Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enklid PELARI: Gazetaria, si ”haraçi” i fjalës së lirë

by Te Sheshi
21/10/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Enklid PELARI: Gazetaria, si ”haraçi” i fjalës së lirë

 …një maratonë që fillon nga burgimi, ekzekutimi, e deri tek rekrutimi tyre si spiunë…

Sapo hapim televizorin na është bërë normale tanimë që të dëgjojmë për një gazetar të burgosur, të vrarë, apo të goditur aksidentalisht nga një predhë “qorre” teksa po bënte reportazhin e radhës. Aq sa ndonjëherë ngjan sikur në nënvetëdije na janë bërë pjesë e “krimit”, ngaqë paguhen shumë për punën që bëjnë.

Mirëpo, nga ana tjetër, harrojmë se jeta e tyre është pikërisht ”taksa” e fjalës së lirë që ata paguajnë për të përçuar tek ne të vërtetën “e cila të kall trimërinë”, siç do e cilësonte Kadareja. Kështu, e “vërteta” ata i dhunon fizikisht, i mban pengje të grupeve terroriste, i bën kurban me tehe të mprehta shpatash, etj., dhe e gjitha kjo, e cila duket si një film hollivudian – ah sikur të ishte veç i tillë – është e pasqyruar tek raportet ndërkombëtare mbi realitetin e lirisë së fjalës në vitin aktual.

Ne harrojmë se zbulimi i realiteteve përmirëson cilësinë e politikbërjeve të brendshme dhe ndërkombëtare, përmirëson jetën e shumë njerëzve të privuar nga liritë, dhe ndoshta rrit mirëqenien e shumë të tjerëve. Pra, duket një lloj sakrifikimi që gazetarët i bëjnë vetes për hir të së mirës së të tjerëve. Sipas raporteve të Freedom House-it, të publikuara ditën e enjte, qeveritë, terroristët, kriminelët, dhe kapja e mediave nga pushtetet, kanë bërë që liria e fjalës të jetë në stadin e vet më të keq në këto dhjetë vitet e fundit.

Drejtoresha e raportit, Jenifer Dunham, thotë se gazetarët janë përballur me presion të madh nga të gjitha anët, “qeveri që përdorin ligjet e sigurisë apo luftën kundër terrorizmit si një pretekst për të heshtur zërat kritikë, grupe të armatosura dhe bandat kriminale janë duke përdorur taktika kriminale gjithnjë e më të frikshme ndaj gazetarëve, mediat e kapura u shërbejnë interesave të tyre politike apo komerciale, çka ushtron presion mbi fjalën e lirë”

Në të njëjtin përfundim arriti edhe një raport tjetër i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, i nxjerrë të hënën, i cili thekson se gazetarët janë të bllokuar mes çekanit të grupeve terroriste dhe kudhrës së qeverive që i kufizojnë liritë e tyre nën maskën e luftës kundër terrorizmit.

Kërcënimet me të cilat përballen gazetarët, sipas raportit, përfshijnë edhe “mbikëqyrjen e gazetarëve, censurimin e tyre nëpërmjet dhunës dhe burgimit”, që e bën këtë fazë, “më të rrezikshme dhe më vdekjeprurëse për gazetarinë në historinë e kohëve të fundit”. Në këtë pjesë përmendet arrestimi i gazetarëve në Etiopi, ku shumë korrespondentë janë burgosur me akuzat e “promovimit të terrorizmit”, si dhe në Egjipt, nën akuzën e lidhjeve me Vëllazërinë Myslimane.

Liritë e shtypura

Sipas raportit të Freedom House-it, 71 vende të regjistruara brenda rrezes së lirisë së shtypit të pjesshme përbëjnë 36% të numrit të përgjithshëm të shteteve që janë hulumtuar, ndërsa numri i vendeve që nuk e gëzojnë lirinë e shtypit janë 65, me një rritje prej 32%.

Shqipëria dhe Kosova radhiten në këtë raport në mesin e vendeve pjesërisht të lira, me 49 pikë. Pak a shumë në të njëjtin nivel që ishin një vit më parë, duke bërë kështu që Shqipëria të radhitet e 97-ta, ndërsa Kosova e 100-ta. Por, sipas ekspertes Aghekyan, mediat kanë zakonisht prirje proqeveritare në Ballkanin Perëndimor; kështu, vërejmë trysni editoriale nga pronarët e mediave mbi gazetarët, etj.

Për sa i përket Lindjes së Mesme, meqë atje gazetarët heqin edhe peripecitë më të mëdha, në raport thuhet se vetëm 2% e popullsisë jeton në një mjedis që ka një shtyp të lirë, ndërsa 93% nuk e gëzon lirinë e shtypit.

Dhjetë vendet më të këqija në botë për lirinë e shtypit ishin Irani dhe Siria, së bashku me Bjellorusinë, Kubën, Guinenë Ekuatoriale, Eritrean, Korenë e Veriut, Turkmenistanin, Uzbekistanin dhe Krimenë e nënshtruar ndaj Rusisë.

Ndër vendet e botës arabe, Tunizia ka shënuar një përparim të dukshëm, duke u konsideruar në të njëjtën kohë si vendi më i suksesshëm i Pranverës Arabe. Ky vend tashmë renditet i 48-ti si pjesë e “shteteve të lira”, si dhe Mauritania (50), Libani (55), Kuvajti (59), ndërsa pjesa tjetër e vendeve arabe gjendet në “klasifikimin si vende jo të lira.”

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në Nju Jork vuri në dukje se gjatë vitit 2014  janë vrarë 27 gazetarë, e këto në 15 vende të ndryshme të globit; katër prej tyre në Somali, tre në Siri, dhe po në të njëjtin numër në Pakistan.

Reporterët pa Kufij tregojnë për praninë e 158 gazetarëve të burgosur.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tërhoqi vëmendjen se gazetarët përballen nganjëherë dhe në Europë me barriera të caktuara, nën ombrellën e “mbrojtjes së privatësisë”, për të mos përmendur kërcënimet e tejskajshme të ekstremit të djathtë apo të majtë. Ndërsa në shtetet e civilizuara përballen me kufizime që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, “që shpesh i detyrojnë gazetarët të veprojnë edhe si spiunë të SHBA-ve.”

Fjala e lirë ka bërë përparime të dukshme në disa vende, si në Afrikën e Jugut, madje edhe në Ganë, që renditet e 28-ta në mesin e “kombeve të lira”. Mirëpo shumica e globit me sa duket nuk e gëzon këtë privilegj, dhe për këtë ngjan se janë pikërisht gazetarët ata të cilët duhet ta paguajnë “haraçin”. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Rrethrrotullimet më të habitshme: ja si ju presin në qytet anekënd botës

Rrethrrotullimet më të habitshme: ja si ju presin në qytet anekënd botës

10 veprime që po ju shkatërrojnë trurin

10 veprime që po ju shkatërrojnë trurin

Origjina “brryli-it” të Tiranës: nga dibrani Hasan tek pallati i Koçi Xoxes

Origjina “brryli-it” të Tiranës: nga dibrani Hasan tek pallati i Koçi Xoxes

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni