Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Kombëtarja që pa dritë në fund të tunelit: kërkon t’i japë fund tranzicionit të futbollit

by Te Sheshi
12/10/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Kombëtarja që pa dritë në fund të tunelit: kërkon t’i japë fund tranzicionit të futbollit

Suksesi i përfaqësueses shqiptare është më tepër se një kualifikim, është më tepër se një udhëtim për në Francë, është më shumë se një emër debutuesi i shkruar në historinë e kampionateve europiane.

Eshtë vetë thyerja e mentalitetit se nuk mund t’ia dalim, është fundi i suksesshëm i një mijë vuajtjeve dhe dëshpërimeve të qindra lojtarëve që e kanë veshur atë bluzë të përfaqësueses e që më shumë kanë qarë se kanë qeshur. Eshtë gëzim i pamatë se paska diçka që mund të shkojë për mbarë në këtë vendin tonë të zullumeve e të zullumqarëve, është fundi i padiskutueshëm më e pakta i tranzicionit në futboll.

Kjo lojë nuk do të jetë më siç ka qenë, nuk do të luhet më për sot e për nesër. Mesazhin e ka dhënë prej kohësh ekipi i Skënderbeut, që me arritjet e veta ka treguar se kur serioziteti nuk mungon, kur puna e palodhur nuk pushon, e kur të gjithë bëhen bashkë për të fituar, nuk ka pengesë që nuk kalohet.

Do të kemi më shumë fusha e stadiume të mira, më shumë të talentuar që nuk do të dorëzohen para vështirësive të pafundme, më shumë presidentë klubesh që do të duan të realizojnë të pamundurën, veçse më shumë me mend, se me duar në kuletë.

Do kemi më shumë lojtarë me gjak shqiptari që nuk do i thonë jo kombëtares sonë, madje që do të luten për të qenë pjesë e saj. Sikur këtu e dy-tre vite të shkuara të gjendeshim në të njëjtat pozita, ata që sot i shohim të veshur me bluza përfaqësuesesh të tjera as do e çonin nëpër mendje refuzimin për kombëtaren tonë. Më mirë kështu. Dhe për ta do të jetë më e lehtë nesër të thonë po.

Ky kualifikim të sjellë në mendje një plejadë të tërë lojtarësh të shkëlqyer, që për një mijë e një arsye nuk mundën kurrë të shkojnë larg. Në të është mundi dhe djersa e shumë yjeve të futbollit shqiptar që kurrë nuk shkëlqyen siç duhet, herë për fatin e tyre të keq, e herë për fajin e një regjimi që edhe sportin e kishte mbyllur në burgun e tij të stërmadh.

Nisja e kulmeve të përfaqësueses do fillonte me ballkaniadën e 1946-ës, të fituar e të mbetur si shenja e parë dhe e fundit për shumë kohë e një luleje që nuk arriti të çelte gjer në fund. Dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit të shkuar do t’i përshkonin përjashtime e vetëpërjashtime në futbollin ndërkombëtar për arsye krejt politike, të pasuara periodikisht me rezultate hera-herës befasuese, si në përballjet me Gjermaninë, të dashura shumë për ne asokohe.

Dëshira për t’u kualifikuar në një veprimtari të madhe ndërkombëtare nis e ushqehet fillimisht në eliminatoret për kampionatin botëror të Meksikës, të 1986-ës. Një barazim 2-2 në Poloni do të ndiqej nga një fitore 2-0 ndaj Belgjikës, ku i ndjeri Minga do të linte gjurmë me një gol të paharrueshëm. Endrrën na e prish Greqia më 27 shkurt të 1985-ës, që me golat e Saravakosit dhe Kostas Antoniut na sjell me këmbë në tokë. Shqipëria e Mustës, Zmijanit, Ocellit, Omurit, Targajt, Jerës, Hodjes, Muçës, Josës, Demollarit, Mingës e Kolës, e drejtuar nga zëpaku e mjeshtri i trajnimit, Shyqyr Rreli, do detyrohej të dorëzohej. Mbi të gjitha, mungesa e përvojës ndërkombëtare do të kishte pjesën e saj në këtë dështim.

Do vinte më pas një kohë e errët, e kushtëzuar dhe nga ndryshimet politike në vend, që do ta shmangnin vëmendjen nga futbolli. Vetë futbollistët do zhdukeshin nëpër Europë, në lloj-lloj skuadrash, ku vetë do bënin lojtarin e menaxherin, vetë do luanin e vetë do mbronin dhe të drejtat e tyre. Agron Sulaj, Bejkush Birçe, Neptun Bajko, Astrit Hafizi, Mehdin Zhega e Sulejman Demollari do ta merrnin njëri pas tjetrit drejtimin e kombëtares, por me përjashtim të rasteve sporadike, nuk do mund të shkëlqenin. Me fusha e pa fusha, me lojtarë e pa lojtarë, të dënuar të luanin jashtë vendit, askush nuk mund të pretendonte diçka më shumë prej tyre.

Viti 2002 do të sillte risinë. Për herë të parë në stolin e kombëtares sonë ulet një trajner i huaj. Edhe ky, njëlloj si De Biazi, ishte italian, e mbante emrin Xhuzepe Dosena, por as që i afrohej në profesionalizëm e në sjellje. Nuk qëndron shumë, e ikën pa lajmëruar. Për të ardhur vijimisht pastaj gjermani Brigel, plaku i urtë kroat Oto Bariç, holandezi Ari Han, që njëlloj si Dosena, nuk u mbajt mend për mirë, e Josip Kuzhe. Pati aty-këtu me ta shenja ringjalljeje, por që çdo herë shuheshin me të shpejtë.

Për të mbërritur te Shqipëria e De Biazit, që kur erdhi e gjeti përfaqësuesen në pikë të hallit, e u përzgjodh ngaqë kandidaturat ishin të pakta e nuk premtonin. Katër vite me të, për të mbërritur këtu, të kualifikuar tashmë.

Pak muaj më pas nuk do ta shohim kampionatin europian me mendjen te përfaqësuesja gjermane, italiane, franceze a britanike, por me sytë te kjo e jona, që edhe kur humbet të drithëron. Ky është revolucioni i kësaj kombëtareje. Gjer para një viti, kur zhvillohej botërori i Brazilit, të zinin sytë rrugëve gjithfarë flamuj shtetesh, të zëvendësuar tanimë veç me atë me shqiponjë.

Ky është hapi i parë i fundit të tranzicionit të futbollit tonë. Kualifikimi i përfaqësueses sonë nuk ka mbyllur një kapitull, përkundrazi, ai sapo ka hapur një dritare ku gjindja merr pak frymë e ku ata që e kërkojnë suksesin mund të vështrojnë se si arrihet tek ai.

Mirënjohje kombëtares!

/tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
SHËNIM: Në Francë, por pa Ballistin!

SHËNIM: Në Francë, por pa Ballistin!

Ja çfarë ndodh në trup, nëse nuk konsumoni bukë

Ja çfarë ndodh në trup, nëse nuk konsumoni bukë

Fullani fiton lirinë e plotë: gjykata e shpall të pafajshëm

Fullani fiton lirinë e plotë: gjykata e shpall të pafajshëm

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni