Bashkimi Evropian ka qenë në gjendje për të arritur një integrim të plotë –i nxitur nga vullneti lirë i anëtarëve të saj dhe jo nga ndonjë forcë ushtarake- në nivele të paimagjinuara më parë. Ai ka punuar për të siguruar vendin që i takon në ballë të inovacioneve institucionale. Por sot, ndjenjat në Bashkimin Evropian duket se janë të prirura më shumë drejt “konfliktit” sesa drejt “bashkëpunimit”.
Nga njëra anë, disa vende anëtare u përpoqën që për hir të sovranitetit të tyre të miratojnë masa të njëanshme dhe që janë në favor vetëm të tyre, ndërkohë që kërkonin ndihmë financiare, ndërsa nga ana tjetër disa vende të tjera sillen sikur janë vetëm kreditor, duke injoruar totalisht vuajtjet sociale të cilat ka shkaktuar kriza aktuale e borxhit.
Që BE-ja të kthehet në rrugën e saj inovative të integrimit, duhet të punojë për të krijuar një kornizë të re për dialog publik, duke krijuar fillimisht bashkëpunim interaktiv ndërmjet partnerëve, në vend që të ushqejë konflikt ndërmjet kundërshtarëve, pajtimi i të cilëve duket i pamundur.
Kërkesat për më shumë sovranitet kombëtar
Në përgjithësi, integrimi evropian ka qenë harmonik, sistematik dhe i drejtë. Vendet anëtare më pak të pasura kanë përfituar nga mjete të tilla si Fondet Strukturore dhe Fondet Kohezive, të cilat i kanë dhënë burime të konsiderueshme financiare atyre, gjë që ka shtuar më shumë të ardhurat për frymë. Por kriza e zgjatur ekonomike ka ndryshuar konsideratën e qytetarëve të tyre, me një proporcion në rritje që e shikon anëtarësimin në Bashkimin Evropian më shumë të kushtueshëm sesa me benefite.
Nuk është për t’u habitur që ky ndryshim çon në nxitje të mëtejshme të pretendimeve për “sovranitet kombëtar”, e përkthyer kjo si sukses ekonomik nga partitë populiste -si partija SYRIZA e sapozgjedhur në Greqi. Të gjitha këto parti -të djatha apo të majta qofshin– sovranitetin kombëtar e vënë në konflikt me të ashtu-quajturën “forcat e jashtme” dhe kërkojnë që ta anojnë aksin politik të Bashkimit Evropian sipas kësaj pikëpamjeje. Ky vizion miopik është arsyeja e vetme që mban në këmbë pjesët e koalicionit qeverisës në Greqi.
Në ligjërimin modern, sovraniteti merr konotacionet kuptimore të “fuqizimit’’ dhe institucionet e BE-së si institucione “jodemokratike”. Si pasojë, sovraniteti është kthyer në një koncept joshës, sidomos për qytetarët e vendeve të Jugut, të cilat besojnë gjithnjë e më shumë se strukturat “e çimentuara” të Bashkimit Evropian janë imponuar mbi ta. Nga ana tjetër, vendet veriore të BE-së bien pre e mesazhit të thjeshtë: asaj se vendet e Jugut janë të kota dhe të papërgjegjshme, prandaj duhet të lihen për ti zgjidhur vet problemet e tyre.
Në rrënjët e secilës prej këtyre dy pohimeve, është shfaqur një gjendje frike dhe pasigurie të krijuara nga efekti i globalizimit, ku njerëzit kanë frikë për sigurinë e tyre dhe ata ndjehen të pasigurt në shtetet veta. Mirëpo nuk ka më kthim në një sistem global të karakterizuar nga shtete nacionaliste të izoluara. Edhe në qoftë se dikujt nuk i është qartësuar, kjo gjë për shkak të retorikës populiste që dominon në diskutimet e sotme le ta marrë vesh këtë.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian, janë shtete sovrane dhe ato negociojnë me njëri-tjetrin mbi këtë bazë. Por ata nga ana tjetër, janë edhe të ndërlidhur kur bashkëpunojnë me aktorë të jashtëm në hartimin e veprimeve ku çdo vend anëtar ka rolin e vet. Kjo ndërlidhje nuk duhet të burojë vetëm nga monedha e përbashkët: është fryt i ndërveprimeve socio-ekonomike të panumërta, çka i lidh vendet e Bashkimit Evropian në një rrjet dinamik.
Integrimi imponuar apo sovranitet kombëtar
Për këtë arsye, dialogu publik që përqas vetëm dy skenare ekstreme –integrimi imponuar apo sovranitet absolut- është çorientues dhe i rrezikshëm. Ajo i shtyn palët në dy anë të kundërta, dhe i përgatit ata për konflikt, një rezultat ky që duhet të shmanget me çdo kusht.
Por ka një kompromis. Bashkimi Europian duhet të jetë i përkushtuar që të vazhdojë ti japë më shumë përparësi demokratizimit të institucioneve të saj, dhe duhet thënë se Parlamenti Evropian e bëri këtë kur i dha votën në zgjedhjen në mënyrë demokratike të Presidentit të Komisionit Evropian. Nga ana e saj, duhet që vendet e Bashkimit Evropian të kuptojnë se –duke qenë palë aktive me sovranitet– janë të prirura për integrim, sepse përfitimet që lidhen me të gjithë faktorët dhe variablat e sovranitetit janë më të mëdha sesa kostot.
Institucionet evropiane e reflektojnë këtë dinamike. Për shembull, Mekanizmi i Stabilitetit Evropian përfaqëson një projekt kolektiv, që ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar të eurozonës, dhe jo një mjet dominimi apo konfrontimi. Burimet e programit për Stabilitet Europian i përkasin të gjithëve, ashtu siç falimentimi i një shteti ndikon tek të gjithë. Kur vendet financiarisht të qëndrueshme injorojnë sfidat me të cilat përballen homologët e tyre me ekonomi apo financa të trazuara, atëherë ata janë duke punuar edhe kundër interesave të tyre.
Në mënyrë të ngjashme, ne gjejmë se transfertat ekonomike të bëra përmes Fondeve Strukturore dhe Fondeve të Kohezionit, përfshijnë vende sovrane dhe demokratike. Shtete sovrane që kanë përfituar nga këto fonde kanë qenë Greqia, Portugalia, Qipro dhe Irlanda. Këta kanë kërkuar shpëtim nga partnerët e tyre europianë. Fjala bie ndihma që ka marr greqia ka arritur sa 117% të PBB-së së saj, në Qipro, 55,9%, pastaj Irlanda dhe Portugalia respektivisht sa 45,1% dhe 46,6% të prodhimit të brendshëm bruto.
Sovraniteti nuk e mohon ndërvarësinë
Është e qartë se ndërvarësia nuk mund të shmanget dhe nuk mund të shmanget as përgjegjësia që ajo imponon. Ideja se kur gjërat shkojnë keq çdo vend në Bashkimin Evropian duhet ti zgjidhë ato duke u kthyer thjesht tek sovraniteti kombëtar, jo vetëm që është ide e gabuar dhe iluzion politik, por nga ana tjetër është edhe një burim për frustrim shoqëror. Sovraniteti nuk e mohon ndërvarësinë.
Është koha që vendet ta braktisin një herë e mirë idenë e një formë magjike të sovranitetit, që i lejon shtetet ti shmangen përgjegjësive të tyre si vende anëtare të BE-së pa pasur kosto. Në realitetin e Evropës së sotme, debitorët nuk mund të shkelin marrëveshjet që kanë bërë në këmbim të ndihmës, ndërsa kreditorët duhet të jenë të vetëdijshëm për nevojën që ka Europa për të vazhduar duke kontribuar me burimet e nevojshme për financimin e plan-shpëtimeve.
Gjithashtu është e dobishme që kreditorët të kuptojnë se kontributet e tyre –si përshembull me dhjetëra vite kontribute për të mbështetur fondet e kohezioneve- nuk do të çojë në varfërimin e tyre, përkundrazi, ato do të përfitojnë nga partnerët e tyre tregti më të qëndrueshme dhe potenciale më të mëdha për të shlyer borxhet e eksporteve të tyre në këta vende që përfitojnë prej ndihmave ekonomike dhe programeve kohezive të BE-së.
Në të vërtetë, miti i sovranitetit ka zgjatur më shumë se sa duhet në Bashkimin Evropian. Ato nxisin ndjenjat nacionaliste dhe frikën nga “tjetri”. Atëherë i lind si detyrë vendeve anëtare –duke filluar nga Greqia– që të jenë të vetëdijshëm se ndërvarësia është një çështje së cilës nuk mund ti shmangesh, por kjo është e dëshirueshme nëse menaxhohet siç duhet.
Siç e pranoi kohët e fundit edhe vet Kryeministri Greqisë, Aleksis Tsipras se “hapësira Evropiane është një vend për negocime dhe lëshime të dobishme për të gjitha palët”. Integrimi ishte një zgjedhje, një zgjedhje pozitive. Evropa duhet të bëjë përpjekje të pandërprera për të promovuar identitete pluraliste aq të nevojshme për të shmangur konfliktet. Pa dallim nëse jemi nga veriu apo jugu, nga Gjermania apo Greqia, ne jemi të gjithë evropianë dhe ne jemi më të pasur në sajë të këtij fakti.
Publikuar në Project Syndycate. Përshtati Enklid Pelari
Javier Solana është aktualisht përfaqësuesi i lartë BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, dhe ish-ministri i jashtëm i Spanjës. Ai është aktualisht punon si Kryetar i qendrës për ekonominë globale dhe gjeopolitike.
Hello there! Do you know if they make any plugins to assist with Search Engine Optimization? I’m trying to
get my site to rank for some targeted keywords but I’m not
seeing very good results. If you know of any please
share. Cheers! I saw similar text here: Eco blankets