Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Gjuha vëlla, gjuha…

by te Sheshi
25/10/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Gjuha vëlla, gjuha…

Asgjë nuk do ndryshojë për mirë në zërat e ndryshëm të realitetit të përgjithshëm derisa gjuha do mbetet po ajo; gjuha e politikës, e cila orienton sa psiqikën e njerëzve, e sa mënyrën e zgjedhur me demek për ti mbrothësuar punët e këtij vendi. Nëse ne do kemi dëshirë të bëjmë një test nëse vërtet po kthen për mirë kahja e punëve, le ti drejtohemi gjuhës, fjalorit, komunikimit në përgjithësi.

Në një shkrim të tijin para disa viteve, fill pasi ishte shkëputur nga të qenit pranë Berishës si drejtues i Zyrës së Shtypit në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër, gazetari dhe opinionisti Ermal Hasimja do i bënte një përshkrim fantastik qasjes berishiste ndaj kundërshtarit. Sipas Hasimes, tek Berisha kundërshtari nuk është dhe as që ka gjasë të jetë njeri normal, pra, edhe pse kundërshtar i tij: ai është o kriminel, o i sëmurë. Por, normal, njeri me të mirat dhe të këqijat e tij, jo, nuk ndodh të jetë!

Edi Rama fitoi një simpati të madhe publike kur në deklaratën e parë pas fitores së 23 qershorit zgjodhi ca fjalë të pambukta ndaj rivalit të tij, politik e kulturor njëkohësisht, Berisha. Ai tha se koha do e gjykonte për të mirat apo të këqijat e tij; deklaratë që ngjiti shpejt në opinion si një akt fisnik. Por ndodhi që shumë shpejt ligjërimi i ndryshoi, ku dhuntia e tij prej një gojëtari të lindur e të sprovuar nisi të fshikullonte keqaz opozitën dhe personazhet e saj, duke investuar fuqishëm me gjuhën e tij brisk dhe në një krizë të rëndë komunikimi, pos atyre të tjerave që na kanë kapluar, siç është dhe ajo e xhepave.

Madje duhet theksuar se ndër premtimet më të pambajtura të Ramës është pikërisht ai i dhënë disa herë në studio televizive gjatë promovimit të Rilindjes në vitin e fundit të opozitës, kur deklaronte se një herë në javë do të takohej me shefin e opozitës. Dhe nëse e mat Rilindjen me kutin e këtij premtimi, mu për shkak se është  tejet i bujshëm, por krejtësisht, qartësisht dhe ekstremisht i pambajtur, ahere nuk ka ç`shpresohet më.

Nga ana tjetër, opozita kurrë nuk ia kujton këtë lloj premtimi as Ramës, e as opinionit. E kjo për faktin e thjeshtë se gjendet po në të njëjtin shtrat mental dhe moral, ku nuk ka gjasë që kundërshtarin ta ketë hera-herës edhe mik, njerëzisht, por dhe politikisht.  Edhe Berisha njihet për njeri llafeshumë e gjuhëbrisk, por jo të kultivuar. Ka paaftësi të lindur për të mos prodhuar asnjë postulat politiko-intelektual, edhe pse është një doktor/profesor i kënduar që merret 24 orë në 24 me politikë. Brezat e nesërm do të vuajnë për t`i gjetur një  syresh në karrierën e tij, siç fjala vjen ka dhe Noli, mendja e madhe që dështoi katastrofikisht në politikë. Por, gjithsesi, lideri demokrat e tha në krye të herës atë “Bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”, që sikur të kishte gjetur vend vërtet në frymën e të bërit politikë, do na kursehej për veshët tanë njerëzorë një fjalor i tillë rrugësh me hordhi dhe qenër.

Janë më të freskëtat fjalë këto, hordhi dhe qen, të dala së fundi, e para nga kreu demokrat Lulzim Basha, dhe, e dyta, nga një tregtar i mllefosur në Durrës. Kontekstet si u thanë nuk është e nevojshme të sqarohen, por është e domosdoshme të thuhet se ndërsa të dytit i falet qeni, se helbete, pa shkollë, apo se kushedi se çhall e ka zënë që ta lëshojë gjuhën deri në atë pikë sa ti thotë kryeministrit “qen që duhet djegur”, i pari nuk i ka gjithsesi këto kushtëzime psiqike për të futur në fjalorin e tij hordhitë, aq më shumë kur ato u adresohen tatimorëve, shtetit, pra, që mëton se do i udhëheqë nesër në rolin e një kryeqeveritari.

Gjuha vëlla, gjuha, prej aty ta vë notën! Hordhi e qen ndoshta të sjellin vota, të sjellin në pushtet, por sukses në qeverisje harroje se të garantojnë. Përkundrazi, të kthehen dhe ty pas si një fugë…

/tesheshi.com/                                                                                              

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
VIDEO/Shikojeni mirë këtë dysheme, nuk e imagjinoni se çfarë është

VIDEO/Shikojeni mirë këtë dysheme, nuk e imagjinoni se çfarë është

Turizmi në Kosovës: plaga ekonomike e një “Zvicre” të pakapitalizuar

Turizmi në Kosovës: plaga ekonomike e një “Zvicre” të pakapitalizuar

Tony Blair: brengë dhe ndjesë për “gabimet” gjatë sulmit në Irak në 2003-shin

Tony Blair: brengë dhe ndjesë për "gabimet” gjatë sulmit në Irak në 2003-shin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni