Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Talibanët marrin një vendim…

    Talibanët marrin një vendim…

    Pamje: momenti kur kryebashkiaku i Firences bën “aktin e tërbuar”

    Pamje: momenti kur kryebashkiaku i Firences bën “aktin e tërbuar”

    Urdhër arrest për Vladimir Putinin

    Urdhër arrest për Vladimir Putinin

    Japonezët po armatosen: për ç’po përgatiten?

    Japonezët po armatosen: për ç’po përgatiten?

    Budizmi, këmbëkryq në zemër të Europës

    Budizmi, këmbëkryq në zemër të Europës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Imer TOPANICA: Eksperimenti i bretkosës

Nga te Sheshi
28/10/2015
në Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Imer TOPANICA: Eksperimenti i bretkosës

Dikush kujtoi një eksperiment të njohur me bretkosa. Pra, hidhet një bretkosë në një enë me ujë që ka temperaturë normale (të ambientit), dhe kjo enë vihet mbi zjarr. Bretkosa nuk do ta dallojë ngritjen graduale të temperaturës, që shkon drejt pikës së vlimit, e, për pasojë, ajo gjithsesi do të ngordhë. Në rastin e dytë, kur ajo hidhet në enën me ujë që po vlon, reagon ndryshe. Kërcen jashtë, a të paktën bën përpjekje për të dalë prej enës.

Disa po thonë se Kosova i përngjan rastit të parë. Domethënë, asaj enës së parë, ujit të së cilës po i ngrihet gradualisht temperatura, e shoqëria përbrenda saj është duke vdekur, pa e dalluar, pa e kuptuar, pa reaguar.

Turisti i cili e lë hotelin me idenë për të shëtitur në qytetin të cilin po e viziton për herë të parë ka si hap fillestar mbajtjen mend të ndërtesave më të larta a më karakteristike, në mënyrë që t’i shërbejnë si shenja përmes së cilave rruga e kthimit është më e sigurt. Shembulli i njeriut të thjeshtë është sikurse shembulli i turistit.

Njeriu i thjeshtë, për të ecur në rrugën e tij, për t’u realizuar si qytetar, i merr si model ata që për pjesën më të madhe të shoqërisë janë më të çmueshmit, më të lartët. Në rastin tonë, politikanët, e veçanërisht ata që e kanë pushtetin në dorë, janë të atillët. Kjo është arsyeja pse çdo i dyti pjesëtar i shoqërisë sonë që kapet duke vjedhur energji elektrike, ujë, apo duke u përpjekur t’u bëjë bisht tatimeve të shtetit me ndonjë marifet, do të ketë këtë si justifikim të parë: “Po edhe ata po na vjedhin (duke aluduar për pushtetarët)!” Çka lë të kuptohet se në ndërdijen kolektive është ngulitur ai model si më i miri (ai i politikanit tonë), edhe pse është i dëmshëm për t’u ndjekur.

Megjithatë, është gabim shumë i madh të thuhet se një shoqëri nuk do modele të mira, modele të mbara. Eshtë gabim i madh të mendohet se një shoqëri e do një udhëheqës që e vjedh, atë që ia rrëmben kafshatën e gojës, atë që e shtyp. S’ka njeri që e do skllavërinë, jo! (Dhe juve ju kujtohen mijëra thënie të mençura, që e kualifikojnë paditurinë si skllavërinë e vërtetë!)

S’ka as edhe një shembull në krejt historinë e njerëzimit që një shoqëri të ketë mundur t’i mbijetojë për një kohë të gjatë krimbjes brenda saj. Simptoma të tilla tregojnë një shoqëri të sëmurë, por që nuk do të thotë se nuk mund të shërohet nëse kjo sëmundje është në stadin e parë të saj.

Kosova dhe eksperimentimet e pafundme

Shoqëria kosovare është karakterizuar nga një zhvillim i hovshëm në aspektin material, dhe nga një degradim sistematik i vlerave shpirtërore. Elita politike që e ka mbizotëruar skenën politike kosovare për plot gjashtëmbëdhjetë vite është prekur ndër të parat nga sëmundja që e ka kapluar shoqërinë përgjithësisht. Ajo, në njëfarë kuptimi, e ka “legalizuar” vjedhjen, gënjeshtrën, mashtrimin, pabesinë, dhe, sidomos, abuzimin me pasurinë e shtetit. Ata ua kanë ngulitur në kokë turmave që i ndjekin se pasuria e shtetit është për t’u përvetësuar për vete, ia kanë ngulitur në kokë masës se shteti i tyre përfundon te kufijtë e pronës personale të tyre. Ta vjedhësh pasurinë publike nuk konsiderohet turp, nuk konsiderohet e ndaluar. Eshtë logjike që as në nivelin qendror, e as në atë lokal, nuk kemi pasur probleme me buxhetet me të cilat kanë qeverisur të zgjedhurit e popullit, por me abuzimin dhe ndarjen e padrejtë të këtij buxheti.

Prandaj politikani ynë milioner është një fenomen shumë i zakonshëm tek ne. Nuk është habi që lufta për pushtet po bëhet gjithnjë e më e ashpër, duke qenë se të tillë njerëz kemi në të dy krahët (në krahun e atyre që po e gëzojnë aktualisht pushtetin, dhe në krahun e atyre që po e synojnë atë). Gjithashtu nuk është çudi që të tillët janë shkëputur mjaft nga realiteti në të cilin jeton pjesëtari i zakonshëm i shoqërisë sonë. E ky pjesëtar, duke mos e pasur as aftësinë minimale për t’i kuptuar e vlerësuar siç duhet, në vend që t’u kërkojë llogari, i lakmon ata, i merr për shembull, siç edhe e thamë.

Ai ëndërron që një ditë t’i kapërcejë problemet e tij me një lëvizje akrobatike, si në dhjetëra e qindra raste të politikanëve, të modeleve të tij! Endërron që një ditë të ketë një shtëpi të bukur, një veturë luksoze, t’i dërgojë fëmijët për të studiuar diku në Perëndim, dhe jo vetëm.

Por ky i gjorë ka pak faj. Pjesa më e madhe e fajit bie mbi ata që e kuptojnë se e kanë obligim që të “urdhërojnë në të mirë e të ndalojnë prej së keqes” (Kur’an 9:71). Këta e kanë për detyrë ta mësojnë atë pjesëtar të gjorë të shoqërisë se vetura zyrtare me të cilën shëtitet i përzgjedhuri prej tij është edhe e veta, se rrobat e veshura nga ky i përzgjedhur janë blerë me paratë e tij, dhe po ashtu ta mësojnë se pasuria e tij, pra, nuk përfundon aty ku merr fund kufiri i pronës së vet.

Na duhen zëra të rinj për t’i bërë thirrje ndërgjegjes së kësaj shoqërie, e cila, ashtu si bretkosa në enën e parë, do të vdesë pa e kuptuar se po jep shpirt! /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen
Opinione

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

16/03/2023
Nga Altin Braka: KMSH-ja si monarki absolute
Opinione

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

10/03/2023
Nga Altin Braka: KMSH-ja si monarki absolute
Opinione

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

04/03/2023
Lajme të tjera
Pajisja që kontrollon gjithçka që ju gëlltisni (për të mbajtur në kontroll peshën)

Pajisja që kontrollon gjithçka që ju gëlltisni (për të mbajtur në kontroll peshën)

Akademikët britanikë bojkotojnë institucionet arsimore izraelite

Akademikët britanikë bojkotojnë institucionet arsimore izraelite

Krateri i Diamanteve, e vetmja minierë e aksesueshme nga publiku (çdokush mund të marrë diamante dhe të ikë)

Krateri i Diamanteve, e vetmja minierë e aksesueshme nga publiku (çdokush mund të marrë diamante dhe të ikë)

TË FUNDIT

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike

7 orë Më parë
Miliarderi 92-vjeçar, gati të martohet sërish

Miliarderi 92-vjeçar, gati të martohet sërish

11 orë Më parë
Chatbot i AI ChatGPT u rrëzua…

Chatbot i AI ChatGPT u rrëzua…

12 orë Më parë
Një marrëveshje pa firma: si komentohet Ohri nga Escobar?

Një marrëveshje pa firma: si komentohet Ohri nga Escobar?

13 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20/03/2023
Kriza bankare: kush do e shpëtojë Credit Suisse?

Kriza bankare: kush do e shpëtojë Credit Suisse?

20/03/2023
Irak: 20 vjet nga fillimi i pushtimit amerikan dhe rënia e Sadam Huseinit

Irak: 20 vjet nga fillimi i pushtimit amerikan dhe rënia e Sadam Huseinit

20/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Nga Murat Selvi*: Rrjetet sociale në kohë krizash

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist