Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Iljasa SALIHU: E vogël për dallime kaq të mëdha

by Te Sheshi
26/09/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Iljasa SALIHU: E vogël për dallime kaq të mëdha

Maqedonia është shtet shumë i vogël për gjithë këto dallime kaq të mëdha. Zyrtarisht jetohet bashkë, por realisht ndarja vërehet si të jetë bërë me një thikë të mprehtë. Madje, përpos numrit të shumtë të përmendoreve për dallim prej të shqiptarëve, dallimi vërehet edhe në stilin e ndërtimit. Mes të tjerash, përmendoret e tyre janë të stërmbushura me armatim, kurse përmendoret shqiptare janë duarthatë, duke dashur kështu të tregohet se kush është i forti në këtë vend; ai që ka armë, dhe shihet se kush ka armë. Ndarja mes maqedonasve dhe shqiptarëve vërehet dhe përjetohet çdo ditë, por një gjë e tillë nuk pëlqehet të thuhet. Nuk duan të dëgjojnë më shumë maqedonasit, ngaqë kanë kuptuar se shqiptarët janë palca kurrizore e këtij shteti, dhe mungesa e tyre në këtë shtet do të thotë mungesë e maqedonasve në Maqedoni. Shumicën e mërgatës e përbëjnë shqiptarët, kurse buxheti i shtetit infuzionet më të forta i pranon prej të ardhurave financiare të mërgimtarëve shqiptarë. Shqiptarët shfrytëzohen, dhe tepër pak përfitojnë prej këtij shfrytëzimi, ndërsa maqedonasit i shfrytëzojnë të mirat publike që jetësohen përmes buxhetit të përbashkët. Ata nuk duan të ndahen zyrtarisht prej shqiptarëve, por realisht janë të ndarë, dhe për këtë ndarje shihet se janë shumë të lumtur. Mjafton ta kundrosh pjesën ku jetojnë shqiptarët dhe atë ku jetojnë maqedonasit. Ç’të shohësh? Dallim kontinental!

Në rajonet ku në shumicë dërrmuese jetojnë maqedonasit shohim plan funksional urbanistik, parqe të rregulluara tejet mirë, kënde të lodrave për fëmijë, shtigje për të vrapuar dhe salla të ndryshme sporti. Dallim i madh me rajonet ku jetojnë shqiptarët, paçka se bëhet fjalët për pesë metra vijë ajrore mes nesh dhe atyre. Kryetarët dhe këshilltarët komunalë nuk çajnë fare kokën për gjësendet e lartcekura. Ata mjaftohen me tymin e duhanit nëpër kafenetë, ku më së shumti flitet për politikë, dhe ata që janë ulur nëpër kolltukët e komunave fatkeqësisht më së tepërmi heshtin. Këta mjaftohen me rrogat, mëditjet, lejet vetjake për ndërtim, e me ndërtesat shumëkatëshe, të cilat do t’ua shesin shtrenjtë mërgimtarëve shqiptarë. Të gjorët mërgimtarë; duhet t’i mbushin vrimat e buxhetit, t’i mbushin xhepat e keqpërdoruesve të buxhetit, madje në disa raste t’i financojnë projektet publike kapitale. Këndi i lodrave për fëmijë është i vdekur, gjegjësisht as varri nuk i shihet. Në rajonet shqiptare, banesat ndërtohen pa parqe, ngaqë lejedhënësit nuk i interesojnë kriteret për ndërtim. Pastaj, po këta të poshtër thonë se rinia është ardhmëria jonë. Jo ore babëzi, ju plagosët gjithçka. Plagosët rëndë të tanishmen, sa për t’u krenuar me të ardhmen!

Fëmijët shqiptarë, në mungesë të këndit të lodrave, po luajnë në rrugë mes sirenave të veturave dhe sharjeve të ngasësve. Në heshtje janë duke ju mallkuar. Jini të bindur se nëse servilizmi i të rriturve ju ujiti kaq shumë, pastërtia e fëmijëve do t’ju kalbë shumë shpejt. Ju ua vodhët çdo gjë fëmijëve dhe të rinjve. Ju ndërtuat shumë ndërtesa e grumbulluat shumë pasuri për vete, pa harruar se sendërtuat autoritet të hekurt dhe famë të ndryshkur. Por mos harroni se një ditë rëra e shtëpizës së milingonave do t’ju fërfëllojë në greminën e përjetshme të turpit. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Ashpërsohet gjuha për Halepin: ambasadorja amerikane në OKB e akuzon Rusinë për barbarizëm

Ashpërsohet gjuha për Halepin: ambasadorja amerikane në OKB e akuzon Rusinë për barbarizëm

Rivelino Çuno, kryetari i PEISH-it, pritet në një takim zyrtar në Shkup nga Zoran Zaev

Rivelino Çuno, kryetari i PEISH-it, pritet në një takim zyrtar në Shkup nga Zoran Zaev

Kodet e reja të komunikimit Rama-Meta dhe diversioni i Berishës për Klement Balilin

Kodet e reja të komunikimit Rama-Meta dhe diversioni i Berishës për Klement Balilin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025
Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

Pse RTK s’duhet të publikojnë lajme të tilla

15/05/2025
Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

15/05/2025
Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni