Ditë pas në Dukagjin u qëlluan e u vranë babë e bir, në Krujë janë qëlluar dajë e nip, duke u shuar i pari e plagosur i dyti.
Pikërisht në fshatin Larushkë, persona të paidentifikuar kanë qëlluar ndaj shtëpisë së Gentian Bejtjes, një person me precedent penale që u ka shpëtuar tre atentateve më parë, ku është vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe ka mbetur i plagosur i biri 18-vjeçar Alvi Bejtja.
Sakaq, në Tapizë, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet tip Volkswagen, i dyshuar që mund të jetë i autorëve.
Kjo ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në një zonë të siçilizuar të Shqipërisë, ku veprojnë banda dhe individë me afera kriminale. /tesheshi.com/