Raportimi nga një vend i huaj është një pjesë integrale e profesionit të një gazetari; disa udhëtojnë në vendet e huaja përkohësisht, ndërsa të tjerët preferojnë të jenë jashtë vendit përgjithmonë – ose të paktën për një periudhë të caktuar. Sidoqoftë, ne, gazetarët, duhet të veprojmë sipas standardeve më të larta etike dhe kjo përfshin marrjen njohurieve të forta për kombin pritës, qoftë i përkohshëm ose i përhershëm, duke përfshirë njohjen e kulturës, traditave, politikës, ekonomisë, historisë së vendit, etj.
Ardhja me bindje të paracaktuara është padyshim një krim – mendoni se se nxënësit e shkollave britanike besojnë se të gjithë francezët vazhdimisht shtojnë hudhër në çdo lloj vakti dhe anasjelltas, nxënësit francezë që besojnë se të gjithë britanikët nuk hanë gjë tjetër veç mish viçi të pjekur. Kush është përgjegjës për këto ide të çmendura? Prindërit, mediat, apo shkollat? Ndoshta edhe udhëtimet në një vend tjetër dhe përjetimi, qoftë edhe rastësisht, në ndonjë shtëpi ku pikërisht të gjitha ato paragjykime bëhen realitet.
Pastaj rritemi dhe udhëtojmë më shumë, shohim më shumë, mësojmë më shumë dhe më e rëndësishmja, fillojmë të kuptojmë më shumë: Jeta është një udhëtim me të gjithë lavdinë e saj.
Megjithatë, duke iu qasur çështjes kryesore për rubrikën e sotme, gjatë dy dekadave të fundit, duket se ka një zhvillim të padëshiruar që vërehet nga të gjithë ata që e shikojnë Turqinë moderne me sy të hapur, të gatshëm për të eksploruar, dëgjuar, mësuar dhe vetëm më pas për të komentuar: lajme të rreme e të shtrembëruara për këtë komb krenar dhe njerëzit e tij krenarë. Si ka mundësi? Për të kënaqur një audiencë armiqësore ndërkombëtare?
Ndoshta, pasi shumica e kësaj audience ndërkombëtare gjithsesi kanë pak ose aspak mundësi për të marrë ndonjëherë informacion të sinqertë, të detajuar dhe të drejtë për këtë vend. Audienca e medias evropiane nuk ka qenë kurrë “armiqësore” ndaj Turqisë, sikur tani para zgjedhjeve. Ajo ka qenë “armiqësore” vetëm pjesërisht.
Prandaj, për fat të keq, është e nevojshme të analizohet një panoramë më e gjerë. E kjo na çon drejt e në redaksitë e shumë mediave, qofshin ato të pavarura apo me kohë të plotë, që bëjnë lajme për Turqinë nga Turqia, ose nga jashtë saj. Gjithashtu, për t’i bërë gjërat edhe më keq, jo vetëm që disa kolegë të huaj përdorin përhapjen e gënjeshtrave, por sa të zgjuara janë këto media ndërkombëtare që punësojnë kontribues vendas. Është shfaqur një rrjet gazetarie mashtruese ndërkufitare, ndërkombëtare, e cila duhet të monitorohet urgjentisht.
Po atëherë cila është zgjidhja: të ngremë supet apo të reagojmë më drejtpërdrejt?
Një gazetar me edukatë gjermane, për nga vetë natyra, e sheh me shqetësim të madh censurën e medias apo mbylljen e plotë të tyre. Pasi kemi mësuar nga historia jonë, shpesh e trazuar, se regjimet autoritare përdorin rregullisht këtë lloj qasjeje fatkeqe. Me kalimin e kohës arritëm të vlerësonim, si brezi i femijëve të pas Luftës së Dytë Botërore, se edhe pse demokracia nuk është kurrë e përsosur pasi është e natyrshme që një demokraci “modernizohet” dhe “përmirësohet” vazhdimisht duke pranuar faktin se është një punë në progres pavarësisht se sa është arritur tashmë, është padyshim forma më e mirë e të jetuarit në një shoqëri siç e njohim ne.
Dhe kjo lejon një klimë të fjalës së lirë dhe të papenguar, duke përfshirë kontributin në media.
Por përsëri, ne duhet t’i bëjmë vetes. Një pyetje të ndërlikuar, por jetike:
Po nëse anëtarët e profesionit tonë rregullisht shtrembërojnë të vërtetën, gënjejnë për realitetin në terren, shesin lajme të rreme si lajme të vërteta? A duhet t’i neglizhojmë të gjitha në emrin e lirisë së shprehjes? A do t’i mbyllim një sy përballë nxitjes së urrejtjes në shoqëri? Apo duhet të reagojmë – dhe nëse përgjigja është po, si duhet ta bëjmë këtë?
“Turqia në zgrip”
Ka shembuj të panumërt të kaluar dhe aktual që mund të citojmë këtu, por një nga pjesët më shqetësuese u botua më 19 janar të këtij viti në The Economist: “Turqia mund të jetë në prag të diktaturës” e ndjekur nga “Presidenti Erdogan mund ta kthejë vendin e tij në zgrip.”
Më e pakta, fjalia e mëparshme mund të interpretohet si nxitje e urrejtjes midis popujve. Në fakt, midis një numri popujsh; autorët i nxisin banorët me origjinë turke në Britani kundër njëri-tjetrit, ndërsa fyejnë një komb të tërë si Turqia.
Pastaj një tjetër “kryevepër” është “Kukulla e Erdoganit shkakton mosmarrëveshje diplomatike – Pas një demonstrate të aktivistëve pro-kurdë në Stokholm. Çfarë do të bëhet tani me pranimin e Suedisë në NATO?”
Së pari, “kukulla” sugjeron që dikush thjesht luan me një lodër, ose se ka kukulla të disponueshme në dyqanet e lodrave që ngjajnë me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğanin, prandaj supozohet se nuk është ndonjë gjë e madhe. Pastaj, natyrisht, nuk përmendet natyra e vërtetë e PKK-së dhe degëve të saj jashtë shtetit, aktive në tokën evropiane. E kjo pavarësisht se janë klasifikuar si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian, shtet anëtar i të cilit është edhe Suedia. Këtu Deutsche Welle përdor formulimin e saj të zakonshëm “aktivistë pro-kurdë”. Tani më në fund e dimë se sipas tyre, “PKK dhe mbështetësit e saj janë aktivistë liridashës të të drejtave të njeriut.”
Një vëllim i plotë i supozimeve të trilluara, shpifjeve të drejtpërdrejta dhe gënjeshtrave mund të përpilohej lehtësisht. Mund të bëjë një lexim interesant në kuptimin e përpjekjes për të kuptuar mentalitetin pas atyre që ngatërrojnë profesionin e tyre të vërtetë – gazetarinë – me të vepruarit si promotorë kundër Turqisë.
Autorit të kësaj rubrike i kërkohet shpesh nga audienca në mëdyshje në Turqi për të shpjeguar se si filloi gjithçka dhe pse ka kaq shumë urrejtje ndaj kombit tonë modern në mediat evropiane. Përgjigja është pothuajse e pamundur, pasi nuk ka ekziston një rast i vetme që mund ta ketë nisur këtë zhvillim të palogjikshëm dhe shumë toksik.
Na vjen ndërmend, që të kemi frikë nga një Turqi e suksesshme, por pse të mos kemi frikë nga një Francë apo Gjermani e suksesshme?
PSe të jesh kundër një shoqërie me harmoni multikulturore, duke veçuar kështu një vend musliman modern, demokratik? Ka shumë kombe të tjera të shkëlqyera dhe krenare muslimane në planetin tonë të përbashkët. Po atëherë pse Turqia?
Pse të jesh xheloz për Presidentin Erdogan si një udhëheqës i dashur, i admiruar dhe i suksesshëm? Ka shumë liderë të tjerë të dashur, të admiruar dhe të suksesshëm që menaxhojnë vendet në mbarë planetin.
Kolegët e mi në mediat evropiane përfunduan të gjithë ose një rrugë profesionale (brezi i vjetër përpara se të merrte një diplomë universitare), ose ata që zgjodhën alternativën akademike përpara se të vendosnin stilolapsin në letër. Ata studiuan shumë, mësuan për temat e tyre kryesore, por – sipas definicionit – duhej të shikonin mbi supet e të gjithë ekipit të tyre dhe shumë departamenteve të ndryshme, qoftë sport, kulturë, diplomaci apo politikë. Prandaj mund të supozohet se një redaksi apo seli e një stacioni televiziv është një grumbullim i ekspertizës dhe njohurive gazetareske dhe të aktualitetit.
Ku u shfaq gjatë viteve të mësimit të zanatit të tyre tema se a “duhet të urresh një vend në planet – Turqinë – dhe veçanërisht një politikan – Recep Tayyip Erdoğan”? Në cilin libër shkencor? Në cilin planprogram shkollor? Në cilat takime editoriale të mëngjesit? Në cilat klasa?
Më shumë pyetje, por kam frikë se asnjë përgjigje.
Të dorëzohesh apo të heqësh dorë? Nuk ka fat të tillë. Fatkeqësisht, dhe ndërsa zgjedhjet janë në kalendarin e Turqisë, fushatat e dezinformimit do të vazhdojnë. Apo ka dikush atje në Evropë një Midas Touch, dhe ka një ndikim tek kolegët gazetarë për t’u kërkuar atyre me dashamirësi të thonë të vërtetën dhe të ndalojnë përhapjen e lajmeve të rreme për Turqinë?
Shumë optimist? Vetëm koha do ta tregojë. /tesheshi.com/
*Klaus Jurgens është analist politik dhe gazetar me mbi dymbëdhjetë vjet përvojë në çështjet turke.