Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga dosja PD/5 gusht 1991: Ç’kërkonin mocionistët dhe si u linçuan nga njerëzit e Berishës; debati Arbnori-Hajdari

by te Sheshi
05/08/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga dosja PD/5 gusht 1991: Ç’kërkonin mocionistët dhe si u linçuan nga njerëzit e Berishës; debati Arbnori-Hajdari

Ka ndodhur fiks 25 vjet më parë kur u ndanë themeluesit e Partisë Demokratike. Është mbledhja e  Këshillit Kombëtar e datës 5 gusht të vitit 1992 e cila organizohej për të diskutuar mocionin e disa themeluesve. Mbledhja u drejtua nga kryetari Eduard Selami, përkrah të cilit gjendeshin drejtuesit e tjerë, por edhe presidenti Berisha. Në panel bashkë me Selamin e Berishën ishte edhe Arben Imami, i cili mbante deri atëherë postin e nënkryetarit të PD-së, Tomorr Dosti si sekretar, dhe Aleksandër Meksi si anëtar i Këshillit Kombëtar. Duke iu referuar këtij pasqyrimi në median zyrtare, RD, që në fillim të aktivit Berisha qartësoi situatën. Ai akuzoi menjëherë Imamin bashkë me të tjerët si aleatë të socialistëve.

Mocioni i firmosur nga Arben Imami, Arben Demeti, Perikli Teta, Prec Zogaj, Edmond Trako e Ridvan Peshkëpia, rendit disa problematika në funksionimin e PD si dhe ndaj qeverisë së drejtuar prej saj. Të përmbledhura në pika, kritikat e mocionistëve janë si më poshtë:

  1. a) Mospërgatitja tërësore në zgjedhjet e 22 marsit;
  2. b) Keqpërdorimi i pushtetit;
  3. c) Banalizimi i pushtetit;
  4. d) Nepotizmi;
  5. e) Funksionimi i shtetit juridik, si dhe elemente të tjerë.

Duke analizuar një pas një problemet e renditura në këto pika, hartuesit e mocionit i kërkuan forumeve të larta drejtuese të PD-së:

1) Të diskutohet në të gjitha nivelet e  partisë rreth problemeve të pasqyruara në këtë mocion;

2) Të thirret kuvendi i jashtëzakonshëm i PD pas diskutimeve në seksione dhe këshillat e degëve, dhe në këtë mbledhje të kuvendit të ftohen përfaqsues të partive të djathta evropiane, si garanci për transparencë;

3) Të ristrukturohet partia mbi baza demokratike dhe të mbahet qëndrim ndaj fraksionit nepotik;4) Gazeta RD t’i hapë rrugë diversitetit të mendimit në PD;

5) Ti rikthehemi programit të dhjetorit 1990:

  1. a) Për një politikë integrimi të popullit shqiptar në sistemin demokratik;
  2. b) Për paqe e drejtësi sociale duke hequr dorë nga teza komuniste e përgjegjësisë kolektive;
  3. c) për një kulturë dhe etikë të re politike, larg skemës komuniste “të armiqve”;
  4. d) Për ndarjen e partisë nga shteti, kundër partitokracisë.

6) Të mbështetet qeveria Meksi duke e rinovuar atë nëpërmjet zëvëndësimit të të paaftëve;

7) Qeveria të paraqesë sa më shpejt programin e reformës administrative dhe të ndreqë me kujdes gabimet e  bëra;

8) Të mbrohet shteti ligjor. Të mbrohet pjesa natyrore e shtetit (gjykata, prokuroria e rendi), të goditet para opinionit publik çdo abuzim ndaj saj;

9) të luftohet për informim real e profesional;

10) të rishikohen në parlament ligjet, blanket që cënojnë të drejtat themelore të qytetarit e që janë antikushtetuese.

Edhe pse mocionistët u fajësuan si përgjegjës për humbjen në këto zgjedhje, ata kërkuan përgjegjësitë tek lidershipi i PD-së për humbjen në zgjedhjet lokale. Mocioni u paraqit në mbledhjen e Këshillit Kombëtar në datën 5 gusht 1993.

Në këtë debat mes palëve, përveç analizës së zgjedhjeve përfshihet edhe kritika e mocionistëve për dominimin e drejtimit të partisë nga grupi i cilësuar prej tyre “ekstremist”. Ishte fjala për angazhimin në forumet drejtuese të PD-së të disa prej përfaqësuesve nga shtresa e ish-të përndjekurive politikë: Pjetër Arbnori, Tomor Dosti e Leka Toto.

Emrat e këtyre, që në atë kohë ishin bërë pjesë e forumeve të larta drejtuese të PD-së, u kthyen në mollë sherri ndërmjet dy grupeve kundërshtare në PD, debat që kulmoi pak ditë më pas në konferencën e jashtëzakonshme të 13 gushtit.

Por kundërshtitë brenda PD-së nuk lidheshin me ish të përndjekurit politikë. Lufta për pushtet brenda radhëve të saj kishte nisur herët, bashkë me historinë e saj të themelimit; atëherë kur ish-të përndjekurit politikw nuk ishin në PD. Ata mbetën jashtë të gjitha skemave, erdhën në PD shumë vonë, kur gjithçka kishte marrë drejtimin e vet. Ata ishin vetëm preteksti për debatin e 5 gushtit 1992.

RD, 07.09. 1992

Përmbledhje diskutimesh në aktivin e këshllit kombëtar të PD-së

“Më thoni kush është për revanshizëm të djathtë?”, ju drejtua autorëve të mocionit, Agron Çika. Më tej ai tha: Më thoni kush ka kërcënuar popullin e Përmetit, se do t’i rrethonin me tel me gjemba në se do votonin për PS-së? Gramoz Pashko pra, njeri i krahut të moderuar. Pra, nuk na qënka i krahut të djathtë. Atëherë, pse akuzoni se PD-ja po kërcënohet nga krahu i djathtë? Kush na qenka e djathta? Mos vallë tërë kjo zhurmë bëhet për të krijuar idenë e një rreziku nga e djathta për të shkarë PD-në nga e majta? Më thoni kush ka folur për çekun e bardhë, për hakmarrje ndaj komunistëve? A nuk janë po ata njerëz të “krahut të moderuar”? Atëherë kush na qenka rreziku i PD-së?

“Kam patur respekt për profresor Arben Imamin”, tha në fjalën e tij ish-studenti Bardhyl Ukcama, “por tani nuk mund të rri pa i thënë, se do ta dëgjoja me respekt çdo vërejtje të tij, nëse ai do t’i dilte me pastërti këshillit kombëtar të PD-së, nëse ai dhe homologët e tij do të kishin punuar gjatë fushatës elektorale me mish e me shpirt dhe pas fitores, që do të ishte më e thellë se ç’u arrit, ata të shprehnin rezervat e tyre. Atëherë do të kishin të drejtë morale. Por ata të gjithë, po e pranojnë vetë, se kanë pritur t’i angazhojnë të tjerët në këtë luftë për jetë a vdekje me komunizmin dhe neokomunizmin. A mund të pranohet që një nënkryetar partie dhe disa anëtarë të Komitetit Drejtues të PD-së të presin urdhra që të kontribojnë në fushatën elektorale për partinë, që ata ende e quajnë të tyre? Kjo ndodh, sepse jo gjithnjë zgjedhjet e njerëzve, madje ata të këshillit kombëtar, janë bërë nxituar.

Pjetër Arbnori: Udhëheqësit e PD-së i kemi zgjedhur vetë ne, askush nuk na i ka imponuar dhe zoti Azem Hajdari e di mirë këtë punë, prandaj t’i shoshitë mirë fjalët që thotë dhe të gjejë veten në një pozicion. Sali Berishës ia kemi dhënë ne pushtetin kur donte t’ia rrëmbente Neritan Ceka dhe ata përreth tij. Dhe president e zgjodhëm të gjithë unanimisht, madje jo vetëm ne, por edhe shumica dërrmuese e parlamentarëve të tjerë. Se dihet roli i jashtëzakonshëm i Sali Berishës në fitoren e 22 marsit, ky kontribut u vlerësua edhe në Europë.

Azem Hajdari: Dua të sqarohem për arsyet dhe shkaqet përse u nisa për në Amerikë si dhe për atë çfarë z. Sali Berisha dhe z. Eduard Selami kanë deklaruar në mbledhjen paraardhëse të këshillit kombëtar. Unë jam për ballafaqimin e mendimeve brenda PD-së. PD-ja duhet rikonstruktuar. Gjithnjë ka mbetur pronë e shumicës demokratike. Sa për atë, që thuhet se mos Azem Hajdari është i pakënaqur, apo se nuk u shpërblye me pushtet, kjo nuk është hiç e vërtetë, se unë nuk kam merituar pushtet. Unë kam aftësi të dialogoj me njerëzit, me masat. (Më tej Hajdari shprehu rezervat për ardhjen në parti të Tomor Dostit e Leka Totos, por ky mendim u kundërshtua nga z. Berisha.

Ferizaj: Çuditem përse na quajnë ekstremistë të djathtë? Pse rrëzojmë komunizmin, në të gjithë nivelet e tij? Pse rrëzojmë të vjetrën? Po si duhet të bënim sipas të moderuarve tanë?…

Kalakula: Po luhet shumë me fjalën Intelektualë. Intelektualë, PD-ja ka me mijëra dhe intelektualë quhen ata që njohin prirjen e së nesërmes, prirjen e demokracisë, që njohin nga vjen rreziku i komunizmit dhe jo ata, që po përpiqen të na afrojnë me të me kompromise.

Musaraj: Sot nuk arrij ta kuptoj zotin Arben Imami. Unë zakonisht nuk kuptoj Fatos Nanon… Kemi luftuar me komunizmin përballë, por ai është edhe mes nesh, i pastër fare. Sa për Azem Hajdarin, Azemi është Azem dhe nuk e di a do mbetet i tillë, apo jo.

Leka Toto: Ardhja në PD e ish-të përndjekurve politikë është nder për PD-në dhe demokracinë. Ne nuk kemi qenë dhe as do të jemi për revansh. Njerëzit që kanë vuajtur vetë, kurrë nuk I duan vuajtjet e të tjerëve. Ne duam të vemë drejtësi, se për drejtësi kemi vuajtur tërë jetën. Dialogu padyshim është i nevojshëm, por ai duhet të ruajë kufijtë brenda sinqeritetit. Intelektuali ka për detyrë të bëjë këtë gjë, t’i hapë vizion për demokracinë popullit dhe jo t’ia turbullojë atë.

Përgatiti: Ermir Hoxha – /tesheshi.com/  

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Edi Rama me pushime në Dhërmi, takohet me Ramush Haradinaj (Foto)

Edi Rama me pushime në Dhërmi, takohet me Ramush Haradinaj (Foto)

Reforma në drejtësi, flet shefja e ONM: krijimi i trupave të gjyqësorit, element kyç

Reforma në drejtësi, flet shefja e ONM: krijimi i trupave të gjyqësorit, element kyç

Temperaturat e larta, dy persona humbin jetën në Rumani dhe Poloni

Temperaturat e larta, dy persona humbin jetën në Rumani dhe Poloni

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni