Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Origjina “brryli-it” të Tiranës: nga dibrani Hasan tek pallati i Koçi Xoxes

Nga te Sheshi
21/10/2015
në Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Origjina “brryli-it” të Tiranës: nga dibrani Hasan tek pallati i Koçi Xoxes
61
SHPËRNDARJE

Nga Bardha Nergjoni

Tashmë, brrylin nga pozicion urban e kemi dhe monument. Ai i ngjason Newborn-it të famshëm të Prishtinës, ndonëse në gjuhën e përditshme të prishtinalinjve, ende nuk ka hyrë në përdorim si shenjë orientuese. Bora-Ramiz, ish-pallati i dikurshëm i Rinisë së erës jugosllave, në oborrin e së cilës gjendet kryevepra monumentale e pavarësisë, ka ende më shumë ithtarë në fjalorin e përditshëm.

images

“Po tpres tek Bora Ramiz”</em>, ose <em>“po shifena tek Bora Ramizi”</em> ende nuk janë transferuar plotësisht me <em>“po tpres tek newborn-i” pse “po shifena tek newborn-i”.

Ndërsa brryli i Tiranës nuk e ka këtë problem. Ai vazhdon të mbetet një brryl i padiskutueshëm, sidomos tashmë që është dhe moment. E vetmja gjë e diskutueshme është se nga vjen emërtim. Mos vallë për shkak të formës gjeometrike të rrugës së atyshme që i përngjan një brryli, apo mos vallë nga ndonjë histori njerëzore me fjalën brryl, pasi siç dihet, në gjuhën urbane brryl përdoret dhe si epitet, tip ofeze, “qenka brryl fare”?!

Po, është e vërtetë që ka disa legjenda urbane lidhur me brrylin e Tiranës.

IMAG1149 Një e tillë thotë se brryli lidhet me historinë që i ka ndodhur një banori dibran. Në atë zonë kanë jetuar shumë familje dibrane të ardhura. Dhe sipas disa rrëfimtarëve në moshë, dibrani pasi mbeti si shkak i nja ndarje të padrejtë të pasurisë mes vëllezerve, nisi të thoshtë që atij i treguan brrylin, gjë që shprehet dhe me gjest. Por të tjerë tregojnë se brryli, që nga fillimet e komunizmit e deri në ditët tona do të mbahet mend për një tjetër histori.

Sipas një të moshuare, në pallatin me formën e brrylit dikur ka qenë shtëpia e Koçi Xoxes dhe shumë figurave të tjera të njohura të politikës së asaj kohe, që më pas u sulmuan nga Enver Hoxha.

IMAG1156Të tjerë i qëndrojnë versionit se brryli ka të bëjë vetëm me kthesën e fortë që merrte unaza si fund i Tiranës së atëhershme.

Por le të përzgjedhim disa opinione banorësh të atyshëm, që i përgjigjen të tre versioneve:

Agim Nano

agim nano

Historia që do t’ju tregoj është pak për të qeshur por që unë e kam dëgjuar qysh i vogël për brrylin e Tiranës. Ka qenë një burrë dibran këtu që e quanin Hasan Mukini. Ai ishte tip që bënte shaka e humor. Duke bërë shaka me të gjithë, tregonte që gjithmonë e kishte pësuar me brryl. “Spostohem nga brryli se më futën brrylin”, thoshte gjithmonë Hasani. Ngeli emri, ndonëse me kohën e rregulluan disi duke e shpjeguar me kthesën e fortë. Në këtë pjesë lidheshin disa zona. Kjo njihet si lagja e vjetër e dibranëve. Tiranasit e vjetër e sidomos ata që rrinë këtu e dinë mirë se nga vjen ky emër dhe kanë dëgjuar për Hasanin.

Ike Fazlla

ike fazlla

Brryli siç më tregonte im-shoq, ishte një vend ku rrinin njerëz të rëndësishëm. Me të dëgjuar e kemi që këtu ka jetuar Koçi Xoxe. Kanë kaluar 50 vjet por pikërisht në pallatin me formën e brrylit ka qenë shtëpi private. Kur u ndërtua pallati, ngaqë e njihnin të gjithë si brryli, vendosën që dhe pallatit t`i japin formën e tij. Mua mi ka treguar burri këto gjëra se unë nuk jam tiranase. Po e mbaj mend atëherë kur Xoxes i arrestuan edhe të birin. Tani është kthyer në një vend ku mund të kalojmë rehat se më parë shisnin rroba të përdorura. E kanë bërë mirë se e lexon. Më parë dihej vetëm me gojë.

Veronika Papa

veronika papa

Me sa di unë nuk ka ndonjë kuptim tjetër përveçse nga kthesat. Më përpara te brryli kanë qenë me ferra, e këtu mbaronte Tirana me asfalt. Fundi pothuaj ka qenë brryli. Edhe Lana ka qenë shumë keq. Sa u bëra kaq nuk kam dëgjuar ndonjë gjë tjetër veç faktit se kthesa e fortë lidhet me brrylin. Po më mirë që i kemi vënë ca emra vetë se mos i dimë ne emrat e rrugëve. Ne vetëm nëpërmjet emrave që i kemi vendosur i gjejmë lehtë, se me emrat e tabelave nuk orientohemi dot.

Brryli, zhargon e jo monument

IMAG1157

Sipas Besnik Dizdarit, brryli është zhargon e jo një monument. Ai është një pikë nevralgjike të jetës urbane e nuk mund të marrë vlera të tjera. Sipas tij, brryli është një kryqëzim midis Bulevardit “Zhan D’ark dhe urës së Lanës. Ai thotë se nuk është një emër i përveçëm e nuk mund të marrë vlera që nuk i takojnë. Brryli nis një nga rrugët më të hershme të Tiranës. Nga planimetria e Tiranës e vitit 1940 kjo rrugë ka pasur emrin Arkitekt Kasemi qysh para luftës. Sipas tij, një monument për arkitektin e famshëm do ta nderonte edhe vetë brrylin. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Kush është kjo grua në kopertinën e Vogue-s?
Sociale & Shoqëri

Kush është kjo grua në kopertinën e Vogue-s?

01/04/2023
Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit
Politikë

Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

01/04/2023
Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?
Sociale & Shoqëri

Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?

01/04/2023
Lajme të tjera
Zyrtare: Joe Biden nuk kandidon në zgjedhjet Presidenciale në Amerikë

Zyrtare: Joe Biden nuk kandidon në zgjedhjet Presidenciale në Amerikë

Takim historik mes familjeve në Korenë e Veriut e të Jugut pas 60 vitesh ndarje

Takim historik mes familjeve në Korenë e Veriut e të Jugut pas 60 vitesh ndarje

Një “atentat” në Universitetin e Prishtinës: u shkarkua rektori  Ramdan Zejnullahu

Një “atentat” në Universitetin e Prishtinës: u shkarkua rektori Ramdan Zejnullahu

TË FUNDIT

Një shekull mbi taste tingujsh

Një shekull mbi taste tingujsh

1 orë Më parë
Edhe NATO ndaloi TikTok-un

Edhe NATO ndaloi TikTok-un

3 orë Më parë
Itali: Presidenti i Senatit vë në rebelët që luftuan fashizmin dhe nazizmin

Itali: Presidenti i Senatit vë në rebelët që luftuan fashizmin dhe nazizmin

3 orë Më parë
Pamje: lirohen nga burgu vëllezërit Tate

Pamje: lirohen nga burgu vëllezërit Tate

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

01/04/2023
Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?

Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?

01/04/2023
Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

31/03/2023
Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

31/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist