Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Turizmi në Kosovës: plaga ekonomike e një “Zvicre” të pakapitalizuar

by te Sheshi
25/10/2015
in Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 5 mins read
A A
Turizmi në Kosovës: plaga ekonomike e një “Zvicre” të pakapitalizuar
5
SHARES

Nga Bashkim Kastrati

Kosova edhe pse ka hapësirë të vogël gjeografike, ofron mundësi të shumta për zhvillimin e disa llojeve të turizmit, pasi që ka vende turistike malore, shëndetësore, objekte natyrore dhe objekte kulturore – historike, e që mund të shfrytëzohen nga vizitorët për ekskursione, sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim etj. Por fatkeqësisht turizmi ende mbetet i pashfrytëzuar dhe injorohet nga institucionet qeveritare.

Zekë Çeku, ekspert i turizmit dhe udhëheqës i Shoqatës së Turizmit ka thënë për tesheshi.com se përkundër territorit mjaftë të vogël, Kosova ka një diversitet të jashtëzakonshëm, në raste të caktuara edhe nivele unike, që paraqesin resurse të bollshme, me mundësi të zhvillimit të forma dhe llojeve të ndryshme të turizmit në të gjitha rajonet e vendit.

“Shpeshherë pa të drejtë, konsiderohet se Kosova mund të ofrojë vetëm dy forma të turizmit, atë dimëror dhe  veror, kurse njerëz të institucioneve, që fare nuk kanë idenë së çfarë është turizmi bashkëkohor ndërkombëtar dhe trendët në tregun botëror të turizmit, shprehin skepsen e tyre injorante, kinse Kosova nuk ka turizëm dhe këtu mund të zhvillohet vetëm turizmi dimëror”, thotë Çeku.

Ai thotë se numri më i madh i turistëve ndërkombëtar në Kosovë, e përbëjnë vizitorët nga diaspora nga vendet evropiane, vizitorët nga rajoni si Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia, si dhe diaspora dhe vizitorët nga vendet tjera dhe nga kontinentet tjera.largea_13935321421584758

Sipas tij, përveç qyteteve, mjaftë shumë vizitohen zonat dhe lokalitetet turistike në vendet ambientale dhe rurale, si Gryka dhe Bjeshkët e Rugovës, Burimi i Drinit të Bardhë, Gryka e Prizrenit me Luginën e Zhupës/Lumëbardhit, Parku Rajonal i Gërmisë, Shkukëza e Gjakovës, Resorti Sharri në Luginën e Lumëbardhit, Resorti Trofta në Istog, Grykat dhe bjeshkët e Deçanit dhe Junikut, Opoja dhe Gora të Dragashit, vendet ambientale dhe të gastronomisë në Gjilan, Letnica, Rahoveci me Luginën e Anadrinit, fshatrat atraktive etnologjike të Hasit, si Zymi, Karashëngjergji dhe Gjonaj, pastaj Juniku, Isniqi dhe Dranoci në rajonin e Deçanit, si dhe vende tjera gjithandej Kosovës së mrekullueshme.

“Gjithashtu duhet krijuar parakushte për turizëm cilësor në qendrat urbane, (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, etj), për zhvillimin e formave bashkëkohore të Turizmit të Qyteteve, Turizmit të Verave dhe Gastronomisë, Turizmit Kulturor, Turizmit Edukativ, si dhe të ngjashme”, thotë  Çeku.

Institucionet nuk po bëjnë sa duhet për ta zhvilluar turizmin 

Zekë Çeku thotë se institucionet qendrore të Kosovës, shumë pak, mos të them fare pak, janë të angazhuar lidhur me krijimin e parakushteve më elementare për zhvillimin e turizmit. Ai thotë se përderisa turizmi në rajon dhe në vendet e zhvilluara gjendet në mesin e dy prioriteteve kryesore (Maqedonia, Bullgaria, Mali Zi dhe Kroacia, në rajon), turizmi në Kosovë, për fat të keq, as që sillet në kokat dhe zyrat e burokracisë së institucioneve qendrore të Kosovës.

“Përkundër kësaj gjendje, në disa komuna ka lëvizje pozitive në vendosjen e turizmit si prioritet, fillimisht më shumë në mënyrë deklarative, porse duke dhënë rezultatet e para, siç është rasti me Pejën, Prizrenin, dhe disa komuna më të vogla. Fatkeqësisht, Prishtina, që nga paslufta dhe gjithnjë aktualisht, nuk është angazhuar gati aspak në zhvillimin e kushteve adekuate për mikpritjen e vizitorëve nga diaspora, atyre rajonal dhe ndërkombëtar. Për fat të mirë, bizneset janë tre hapa para institucioneve, dhe i tërë zhvillimi bazohet në investimet e tyre në infrastrukturën turistike (Hotelet/Motelet, restorantet, agjencionet turistike, transporti turistik dhe ‘shopingu’ turistik.)

Sa po angazhohet MTI për zhvillimin e turizmit?

Zyra për informim e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka thënë për tesheshi.com se kjo ministri synon zhvillimin e turizmit në Kosovë përmes hartimit të politikave turistike që kanë për qëllim  zhvillimin e sistemit të turizmit me politika që mbështesin konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e turizmit të Kosovës. Bizneset  turistike përfitojnë ne klimën e favorshme për të bërit biznes.

“Zhvillimi i standardeve turistike qe u ndihmon bizneseve turistike në ngritjen e konkurrencës dhe cilësisë së shërbimeve. Divizioni për Turizëm e udhëheq komisionin për kategorizimin e njësive akomoduese, ku synohen të adaptohen standardet e BE ne këtë fushë dhe te ngritët kualiteti i shërbimeve në këtë sektor”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të MTI-së.

Sipas kësaj ministrie, Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA është e angazhuar në promovimin e turizmit Kosovar për Investitorët potencial dhe turistët. Sipas tij, kjo ministri po e promovon turizmin si sektor që ka efekte të shumta në ekonomi dhe mbrojtje të ambientit, promovimin e turizmit malor në destinacione të nivelit të lartë, posaçërisht Bjeshkëve të Nemuna dhe Malet e Sharrit, turizmi aktiv (turizmi aventuristik, ecje në natyre, çiklizmi etj), turizmi ndërkufitar si dhe turizmi konferencial dhe të bizneseve.

“Kosova njihet për atraksionet natyrore turistike që ofron krahas me trashëgiminë kulturore, prandaj kjo po bën që edhe vizitat të jenë më të shumta. Po ashtu, Kosova po vizitohet më shumë edhe për shkak të qasjes më të lehtë, duke pasur parasysh këtu përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe funksionimin e mirë të Aeroportit të Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të MTI-së.

DSC04959_4602_thmb4

Sipas MTI-së, viteve të fundit sektori privat në fushën e turizmit është zhvilluar dhe organizuar mjaft mirë, ku bizneset turistike dhe hoteliere po ndikojnë në nxitjen e vizitave nga turistët. Kosova ofron mundësi të mirë për zhvillimin e turizmit malor dhe alpinizmit, atij kulturor bazuar në trashëgiminë tonë historiko-kulturore. Po ashtu, ekzistojnë potencialet për zhvillimin e turizmit rural, ekologjik dhe Turizmit alternativ.

“Në bazë të dhënave të cilat posedon Divizioni i Turizmit, te cilat janë gjeneruar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në gjatë mujorin e parë  të këtij viti,  numri i vizitorëve është 68 413 vizitorë, ku 29 956 janë vendorë dhe 38 456 janë vizitorë të huaj. Mirëpo, duhet cekur se këto të dhëna statistikore janë vetëm në bazë të kapaciteteve akomoduese dhe përfshirja e tyre nuk është e plotë, sepse numri i hoteleve dhe objekteve tjera akomoduese në Kosovë është shumë më i madh”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të MTI-së.

Gjithashtu, duhet ditur faktin se  ASK-ja në  mbledhjen e të dhënave statistikore ende nuk ka arritur t’i  përfshijë burimet tjera (nga objektet tjera akomoduese, pikat kufitare, pikat turistike etj) kështu që mund  konkludohet se numri i turistëve që e vizitojnë Kosovën është shumë më i madh.

Numri i turistëve që kanë vizituar Kosovën ndër vite:
Në vitin 2012, kanë qenë 49.973 vizitorë vendor  dhe 48.790 të huaj

Bujtje: 52.008 nga vizitoret vendore dhe 90.968 nga ata te huaj

Në vitin 2013,  kanë qenë 45. 380 vizitorë vendor  dhe 50. 074 të huaj

Bujtje: 54 867 nga vizitorët vendorë dhe 83,883 nga ata të huaj

Në vitin 2014, kanë qenë 46.477 vizitorë vendor  dhe 61. 313 të huaj

Bujtje: 55.274 nga vizitorët vendorë dhe 102.066 nga ata të huaj

/tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Tony Blair: brengë dhe ndjesë për “gabimet” gjatë sulmit në Irak në 2003-shin

Tony Blair: brengë dhe ndjesë për "gabimet” gjatë sulmit në Irak në 2003-shin

Qeveria malazeze shprehet shkurt e anglisht: Dënojmë sulmin ndaj ambasadës mike të Shqipërisë

Qeveria malazeze shprehet shkurt e anglisht: Dënojmë sulmin ndaj ambasadës mike të Shqipërisë

Isa Mustafa rreh gjoksin: MSA-në me BE-në do ta nënshkruaj unë në Strasburg

Isa Mustafa rreh gjoksin: MSA-në me BE-në do ta nënshkruaj unë në Strasburg

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni