Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Akuzat qesim të opozitës dhe precedenti Arben Meçe me Rrugën e Kombit

by te Sheshi
23/11/2018
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Akuzat qesim të opozitës dhe precedenti Arben Meçe me Rrugën e Kombit

Një ndër gjërat më të kobshme të jetës publike shqiptare në rrafshin e degradimit moral, është lehtësia me të cilën lëshohet një akuzë. Forca që e ka themeluar, e promovon dhe e kultivon rregullisht është Partia Demokratike. E gjitha kjo forcë politike, ndër vite, nuk ka mundur të bëj diç tjetër veçse të përftojë stilin e të menduarit e të shprehur të njeriut që e ka udhëhequr, Berishës. Pra, një parti e tërë, e lindur si forcë historike e një momenti historik, pas më pak se 30 vitesh ekzistence, të vetmen gjë me efikasitet të plotë, në qeverisje apo në opozitë qoftë, ka akuzën. Pa asnjë reformë apo projekt madhor politik në CV-në e saj, pa asnjë set standartesh të ofruara shoqërisë shqiptare, pa lëvizje të fuqishme mendimi apo veprimi, ajo është tkurrur në një grusht njerëzish që 24 orë në 24, nuk promovojnë as ide, as vizione, as projekte, as frymë, as risi, as standarte, por vetëm akuza. Dhe jo akuza të mirëstruktuara, të vështira për t’u rrëzuar apo kundërshtuar, të cilat kanë dalë nga mendje ekspertësh, njerëzish të aftë, e gjithashtu me moral të provuar publik, por të tilla që për nga niveli banal, lehtësia me të cilën artikulohen, fyejnë çdo mendje normale a ndërgjegje njerëzore. Dhe të vjen marraz kur sheh se, njeriu që kryeson opozitën, z. Basha, me një moshë relativisht të re, i arsimuar në Perëndim, pa lidhje me kasta të vjetra me implikime të rënda morale, është bërë një kopje e shëmtuar e z.Berisha, inspiruesit të palodhur, mbajtësit gjallë të këtij amoraliteti në politikën shqiptare, i cili po bën kërdinë dhe në moralin publik.

Akuza, e cila kërkon mendje e ndërgjegje – mendje për ta provuar e ndërgjegje për ta vetfrenuar pa qenë katërcipërisht e provuar – lëshohet si pa të keq, pa drojën e një dërme morale që u bëjnë njerëzve, pa llogaritur më pas dhe faktin se mu kjo skotë pretendon të qeverisë njerëzit.

Kësaj marrëzie, i ndih dhe media, e cila, duke qenë se në pjesën madhe të saj nuk ka asnjë udhërrëfyes moral, nuk e ka për gjë që t’i servir publikut çdo lloj akuze, përfshirë dhe ato hajvanesket e “qytetarit digjital”.

Media e cila pozicionohet si denoncuese e paudhësive të politikës, bëhet dhe vetë më e paudhë, kur po me një lehtësi i përcjell publikur akuzat e lëshuara lart e poshtë pa asnjë filtër vërtetësie.

Në valën e zhvillimeve me nuanca dramatike prej protestave të banorëve të “Astirit”, kreu i opozitës Basha, lëshon si të hante bukë me djath, akuza ndaj kryeministrit Rama se ai po fut para në xhepa nga ndërtimi i Unazës, apo se ekspozitën në Gjermani e ka hapur me para të vjedhura. Mjafton t’i thotë dhe kaq. Askush prej atyre që janë afër tij si gazetarë në këtë rast, nuk merr mundimin ta pyes se ku e bazon akuzën e tij, mbi ç’fakte, ç’të dhëna, ç’rrëmime, ç’kalkulime…e që nëse nuk merr përgjigje për të gjitha këto, t’ja bëjë me dije se akuza e tij nuk do të raportohet. Ky do ishte shërbimi më i madh që mund t’i bënte media publikut, si dhe mësimi më i madh që mund t’i jepte politikës, si një mënyrë për ta emancipuar atë. Dhe kjo vlen për dy kahjet e politikës. Se fjala vjen, mbi ç’kritere duhen raportuar statuset e Berishës që mbajnë mesazhet e dërguara nga qytetari digjital? Kush është interesi publik në këtë rast dhe cila është dobia publike, nëse ato nuk kalojnë në filtrin e vërtetësisë, në mënyrë që publikut t’i shkojë ajo që është e vërtetë, kur pra përfshihet dhe ajo që akuza mundet të mos jetë e vërtetë?

Dhe është për të vënë kujën më pas që Lulzim Basha, njeriu mbi të cilin rëndojnë dhe akuza për implikim në vrasje – 21 Janari, si ministër Rendi – jo vetëm që nuk merr kurrë mundimin ta pastrojë veten prej tyre në funksion të një statusi moral të denjë për të aspiruar të qënit në krye të qeverisë një ditë, por e ndërton të gjithë ligjërimin e tij, po ashtu dhe profilin, me pazlla akuzash. Është ky njëherësh dhe një pasqyrim i faktit se kur nuk zjen nga idetë, projektet e vizionet, e gjithë boshësia do mbushet me patjetër me diçka, e ajo është akuza. Por si duhet te qe një akuzë? Për ironi, na del në shteg sërish Basha. Kur ai është akuzuar për abuzimin me shifrën mbi 200 milion euro në Rrugën e Kombit, ajo nuk i ka ardhur nga opozita, nuk i ka ardhur nga formati bizar politik, por nga një teknicien, nga një ekspert fushe, politikisht nga një ish-dhjetorist e anëtar i Këshillt Kombëtar të PD-së, inxhinier Arben Meçe. Nuk ka patur asnjë motivim politik, pasi nuk se ishin përplasur ndonjëherë bashkë. Ishte një dosje pa asnjë frazë politike parazitare, bajate, tendencioze; ishte thjesht një punë e qashtër profesionale, e cila iu përcoll më pas Prokurorisë, ku ishte gjykata ajo që e mbylli çështjen me procedurë. Pra, pa verdikt përfundimtar mbi fajësinë ose jo të Bashës në aferën e pretenduar. E gjersa nuk ka verdikt përfundimtar, ne as e dimë e as e themi nëse Basha ka qenë apo jo në faj e përgjegjësi, e aq më pak nëse ka futur apo jo para në xhep. Por pozita politike ia kërkonte, apo shumë më tepër edhe krenaria zyrtare, patjetër dhe morali, që ta kishte rrëzuar atë dosje me një argumentim publik. Nuk e ka bërë. As për 21 Janarin. E nëse nuk e ka bërë si i akuzuar, duhet ta bëjë si akuzator. E nëse nuk e bën me vullnetin e tij, media duhet ta detyrojë. Atë dhe çdokënd tjetër, zë politik apo publik, që me një lehtësi tronditëse e të papërballueshme, e lëshon akuzën qesim. Se një pyetje e thjeshtë ngrihet me këtë rast: me ç’ekspertë fushe i ndërton akuzat opozita? Cila është ajo gjuhë pa implikime politike që e bën bindëse një akuzë, e pajtuar pikërisht për aspekte të caktuara? Duke qëndruar konkretisht te Unaza, kush janë investiguesit dhe profesionistët që bën të mundur arritjen e përfundimit se aty po vidhet? Cilat janë referencat që krijojnë provën dhe metodika e ndjekur?

Të martën në mbrëmje, Top Story në TCH ofroi një punë të shkëlqyer gazetareske duke denoncuar skandalet në tekstet shkollore, ato të dala nga dikasteri i znj. Nikolla, ku u denoncua gjithashtu dhe arbitrariteti, mbi të gjitha edhe gjuhësor i kryeministrit Rama, me fjalën dhe praktikën “falas” për librat e ciklit të ulët. Zhdërvjelltësia gazetareske në nxjerrjen boje, pasurohej dhe nga gjuha e dy ekspertëve të arsimit, Ndriçim Mehmeti dhe Et’hem Ruka, ky i fundit dhe ish-ministër socialist dhe kurrë në konflikt me Ramën. Dhe nga ajo çfarë doli, Rama t’i falej harresës por kurrsesi gjyqit. Këtë gjë nuk po e bën dot gjithë ajo opozitë, e cila përkundrazi, duke patur si pikënisje e pikëmbërritje, pra si lejtmotiv total vetëm goditjen e kundërshtarit, me çdo formë, me çdo mënyrë, nuk pyet kurrë për pasojat, ndryshe efektet anësore, duke mbjellë te njerëzit njenjën e bindjen se ata vidhen për çdo gjë e për çdo rast nga pushteti, për ta patur më pas këtë bindje si çengel mbi kokë kur të jetë vetë në pushtet. Pra, as vetes nuk i bën dobi e as publikut. Po atëherë për ç’vlen dreqi e morri?  /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Top Gun ballkanik: piloti serb “dashurohet” me homologen kroate, duartrokitet nga amerikanët

Top Gun ballkanik: piloti serb “dashurohet” me homologen kroate, duartrokitet nga amerikanët

Edhe Ronaldinho me “ndërtim pa leje”: i konfiskohet pasuria, rrezikon falimentin

Edhe Ronaldinho me “ndërtim pa leje”: i konfiskohet pasuria, rrezikon falimentin

Ana gri e Amerikës: të vetëvritesh duke qenë në punë

Ana gri e Amerikës: të vetëvritesh duke qenë në punë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

23/05/2025
Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

23/05/2025
Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni