Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Hatem BAZIAN: Të bekuar janë emigrantët

by te Sheshi
03/05/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Hatem BAZIAN:  Të bekuar janë emigrantët

Nga Europa, nga bota arabe në Azi, nga Afrika e Jugut dhe Amerika e Veriut, kriza e emigracionit është sot një krizë globale. Në ditët e sotme, çdo shtet-komb dhe grup njerëzor mbi tokë ose është vetë emigrant, ose është destinacion pritës, e kësisoj përballet me një problem.

Tekstet e shenjta janë plot me referenca për ikjen, për mërgimin në kërkim të lirisë fetare, strehës dhe sigurisë, që mund të argumentohen si temat parësore të çdo tradite fetare. Veç kësaj, zhvillimi i marrëveshjeve ndërkombëtare shekullare që i mbrojnë emigrantët në shtetet-kombe moderne është ndikuar nga feja, e cila i dha trajtë artikulimit të statusit të favorshëm për të huajt e arritur në kufijtë në kërkim të mbrojtjes politike, ekonomike, fetare dhe shoqërore.

Nga një këndvështrim i caktuar, arritja e Ademit (Adamit) dhe Havasë (Evës) në botë mund të shihet si një episod emigracioni, edhe nëse të lëvizur me forcë nga afërsia hyjnore në planin tokësor; megjithëkëtë, ishte një lëvizje nga një shtëpi e përhershme në një vendqëndrim të ri. Të qenit të detyruar për ta lënë xhennetin (parajsën), të parin dhe të vërtetin vend amë për Ademin dhe Havanë, është një pikënisje simbolike për hyrjen njerëzore në botë për shkak të ngrënies nga pema e ndaluar dhe shtrëngimit për t’u larguar.

Por domethënëse është se narrativa njerëzore në botë fillon si një kërkim emigrant për siguri, për sigurim, dhe për një ndjenjë bashkësie. Ama, në këtë rast të kryehershëm është bashkuar me përmallimin dhe dëshirën e vazhdueshme për t’u kthyer te prania hyjnore. Kështu, të gjithë njerëzit janë emigrantë në këtë botë, duke shpresuar të kthehen tek vendbanimi i tyre i përhershëm. Mbi tokë, dhe duke lexuar një tekst të shenjtë, njeriu arrin në qendërsinë e emigracionit dhe të ikjes nga një vend në tjetrin në kërkim të nevojave thelbësore njerëzore: lirisë fetare, sigurisë, ushqimit, strehës, dhe bashkësisë derëhapur.

Të menduarit mbi profetët Ibrahim (Abraham), Musa (Moisi), Isa (Jezus) dhe Muhammed në terma të emigracionit dhe refugjatit siguron një mbështetje më të thellë në qendërsinë e lëvizjes njerëzore nga e keqja apo armiqësia në siguri, dhe që shpesh rezulton me lehtësim dhe hapje. Në mënyrë domethënëse, manifestimi hyjnor në formën e lumturisë dhe lehtësimit për emigrantët vjen pas aktit të emigrimit, dhe si rezultat i vështirësisë që ai sjell.

Nga Europa, nga bota arabe në Azi, nga Afrika e Jugut dhe Amerika e Veriut, kriza e emigracionit është sot një krizë globale. Në ditët e sotme, çdo shtet-komb dhe grup njerëzor mbi tokë ose është vetë emigrant, ose është destinacion pritës, e kësisoj përballet me një problem. Përgjigjet ndryshojnë rreth e rrotull globit, në varësi të rajonit, numrave, dhe kushteve të brendshme ekonomike, shoqërore dhe politike; gjithsesi, e sigurt është se qasja aktuale nuk po punon për të gjithë të interesuarit.

Në nivelin politik, emigracioni po trajtohet në fund të krizës; pra, arritja e emigrantit, qoftë i ligjshëm apo i paligjshëm, dhe struktura të ndryshme të ndërtuara për t’i kufizuar apo për t’u bërë vend emigrantëve në momentin e hyrjes. Në Europë, kriza është bërë e rëndë pas një orteku njerëzor javor që çan rrugën nga Afrika e Veriut dhe ajo Nënsahariane, nga Siria, Iraku, Palestina, Jordania, Afganistani dhe Somalia, për të përmendur çka njihen më mirë.

Por të tjerë nga anekënd Azisë po u ikin kushteve të këqija politike, shoqërore dhe fetare, që po përkeqësohen me të shpejtë. Në Amerikën e Veriut, debati i emigracionit është bërë një lojë futbolli midis republikanëve dhe demokratëve, me çdonjërën palë duke u përpjekur t’i japë formë me kujdes një përgjigjeje “patriotike” që nuk do të ndikonte te mundësitë e saj elektorale.

Ideja se problemi është i jashtëm dhe mund të zgjidhet duke ndërtuar mure, duke shtuar kamera, dhe duke e shtuar më tepër sigurinë e kufijve, është një iluzion për një zgjidhje, ngaqë përqendrohet në rezultatin përfundimtar të krizës, dhe jo në shkaqet pas saj. Çka shihet në këtë lëvizje masive njerëzore është shembja dhe ardhja në fund e shteteve postkoloniale dhe e sistemit botëror të globalizuar tejet të dëmshëm, me pasojën e atypëratyshme të zhvendosjes dhe emigracionit masiv.

Shtetet me shumicë muslimane nuk janë të imunizuara nga kriza, e ca janë burimi i shumë emigrantëve, ndërsa të tjera, si Turqia, Jordania, Pakistani dhe Irani, janë pritëse për miliona refugjatë. Sidoqoftë, rajoni i Gjirit Persik paraqet një kontradiktë dhe një qasje shumë ekstreme ndaj emigracionit. Në njërën anë, ne kemi politikat më kufizuese të emigracionit, ndërsa në anën tjetër, Islami, feja e afirmuar brenda çdo shteti, lindi dhe erdhi në artikulim të plotë nga emigrimi i Profetit dhe i shokëve të tij për në Medinë.

Në mënyrë kuptimplote, në kohën kur muslimanët po provonin persekutimin në Mekë për shkak të besimit të tyre fetar, ishte mbreti abisinas, Nexhashiu, që i mirëpriti ata si emigrantë dhe ofroi liri fetare e siguri për të tërë të mërguarit për në vendin afrikan. Sot, ndërsa jepen shpjegime për ksenofobinë dhe racizmin në shumë pjesë të botës, tabloja e madhe na kërkon ta përqafojmë dhe lëvdojmë emigrantin dhe të huajin, sepse historia e tij apo e saj është veç një element përbërës i rëndësishëm në narrativën tonë.

Emigracioni dhe lëvizja sollën sukses dhe të mira në të shkuarën, dhe mund të jenë burimi për këtë në të ardhmen. Të menduarit në terma përjashtimorë, mendjengushtë, ultranacionalistë apo fetarë, nuk është në tablonë e madhe të historisë tonë njerëzore kolektive. Çdonjë nga ne është në të njëjtën kohë një emigrant nga e shkuara, dhe mund t’i kërkohet gjithashtu të jetë ndihmës për një të sapoardhur: sepse bota është një vend emigracioni për të gjithë njerëzinë. /tesheshi.com/

Përktheu: Bujar M. Hoxha 

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Premier Liga me kampion të ri: Chelsea-i

Premier Liga me kampion të ri: Chelsea-i

Fotot/ PS, PD dhe LSI "shiten" së bashku dhe kanë të njëjtin çmim

Le Pen ndalon deklaratat e babait të saj në publik

Le Pen ndalon deklaratat e babait të saj në publik

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni