Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ilir KRASNIQI/ Belatë që mund të na vijnë nga Greqia*

by te Sheshi
29/03/2015
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Ilir KRASNIQI/ Belatë që mund të na vijnë nga Greqia*

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka shkaktuar një huti të madhe në eurozonë dhe BE me planet e tij të ndërprerejes së bashkëpunimit me Trojkën. Ka shumë konfuzione në mes Greqisë, BE dhe Gjermanisë. Qëndrimi brenda eurozonës është se nuk do të jap kurrfarë ndihme Greqisë nëse ai vend nuk miraton dhe zbaton të gjitha reformat me të cilat është pajtuar Athina në shkurt.

Qeveria e Tsipras krahas dëshirës që t`i përmbahet dhe të sigurojë stabilitet ekonomik që është në kufirin e bankrotit dhe kontestit me BE, përpiqet të “koketoj” me qeverin e Putinit. Lufta për mbijetesën në qeveri, e nxit Tsipras të krijoj lidhje të ngushta me Rusin që është nën sanksionet e BE dhe SHBA. Qeveria e Tsipras derisa vazhdon konfliktin verbal me zyrtarët e BE dhe Gjermanisë, udhëheq një lloj diplomacie të fshehtë me Gjermanin dhe Rusin.

BE i ka ofruar Greqisë një ndihmë të re prej dy miliardë dollarëve. Boshti gjermano-francez që mban eurozonën, është e interesuar që të mbajë Greqinë në zonë dhe shpëtojë eurozonën nga polarizimet e brendshme. Por kryeministri grek Aleksis Tsipras theksoi se Greqisë nuk do i duhet të ndërmarrë hapa që çojnë në recession, pra shtrëngimin e mëtejmë të rripit për popullatën dhe shkurtimin e shpenzimeve publike nga buxheti.

Kancelarja gjermane dëshiron ta ndihmojë qeveris së Tsipras, jo në përkrahjen reale të qeverisë së majtë Syriza, por për shkak të mbajtjes së balancit të raporteve brenda BE dhe eurozonës, që janë edhe më tej të tensionuara. Prapa skenave të konfliktit Berlinit dhe Athinës, lojërat diplomatike janë tashmë në zhvillim e sipër.

Të martën, disa orë pasi qeveria greke bëri të ditur se kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras pranoi ftesën e kancelares gjermane Angela Merkel për të vizituar Berlinin, merret vesh që njëshi i Greqisë do të bëjë një “tur turistik” të ngjashëm, vetëm pak në lindje, dhe se do të udhëtojë dhe në Moskë.

Kryeministri Tsipras do të vizitojë Kremlinin më 8 prill, me ftesë të presidentit rus Vladimir Putin. Disa orë pas kësaj deklarate, një nga diplomatet më të shquara të SHBA-ve, Viktoria Nuland, ka mbajtur një takim urgjent me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kocijas në Athinë.

Nuland, e cila është Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, me ngut udhëtoi me aeroplan në Greqi në mënyrë që ministrit të jashtëm grek t`ia prezantojë shqetësimin se SHBA ndjejnë, “se kriza e borxhit grek mund të kthehet në një konflikt gjeopolitik dhe kërcënim për marrëdhëniet ndërkombëtare”. Shtetet e Bashkuara konsiderojnë që Greqisë nëse i lejohet të “bredh lirisht” pa kontrollin e fuqive të mëdha, mund të përfundojë në krahët e Rusisë, e privuar nga ndihma e BE-së, me çka do të ndërprejnë lidhjet me Perëndimin.

Ky përfundim, fiton në peshë nëse merret parasysh sa do të humbiste NATO në planin strategjik nëse njëra nga anëtarët e saj vendos të “lakojë nga rruga”. Se sa ishte e rrezikshme rrëshqitja e Greqisë në drejtim tjetër, tregon telefonata që zhvilluan Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kur diskutuan çështjen e krizës ekonomike të Greqisë dhe rrugët për ta tejkaluar atë.

Dy liderët shqyrtuan zhvillimet e fundit në Greqi dhe përpjekjet për t’u arritur një marrëveshje realiste që do të bazohet në reformat për ta rikthyer vendin në kursin e zhvillimit, brenda eurozonës. Këto reagime erdhën pas njoftimit se Greqia ka për qëllim t`i propozojë parlamentit Ligjin me të cilën agensioni për privatizim do të shndrohet në një fond që do të shërbente financimin e politikave sociale në vend të uljes së borxhit publik.

Kjo ka hidhëruar kredituesit e jashtëm. SHBA kanë shfaqur shqetësim nëse  Greqia si anëtare e NATO-së, zgjedhin ndryshimin e papritur të kursit. Me këtë hap siguria evropianë do të jetë në mënyrë të konsiderueshme e rrezikuar.

“Marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta të majtistëve grek me Rusinë, u kanë lejuar ministrave të këtij vendi që hapur të propozojnë kthesë në bashkëpunimin strategjik me Vladimir Putin, në rast se Athina nuk mund të gjejë një gjuhë të përbashkët me partnerët e saj evropiane. Rusia me krahë të hapur do të priste vëllezërit e tyre ortodoksë, pavarësisht nga shqetësimet e tyre financiare”, kishte vlerësuar edhe gazeta britanike “Guardian”.

Ne duam një marrëveshje të drejtë me kreditorët. Megjithatë, nëse vjen deri tek ajo, nëse Gjermania nuk heq dorë nga qëndrimi i saj, e cila çon në shpërbërjen e Europës, atëherë do të vendosim për për planin B – tha Panos Kammenos, udhëheqës i krahut të djathtë “të Greqisë së pavarur”, e cila me të majtët e Tsipras janë në koalicionin qeverisës. Duke qenë që negociatat me Brukselin dhe Berlinin bëhen gjithnjë e më të rënda dhe të padurueshme, Ministri Kocijas ka luajtur në kartën e pozicionit strategjik dhe rëndësinë e rolit të saj në hartën gjeopolitike të Greqisë.

Kreditorët në qoftë se izolojnë Greqinë, do ta bëjnë me shpenzimet e tyre. Miliona emigrantë, ndër të cilët do të gjenden numër i konsiderueshëm i xhihadistëve, do ta vërshojë Evropën nëse Greqia dështon. Automatikisht e humb stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, dhe përveç problemeve ekzistuese në Ukrainë, Siri, Irak, dhe në Afrikë veriore, do të kemi kaos të përgjithshëm, paralajmëroi Kocijas kreditorët nga BE në një takim dhjetë ditë më parë.

Megjithatë, durimi të cilën e kanë udhëheqësit evropianë për Tsipras është gjithnjë e më pak. Takimi i ardhshëm Tsipras dhe Merkel, në të cilën kryeministri grek do të përqëndrohet në historinë e reformave në vend, në vend të shifrave dhe borxhit, madje shkakton pakënaqësi të përgjithshme të kritikëve kujdestarë që konsiderojnë se “ndershmëria fiskale” është emërtim i zbukuruar për shlyerjen e borxheve si e vetmja mënyrë për progresin e vendit më të madh me borxhe e BE.

Nga ana tjetër, amerikanët më së tepërmi i frikësohen izolimit i Greqisë dhe kthimit të saj nga Rusia, që sipas fjalëve të Viktoria Nuland, e ka njohur Greqinë si “Kali i Trojës”. Madje, vetë bota akademike greke e pranon një gjë të tilla. Profesor i shkencave politike në Universitetin e Athinës “Pantheon”, Dimitris Keridis, konsideron se Rusia do të kishte një interes të madh në qoftë se kriza në marrëdhëniet midis Greqisë dhe BE-së thellohet.

Kremlini mbështet shtetin që lobon për refuzimin e euros dhe kthimit të dhrahmisë, për arsyen e thjeshtë që dalja e Greqisë nga BE të thotë një dobësim i eurozonës dhe heqjen e Greqisë nga Perëndimi. Diplomatët amerikanë kanë frikë se nga kryeneçësia e huadhënësve evropiane të gjithë mund të dështojnë.

Borxhi zbeh shumë, por gjëja më e rëndësisshme është pozicioni strategjik në një situatë shumë të tensionuar gjeopolitike. Por një shqetësim tjetër nga ekspertë ndërkombëtarë është afërsia e Greqisë me Rusinë që do të mund të paralizojë përgjigjen e NATO-së ndaj agresionit rus. Athina do të mund të shfrytëzonte të drejtën e saj të vetos dhe kontestojë përgjigjen e aleancës veriatlantike nëse Rusia ‘do të kthente “shikimin në shtet e tyre baltike.

Neni pesë i NATO-së obligon 28 vendet anëtare në marrëveshje kolektive nëse ndonjë nga anëtarët e saj sulmohet. Qeveria e majtë greke është duke ruajtur lidhjet me Rusinë, krahas përpjekjeve të Athinës që t`i shmanget bankrotit dhe që zyrtarët grekë hapur hapur thonë se Athina do t`i drejtohet Rusisë apo Kinës për ndihmë, nëse bisedimet për kredi me BE përfundojnë pa sukses.

Kriza afatgjatë në Greqi mund të çojë deri në eskalimin e konfliktit të nxehtë me Turqinë. Kriza gjeopolitike që mund të paraqitet në tërë rajonin kërcënon që perëndimit të krijojë problem më të mëdha se sa borxhi grek. Si një udhëkryq i Lindjes dhe Perëndimit, ndërsa edhe një nga strehimoret më të rëndësisshme të aleancës së NATO-së në Evropë, Greqia është mjaft e rëndësisshme për botën se sa mund të paramendohet në fillim. Nisur nga kjo pa dyshim që për zhvillimet në Greqi ka një shqetësim të theksuar tek perëndimorët. /tesheshi.com/

*Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: ‘Greqia, një test për eurozonën’

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
VËZHGIM/ “Mbytja” e tokës në det, kur bëhesh armik i atdheut tënd!

VËZHGIM/ “Mbytja” e tokës në det, kur bëhesh armik i atdheut tënd!

Jemen, militantët Huthi rrëmbyen 100 studentë të huaj

Jemen, militantët Huthi rrëmbyen 100 studentë të huaj

Analiza/ Kina nuk po njeh boom? Zyrtarët: Tani synojmë cilësinë e rritjes

Analiza/ Kina nuk po njeh boom? Zyrtarët: Tani synojmë cilësinë e rritjes

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni