bruto në bilancin e gjendjes në mbi 1.000.000 euro dhe më pak se 2.000.000 euro.
  3. Numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar më i madh se 10, por më i vogël se 50 të punësuar.

Shoqëritë tregtare të vogla janë ato të cilat i plotësojnë dy nga kriteret e poshtëshënuara:

  1. Qarkullimi vjetor (neto) më i madh se 30.000 euro, por më i vogël se 2.000.000 euro.
  2. Asetet (pasuritë) bruto në bilancin e gjendjes në mbi 25.000 euro dhe më pak se 1.000.000 euro.
  3. Numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar deri në 10 punëtorë të punësuar.

Mikrondërmarrjet janë ato biznese që kanë qarkullim vjetor, vlerë të aseteve dhe numër të punëtorëve më të ulët sesa pragu që është paraqitur më sipër, pra:

  1. Qarkullim vjetor (neto) më pak se 30.000 euro.
  2. Asete bruto në datën e bilancit të gjendjes më pak se 25.000 euro.
  3. Numri i të punësuarve më i vogël se 50.

Shoqëritë tregtare në Kosovë zbatojnë:

  1. SNRF (Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar),
  2. SNK (Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit),
  3. SKK (Standardet Kosovare të Kontabilitetit),
  4. SNA (Standardet Ndërkombëtare të Auditimit), si dhe
  5. Kërkesa të tjera për përgatitjen dhe auditimin e pasqyrave financiare.

Shoqëritë tregtare të mesme dhe të vogla i përgatisin pasqyrat financiare në pajtim me SNRF-në për NVM-të, të cilat miratohen nga KKRF-ja. Pasqyrat financiare të konsoliduara të shoqërive tregtare të mëdha bëhen sipas SNRF-së. Struktura dhe përmbajtja e pasqyrave financiare vjetore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është përcaktuar sipas udhëzimit administrativ NR. 04/2015.

Masat ndëshkimore në rast evazioni fiskal

Me gjobë prej 5.000 deri 25.000 euro ndëshkohet subjekti i cili nuk dorëzon pasqyrat financiare (shoqëritë tregtare të mëdha).  Me gjobë prej 5.000 deri 10.000 euro ndëshkohet subjekti i cili nuk dorëzon pasqyrat financiare të audituara (pasqyrat financiare të konsiliduara). Me gjobë prej 3.000 deri 5.000 euro ndëshkohet subjekti i cili nuk zbaton standardet e kontabilitetit, përkatësisht të auditimit, të përcaktuara nga Komisioni.

Përveç subjektit, ndëshkohet me gjobë prej 200 deri 1.000 euro edhe personi përgjegjës për udhëheqjen e ndërmarrjes.

Shoqëritë tregtare si problematikë dhe temë janë trajtuar shumë herë, dhe rëndësia është aktuale, sepse ekzistenca financiare është baza e Buxhetit të Kosovës; aq sa do t’i kushtojmë rëndësi kësaj teme dhe trajtimit të duhur për shoqëritë tregtare, po aq do të kemi shtet funksional dhe konkurrent në nivel rajonal dhe më gjerë. Sepse shoqëritë tregtare të suksesshme do të reflektojnë në rritjen e të hyrave buxhetore, këto të hyra do të reflektojnë në një buxhet premtues, në investime serioze dhe strategjike, do të reflektojnë në rritje ekonomike, dhe rritja ekonomike do të reflektojë në punësim e mirëqenie. Mision primar i çdo qeverie është mirëqenia dhe punësimi, e kjo tregon më së miri që shoqëritë tregtare janë alfa dhe omega e ekonomisë së tregut. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Ja ç’ndodh nëse lani flokët dy herë në javë me uthull molle

Ja ç'ndodh nëse lani flokët dy herë në javë me uthull molle

Ku pikëlidhet Macron me Ramën dhe sa ndikon vota franceze te shqiptarët?

Ku pikëlidhet Macron me Ramën dhe sa ndikon vota franceze te shqiptarët?

Demarkacioni blindon Prishtinën, policia: jemi gati për ruajtjen e rendit (Foto)

Demarkacioni blindon Prishtinën, policia: jemi gati për ruajtjen e rendit (Foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni