Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Përse “Colët” e Ramës nuk i dorëzuan kurrë llastiqet?

by te Sheshi
09/09/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Përse “Colët” e Ramës nuk i dorëzuan kurrë llastiqet?

Edi Rama e ka ditur fort mirë se ç`po fut në parlament. Kush mendon se e ka bërë nga dashuria për të “fortët”, gabon. E ka bërë nga afshi për ta marrë me çdo çmim pushtetin, duke qenë me këmbë në tokë, por vetëm sa i përket marrjes, dhe jo ushtrimit.

Me këmbë në tokë do të thotë që ai e ka marrë në konsideratë faktin se shqiptari, sidomos në disa zona, dhe specifikisht në Kurbin, voton vetëm tribalisht. Në 20 vjet tribalizimi ka rihedhur rrënjë tek ne, si një afirmim i degradimit politik e social; dhe ata që e prodhuan këtë katandi tashmë po bien viktimë e saj.

Thënë më shkoqur, pa Ndokën, Prengën e Frrokun, Rama zor se merrte vota në zonat respektive. Por shtrohet pyetja: a ka menduar ndonjëherë Rama se ç`kosto politike do i sillnin në të tjera drejtime këto emra, siç dhe i kanë sjellë boll?

Ka gjasë që këtë të mos e ketë menduar aq thellë, të mos ketë qenë në gjendje ta parashikojë se ç`telashe mund t`i sjellin, e deri në ç`pikë. Sepse, po me gjasë, ka menduar e ka besuar se do mund t`i bëjë zap në anën rrugaçërore të tyre. Madje, madje, ka menduar se me përfshirjen në politikë, veç mundësisë për të mësuar si vendoset një kollare, do u jepte dhe mundësinë që të gdhendeshin si njerëz, të mësonin ca shprehi të domosdoshme etike në sallonet e politikës, e kështu dhe të rehabilitoheshin. Dhe pikërisht këtu ka menduar se do shlyhet nderi me nder: pra, ti më jepet votat e fisit dhe zonës, unë të fus në politikë, por ti përfito e bëhu njeri; dorëzo llastiqet!

Por çdo të thotë “dorëzo llastiqet”? Më mirë se me Colin e filmit Debatik nuk mund të shpjegohet ajo që ka ndodhur këto dy vjet me disa cuba në parlament. Siç dihet, Coli ishte djalë i shkathët, tipik prej atyre temperamenteve që u duheshin komunistëve për aksionet e tyre. Por ata i vendosën një kusht Colit për t`u bërë njeriu i tyre, për të fituar statusin e lartë të aktivistit komunist: të dorëzonte llastiqet, që ishin një simbol rrugaçllëku, ndonëse tek Coli kjo përkthehej si çapkënllëk.

Dhe Coli nuk ngurroi. Me pak zemër të thyer hoqi dorë nga llastiqet, e nënkuptuar si heqje dorë nga jeta pa ideal, për t`u përfshirë në një trend tjetër të të jetuarit, ku do jepte më të mirën e tij për atdheun.

Dhe akti i parë që “Colët” e PS-së vijonin t’i mbanin llastiqet ende në brez, pa pranuar t`ia dorëzonin partisë, ishte refuzimi i Mark Frrokut për t`i kërkuar ndjesë Jozefina Topallit pas një kërkese të Ramës në një mbledhje grupi.

Që aty u dhanë sinjalet që “Colët” në politikë jo vetëm nuk pranonin të gdhendeshin, të latoheshin, të formatoheshin ndryshe, porse politika, bërja e tyre deputetë, u kish dhënë më tepër zemër për të bërë atë që kishin bërë gjithë jetën: cubin!

Edhe pse të kollarisur, psikologjia e tyre na i paraqet tashmë si individë që rrinë gjithë ditën me tuta sporti, me zinxhirë floriri në qafë, me fjalor harbut, dhe, sigurisht, me hapje bythësh nëpër lokalet e katundeve respektive.

Rama nuk është peng krimi, por peng i iluzionit se ata do i dorëzonin “llastiqet” me dëshirë para ofertës tunduese për t`u bërë deputetë.

Më mirë do ishte të kish lexuar Leo Buscalia-n kur thotë pak a shumë se kurrë nuk duhet t`i jepni dikujt diçka që nuk e meriton, edhe nëse është lypës. Përndryshe, shkatërrohet vetë ai, e sigurisht shoqëria ku bën pjesë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Aktivistët e Vetëvendosjes nuk lodhen: mëngjes e darkë, “lyejnë” makinën e kryeministrit Mustafa

Aktivistët e Vetëvendosjes nuk lodhen: mëngjes e darkë, “lyejnë” makinën e kryeministrit Mustafa

Gazeta Express spekulon me Imam Ahmet Kalanë; kundërpërgjigjet hoxha, Mërgim Mavraj i bën dedikim special

Gazeta Express spekulon me Imam Ahmet Kalanë; kundërpërgjigjet hoxha, Mërgim Mavraj i bën dedikim special

Arsenali ka formacionin më të lënduar të shekullit XXI

Arsenali ka formacionin më të lënduar të shekullit XXI

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni