Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ilirjan SHEHU: Pse nuk mund ketë Plan Marshall për Kosovën siç kërkon Albin Kurti

by te Sheshi
07/03/2020
in Opinione
Reading Time: 7 mins read
A A
Nga Ilirjan SHEHU: Pse nuk mund ketë Plan Marshall për Kosovën siç kërkon Albin Kurti
5
SHARES

1880-1914 dhe jo post-Lufta e Dytë Botërore duhet të jenë shembulli i tij….

Gjatë vizitës së sekretarit James Baker në qershor 1991 në Shqipëri, zyrtarë shqiptarë, media dhe njerëz që morën pjesë në mitingun e madh të organizuar për pritjen e tij kërkonin një Plan Marshall për Shqipërinë.

Një kërkesë e tillë duhet t’i jetë dukur e çuditshme Sekretarit Baker dhe zyrtarëve amerikanë të cilët e dinin se Plani Marshall ishte një plan ndihme ekonomike (dhe politike) për Europën e shkatërruar të pas-Luftës së Dytë Botërore.

Plani i ndihmës (i cili pasonte një tjetër plan financimi të mëparshëm, zgjati vetëm katër vjet dhe efektiviteti i tij është objekt debati), ishte pjesë e fillimit të Luftës se Ftohtë me BRSS dhe implementimit të doktrinës “Truman” për ndalimin e përhapjes së komunizmit.

E gjitha kjo vinte edhe pas Konferencës së Bretton woods të viti 1944 në të cilën u vendos krijimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (që u bë më pas Banka Botërore) dhe GATT (sot Organizata Botërore e Tregtisë). Këto aksione shënonin themelimin e periudhës së atij që u quajt sistemi i “Bretton Woods”, i cili kombinonte një sistem monetar ndërkombëtar bazuar në vlerën e floririt me fleksibilitetin për ndërhyrje të shtetit në politikat fiskale, tregëti të lirë mes shteteve, një shtet ndërhyrës të fortë në ekonomi dhe sigurues i ndihmës sociale (shteti i asistencës) dhe lëshime të rëndësishme për organizimin e punëtorëve në unione.

Periudha kur Baker vizitonte Shqipërinë në 1991 shënonte kulmin e sulmit ndaj institucioneve të Bretton Woods. Presidenti Nixon kishte lajmëruar daljen nga sistemi i floririt në 1971, ndërsa Reagan dhe Thatcher kishin nisur revolucionin e tyre të politikave të tregut të “lirë” dhe liberalizmit, luftën ndaj unioneve, ndaj shtetit të asistencës, privatizimet masive dhe deregullimin e tregut monetar.

FMN dhe Banka Botërore ishin shndërruar në institucione përkrahëse të kësaj fryme në vitet ’80 ndërsa jepnin borxhe që kërkonin implementimin e këtyre rregullave nga shtetet borxhmarrëse.

Në vitin 1991 administrata e presidentit Klinton, pjesë e së cilës ishte dhe Baker, do të thellonte më tej këto reforma duke promovuar neoliberalizmin, globalizimin dhe lirinë e tregut edhe më shumë (si p.sh. heqja e legjislacionit Glass-Steagall per regullimin e sektorit bankar).

Ndërkohë, motivi kryesor i Planit Marshall, shteti komunist i Bashkimit Sovjetik, sapo kishte pushuar së ekzistuari.

Një Plan Marshall ishte pra si simbolikisht ashtu edhe praktikisht një ide mbi katër dekada me vonesë kur shqiptarët ja kërkonin atë Sekretarit Baker.

Në fakt Shtetet e Bashkuara, në kontekstin e shpërbërjes së Jugosllavisë, luftës së Bosnjes dhe rrezikut që gjithë Ballkani të dilte jashtë kontrollit (nëse lufta përfshinte Maqedoninë dhe Shqipërinë ky rrezik ishte krejt real) i dhanë Shqipërisë qindra milionë dollarë ndihma gjatë viteve 1991-1995 (sipas disa burimeve rreth 250 milion dollarë). Por ato nuk ishin kurrrë një Plan Marshall.

E bëra këtë hyrje të gjatë për të dhënë një kontekst se çfarë ishte Plani Marshall dhe për t’i bërë një hapje idesë së një Plani Marshall për Ballkanin të cilin kryeministri Kurti e propozoi në Konferencën e Sigurisë të mbajtur në 14 shkurt 2020 në Mynih. Nëse në 1991 një ëerkesë e tillë ishte shumë e vonuar, implementimi i një ideje të tillë sot është jashtë çdo kohe. Në fakt, për të gjetur një paralele historike, në vend që të shohë drejt periudhës së fillimit të ndërtimit të Europës së Bashkuar në vitet e pasluftës së dytë botërore, kryeministri Kurti duhet t’i drejtojë sytë drejt një tjetër periudhe akoma të mëhershme, asaj të viteve 1870 – 1914.

Ajo ishte periudha kur shtete si Gjermania, Italia dhe Japonia u unifikuan dhe industrializuan. Kjo solli fundin e sistemit të Koncertit të Europës, rritjen e influencës globale të këtyre fuqive, fillimin e konflikteve të reja për dominim ushtarak, territorial dhe tregëtar dhe Luftën e Parë Botërore, shkatërrimin e standartit të floririt, fundin e doniminimit britanik dhe krijimin e realiteteve të reja në politikën ekonomike ndërkombëtare.

Në këtë realitet, shumë të ndryshëm nga ai i vitit 1945 kur Europa rindërtohej dhe shumë të ngjashëm me vitet 1880-1914 kur ajo përçahej, kërkesa për një një Plan Marshall është jo vetëm e pavend por, unë do të thoja, edhe pa kuptim. Ngritja e Rusisë dhe Kinës në veçanti, por dhe e Indisë, prishja e marrëveshjeve dhe aleancave të vjetra dhe ngritja e aleancave të reja, gara për dominim politik-ekonomik dhe ushtarak ndërsa fuqi në rritje kërkojnë rishikimin e rendit të deritanishëm liberal ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA, janë realiteti i sotëm. Perëndimi i pas-Luftës së Dytë Botërore kërkonte emigrantë, Europa e sotme mundohet t’i mbajë larg me çdo kusht ata. Perëndimi i atyre viteve ishte i prirur për hapje dhe bashkëpunim ndërsa shënonte rritje ekonomike, shtim të të drejtave të njeriut, bashkim, heqje kufijsh e lëvizje të lirë. Sot Perëndimi është i ndarë ndërsa interesi i përbashkët ja ka lënë vendin interesave lokalë.

Politika e jashtme e Perëndimit ishte e qartë atëherë sepse armiqtë ideorë, politikë dhe ekonomikë ishin të qartë; autokracia dhe tirania nuk ishin të pranueshme. Sot, rryma të forta politike në Perëndim të cilat propagandojnë një version nacionalist ekstrem dhe racist, kanë tendenca të forta autokratike.

Europa e sotme është në stanjacion politik, ekonomik dhe kulturor. Brexit, situata nacionaliste në Spanjë, kundërshtimi nga vendet lindore të BE ndaj politikave të qendrës, përplasjet mes Gjermanisë dhe Francës dhe kundërshtimi i kësaj të fundit për politikat e zgjerimit, janë të gjitha shprehje të gjendjes së saj. Ky është një moment historik që do kuptuar mirë. Analiza kërkon ndërthurjen e perspektivës lokale vendore me atë rajonale, europiane dhe globale për të marrë parasysh dhe kuptuar jo vetëm interesat e vendit po dhe ato të vendeve të cilave u kërkohet ndihma dhe partneriteti.

Në rastin konkret, Kosova, si një vend i vogël dhe i varfër, por me një potencial relativ zhvillimi, ka interes forcimin e brendshëm institucional dhe ekonomik, hapjen dhe zhvillimin e tregëtisë me jashtë dhe integrimin (pjesor ose tërësor) në EU. Por sa nga këto interesa përkojnë me interest e BE dhe SHBA? Cilat kushte specifike ekzistojnë atje që do ta shtynin Perëndimin t’i japë Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor divcka të ngjashme me një Plan Marshall? Unë mendoj se përvevc një koncepti të vagullt për të kundërshtuar atë që shihet si “kërcënimi rus” në Ballkan, të tilla kushte nuk ekzistojnë.

Ndryshe nga periudha e pas-Luftës së Dytë Botërore, Europa e sotme ka lëvizur vendosmërisht drejt proteksionizmit nga e djathta (në vend të atij të majtë socialist e social-demokrat që Albini dhe VV përfaqësojnë), që do të thotë anti-emigracion, anti-zgjerim dhe proteksonizëm i interesave të ngushta ekonomike dhe sidomos industrial të tregut të brendshëm dhe, ku është e mundur, projektim dhe zgjerim i këtyre interesave të ngushta jashtë. Askund liberalizmi dhe globalizmi nuk shihen më si një dallgë që ngre gjithë varkat. Ky normalitet i ri që po krijohet ndërsa flasim, ka vetëm një burim:0 mosfunksionimin më të tregut global si institucioni kyc i rendit kapitalist, atë që Karl Polanyi e quan burimi dhe matrica (fount and matrix) i këtij rendi.

Brenda vetë BE-së mosfunksionimi i tij është i qartë nga Brexit, nga krizat ekonomike dhe sociale ne vendet perëndimore të BE-se dhe nga diferencat e mëdha mes vendeve perëndimore dhe lindore (edhe këto të fundit krejt të pakënaqura nga organizimi institucional dhe disavantazhet tregtare).

Kriza shihet edhe në çarjen e marrëdhënieve BE-SHBA dhe ndryshimin në vizionin që këta të fundit kanë për aleancën dhe ndihmën ndaj BE-së. Ndaj dhe Kurtin e pret përpara një detyrë e vështirë ku ai do përballet jo vetëm me probleme politike-ekonomike të brendshme, por edhe me rolin e ri më aktiv të Serbisë e cila ndjehet shumë më e pavarur, guximtare dhe në pozicion më të fortë për të negociouar, më një Shqipëri të dobësuar të drejtuar nga liderë oportunistë, kapriçiozë dhe me besueshmëri të ulët, me një Europë të fragmentuar dhe politikisht anti-zgjerim si dhe me një SHBA, interesat gjeopolitike dhe ekonomike të së cilës janë fokusuar më shumë nga Lindja e Mesme dhe sidomos Azia.

Jo një Plan Marshall që nuk do e marrë kurrë, por një politikë strategjike, e detajuar dhe specifike për çdo vend dhe marrëdhënie interesi është ajo që i duhet Kosovës. Për këtë Kurtit do t’i duhet të ndërtojë një politikë të jashtme me një përqasje krejt të ndryshme nga politika pa plan dhe e bazuar tërësisht vetëm në pritshmërinë, kujdesin dhe bujarinë e ndërkombëtarëve.

Të gjitha sa më lart, nëse nuk kanë qenë të qarta më parë, duhet të jenë bërë të qarta për kryeministrin Kurti ndërsa zhvillonte takime me liderët perëndimorë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ai duhet ta ketë kuptuar që pesha e Kosovës në gjeopolitikën e SHBA dhe BE ka pësuar rënie, që presioni për konformitet është më i madh ndaj Kosovës tashmë se ndaj Serbisë, pozicioni i së cilës është forcuar, dhe se ndihma më të zgjeruara politike-ekonomike nuk priten për Kosovën.

Kjo është situata lokale dhe ndërkombëtare të cilën Kurti nuk e krijoi por me të cilën duhet të përballet. Për këtë do t’i duhet që të krijojë një strategji afatgjatë bazuar në rendin dhe zhvillimet aktuale të cilat Kosovës deri më tani i kanë munguar krejtësisht. Kryeministri Kurti duhet të njohë dhe të pranojë kushtet reale të vendit të tij të cilat nuk janë të ngjashme më me jo vetëm me kohën e Planit Marshall por as madje me atë të dy dekadave të fundit kur Europa ishte akoma në fazën e saj të liberalizmit. Ajo periudhë ka mbaruar. /tesheshi.com/

*Departamenti i Shkencave Politike Universiteti Carleton

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Sofja, kundër Athinës për krizën e refugjatëve: Marrëveshje Turqi-BE, në jetë e jo e vdekur

Sofja, kundër Athinës për krizën e refugjatëve: Marrëveshje Turqi-BE, në jetë e jo e vdekur

DETAJE/ Ku dhe nga kush u shpall 8 Marsi si Ditë e Gruas: deri në ’72-in, pa të drejtë vote zemër të Europës!

DETAJE/ Ku dhe nga kush u shpall 8 Marsi si Ditë e Gruas: deri në '72-in, pa të drejtë vote zemër të Europës!

Kim i lëshohet Europës për dy raketa: i ngjan SHBA-së në armiqësi!

Kim i lëshohet Europës për dy raketa: i ngjan SHBA-së në armiqësi!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

Erdogan, me Gazën në gojë në Tiranë

16/05/2025
Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

Osmani, e ashpër me BE-në nga Tirana

16/05/2025
Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

16/05/2025
Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni