Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Dr. Arben Ramkaj: Pasojat e pritshme nga publikimi i të dhënave

by te Sheshi
26/12/2021
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Dr. Arben Ramkaj: Pasojat e pritshme nga publikimi i të dhënave

Çdo krizë e madhe globale, ka vënë seriozisht në pikëpyetje tezat ekonomike klasike mbi rritjen ekonomike dhe rishpërndarjen e pasurisë. Kështu, kriza financiare e vitit 2008, e cila nisi në SHBA si një kolaps në tregun e pasurive të paluajtshme, dhe u përhap me shpejtësi në mbarë globin, nxori në pah shkallën tronditëse të thellimit të hendekut mes një pakicë të vogël super të pasurish dhe pjesës tjetër të popullsisë.

Pagat marramendëse të bankierëve dhe drejtuesve të korporatave të mëdha, kryesisht në formën e bonuseve, shkaktuan protesta dhe trazira të mëdha sociale në SHBA dhe Perëndim. Ato dëshmuan ekzistencën e një lloj sistemi të padrejtë të përfitimeve nga një pjesë e popullatës.

Madje disa ekonomistë arritën deri aty, sa të vënë në pikëpyetje dobinë e globalizmit, aq shumë të trumbetuar të paktën tre dekadat e fundit, që pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe shembjes së bllokut komunist, që bazohej aq shumë tek ideologjia e ngurtë e ekonomive të komanduara, dhe ishte kokëfortësisht kundër tregjeve të hapura.

Ekonomisti me ndikimin më të madh gobal vitet e fundit është francezi Thomas Piketty. Në librin e tij bestseller të vitit 2014 “Kapitali në shekullin XXI”, ai bën një një paralajmërim të zymtë: Ekonomia amerikane ka filluar tatëpjetën, dhe mund të bëhet si Europa aristokratike e shekullit XIX, ku puna do të ketë më pak rëndësi, ndërsa pasuria e trashëguar akoma më shumë.

Sipas tij, pasuria në duart e pak njerëzve, rrezikon të lëkundë themelet e demokracisë liberale. Analizën e tij të detajuar, ekonomisti francez e bazoi tek 300 vite të dhëna ekonomike. Për ngushtimin e pabarazive, ai propozoi vendosjen e një takse globale mbi korporatat, gjë që fatmirësisht ndodhi në samitin e fundit të vendeve të G7-ës.

Veç hendekut të madh të pagave një problem tjetër është nepotizmi, shumë i theksuar në vendet me një prapambetje të theksuar demokratike si Shqipëria. Shumë shpesh njerëz që janë në poste të larta drejtuese, u japin hapësirë njerëzve apo ekspertëve që kanë lidhje të ngushta familjare me ta.

Kjo lidhje e blen shpesh heshtjen e tyre mbi skandale për ta cilat ata mund te kenë dijeni, në këmbim të promovimit të tyre në publik. Rrjedhja dhe publikimi në rrjetet sociale dhe pjesërisht edhe në media i listës së pagave për figurat më të njohura publike në Shqipëri dhe jo vetëm, po shkakton një pakënaqësie të madhe tek grupet e interesit, të cilat janë të angazhuara në të njëjtën fushë, si për shembull tek grupet komunitare, kompanive private, organizatat joqeveritare apo edhe komunitetet fetare.

Kjo pasi zbulimi i pagave shumë të larta të disa titullarëve të institucioneve apo kompanive private, po gjeneron dallime të forta midis lidershipit edhe punonjësve të thjeshtë. Ai priret të ndikojë jo pak në kohezionin brenda shumë kompanive, dhe për pasojë edhe në përqasjen e tyre në të ardhmen mbi mënyrën e të bërit biznes.

Akoma më e rëndësishme: kjo rrjedhje informacionesh, të cilat ishin deri dje konfidenciale dhe duhej të mbeteshin të tilla konform përcaktimeve ligjore, po shkakton shumë irritim edhe tek familje shqiptare që jetojnë në varfëri ekstreme, apo që mezi mbajnë frymën gjallë me ndihmën ekonomike modeste që u jep shteti.

Dhe indinjata e tyre është mëse e kuptueshme. Kur ata shohin këto rroga marramendëse, dhe kur mendojnë se vetë nuk kanë mundësi që t’u blejnë as ilaçe apo ushqime për fëmijët e tyre, ky kontrast i madh u shkakton natyrshëm shumë zëmërim por edhe revoltë ndaj elitave.

Për më tepër, kjo situatë e çimenton de fakto modelin sipas të cilit kur është fjala për pasurimin e tyre, elitat politike kanë në thelb të njëjtën qasje. Nga ana tjetër ajo demaskon çdo lloj retorike boshe mbi barazinë e shanseve, rishpërndarjen e pasurisë dhe kultivimin e një shoqërie që ka në themel solidaritetin për më të dobëtin dhe të pamundurin.

Sot një pjesë e elitës rezulton të ketë shumë prona, të cilat nuk i kanë trashëguar nga famijarët  e tyre, dhe as sepse kanë ndonjë profesion të veçantë, që i shërben atyre për këtë pasurim me rritme galopante.

Pra duke se përfaqësuesit e kësaj elite, e lidhin angazhimin në politikë me vendosjen e një standarti jetese, i cili është shumë i ndryshëm nga shumica e popullisë. Një standart që ka një diferencë të madhe nga pjesa tjetër.

Mjerisht, kjo dukuri shqetësuese nuk vërehet vetëm në politikë, por edhe në botën universitare. Ndodh shpesh që në univesitete dhe katedrat akademike, pedagogë, profesorë apo edhe rektorët, të kërkojnë bonuse të veçanta për njerëz të veçantë që i përkasin rrethit të tyre elitar, duke injoruar meritat e pjesës tjetër të stafit akademik.

Nepotizmi dhe klientelizmi, e dëmton seriozisht edhe procesin e shpërndarjen e barabartë të fondeve për kërkime shkencore apo për zhvillimin e jetës studentore në përgjithësi.

Së fundmi por jo më pak e rëndësishme, kjo rrjedhje informacionesh konfidenciale, e rrezikon haptazi sigurinë tonë kombëtare. Shumë njerëzve u dihen tashmë publikisht të ardhurat që fitojnë nga pagat, adresa e shtëpisë, numri i telefonit, llogaria bankare etj.

Kjo gjë i bën ata të shantazhueshëm, jo vetëm nga ana e grupet kriminale, por edhe nga pjesa keqdashëse dhe keqbërëse e politikës, si edhe e njerëzve që punojnë në administratën publike apo private, të cilët për shkak të interesave të ngushta, apo edhe qoftë edhe thjeshte zilisë i godasin njerëzit që nuk janë në pozita të forta, dhe që nuk kanë mundësi të mbrohen.

Por kjo rrjedhje informacionesh shumë të ndjeshme, bart edhe rreziqe të tjera të sigurisë kombëtare. Kështu, tani ka shumë të dhëna sensitive edhe mbi  jetën private e shumë pjesëtarëve të shërbimeve sekrete. E gjitha kjo prodhon një konflikt dhe trazim të madh social, i cili është atualisht vetëm në fazat e tij të para.

Në gjendjen aktuale, shoqëria shqiptare mund të përshkruhet më së miri nga citati profetik: “Kur nuk turpërohesh, atëherë bëj ç’të duash!”.

Skandali me dekonspirimin e të dhënave konfidenciale personale të qindra mijëra qytetarëve shqiptarëve, është sigurisht përgjëgjësi e asaj pjese të ekzekutivit, që duhej të garatonte në çdo moment mbrojtjen e tyre.

Në 3 dekadat e demokracisë pluraliste, Shqipëria është tronditur nga jo pak skandale. Por kjo që ka ndodhur ditët e fundit, dhe që mund të rezervojë edhe zbulime të tjera të paligjshme, përbën një ngjarje të paprecedentë, e cila do të shkaktojë konflike afagjata në shoqërinë tonë.

Zbulimi i listës së pagave mujore, ka bërë që shumëkush të nisë ta shohë me inat fqijin e tij, dhe ky çrregullim social do të molepsë edhe raportet sociale brenda kompanive, komuniteteve, dhe shoqërisë në tërësi.

Ky do të jetë në konflikt që do të gjenerojë pakenaqësi të përhershme. Dhe kjo shkon përkundër asaj që pretendohet si vendosje e drejtësisë sociale, nëpërmjet respektimit të sundimit të ligjit, apo përmes një reforme në drejtësi, e cila ka ndodhur falë një imponimi politik nga lart-poshtë.

Në fakt mesa po shohim, shoqëria shqiptare është duke u angazhuar për të kundërtën, diçka që nuk po arrihet të kuptohet nga aktorët e politikë-bërjes në Shqipëri. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Afrika e Jugut humb kryepeshkopin me famë

Afrika e Jugut humb kryepeshkopin me famë

“El Fenomeno” zgjedh më të mirët e të gjitha kohërave

“El Fenomeno” zgjedh më të mirët e të gjitha kohërave

Përplasja e Kokalarëve

Përplasja e Kokalarëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025
Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

13/05/2025
Njeriu i BE-së, mesazhe zgjerimi nga Serbia

Njeriu i BE-së, mesazhe zgjerimi nga Serbia

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni