Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

    Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

    Irani: Kështu u bëjmë ballë amerikanëve…

    Irani: Kështu u bëjmë ballë amerikanëve…

    Reagimi: Trumpi “ia numëron” Bidenit

    Reagimi: Trumpi “ia numëron” Bidenit

    Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

    Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

    Tjetër pëlqim nga Prishtina i planit franko-gjerman

    Tjetër pëlqim nga Prishtina i planit franko-gjerman

    U “paketua” si e vdekur, doli të ishte ende e gjallë?

    U “paketua” si e vdekur, doli të ishte ende e gjallë?

    Kurti pranon Asocacionin?

    Kurti pranon Asocacionin?

    Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

    Faktet e zbuluara: të ketë qenë i tillë Kirilli në rininë e tij?

    Balona kineze shkatërruar nga amerikanat: “kokëprerja” e parë në Pekin

    Balona kineze shkatërruar nga amerikanat: “kokëprerja” e parë në Pekin

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Artan MULLAJ/ Shqipëria duhet të vrasë të tashmen për të shpëtuar të ardhmen!

Nga te Sheshi
05/08/2015
në Opinione
Reading Time: 7 mins read
A A
Nga Artan MULLAJ/ Shqipëria duhet të vrasë të tashmen për të shpëtuar të ardhmen!

Kushtetuta jonë nuk ka të sharë. Shqipëria i ka të gjitha ligjet e duhura për të pasur një shtet ligjor, përveç njërit: ligjit që siguron zbatimin e rreptë, kanunor, dhe të egër të ligjeve ekzistuese. A mund të hartohet një i tillë: një ligj për ligjet, një ligj mbi ligjet, një kryeligj? Një supermen, i cili do mbartte në vetvete sigurinë e zbatimit të tij? Një rregull i fortë, i hartuar për një shoqëri të paaftë si kjo e jona, që s’ka mundur ende të krijojë një rutinë demokratike në çështjen e respektimit dhe zbatimit të rregullave të përbashkëta. Shqipëria e kaloi natën e tranzicionit shkalafitur, si i humburi në pyll, për shkak se nuk kishte këtë kryeligj, këtë vullnet. Ajo do sillet ende si e verbër në rrugën e synimeve që ka nëse nuk merr fund shkrehja e Kushtetutës dhe e ligjeve të saj, përmes fillimit të një nisme të tillë sublime. Shoqëria është në kohën e artë të bëjë një marrëveshje kombëtare në këtë pikë; të pranojë se duhet të krijojë një ligj biblik, me fushëveprimi ndërgjegjen kolektive të njerëzve, një ligj shpirtëror që do të mund të imponojë respekt dhe vlerë. Duke qenë se shtetin ligjor e përfaqëson vullneti i përbashkët për të zbatuar ligjet dhe rregullat – i shprehur me një “kryeligj” të tillë – ky vullnet do të thotë të ndezësh një yll drite në qiellin e natës: “yllin polar të drejtësisë”. Kjo ndezje do ta orientojë shoqërinë drejt integritetit, integrimit dhe normalitetit të gjërave; do ta ndihmojë shoqërinë të shkojë në drejtimin ku drita e Rilindjes, e agimit, pritet të feksë. Dikush mund të thotë: sa iluzive për t’u marrë seriozisht kjo gjë! Shumëkujt mund t’i duket fyese, përbuzëse, meskine, inflative të sugjerosh hartimin e një ligji të tillë, i pashkruar kurrkund ndonjëherë. Katastrofë ta mendosh, por, më keq akoma, zi e skëterrë është paaftësia jonë kolektive për të respektuar veten duke respektuar ligjet dhe rregullat që hartojmë. Për një arsye ende të paqartë, shoqëria jonë nuk e ka të instaluar në ndërgjegje instinktin vetëmbrojtës ndaj rebelimit që sjell dobësia kolektive për të ndarë të mirën nga e keqja. Ne nuk kemi vullnet të arsyeshëm për të respektuar marrëveshjet shoqërore që bëjmë; ne nuk mund të jetojmë mes paqes së heshtur të gjërave, ku respektimi i rregullave është kolona e mirëbesimit. Ne nuk kemi ende një shtet ligjor! Ne jemi befasues! Të pabesueshëm! Të veçuar! Të vetmuar në marrëzinë tonë! Inteligjentë për të bërë ligjet poemë, djallëzorë për të mos i respektuar e vlerësuar ato.

***

Për të dalë nga kjo rrjetë metaforash, krijimin e së cilës e frymëzon përbindshëm veçantia jonë, le të flasim më konkretisht. Lind pyetja: si mund të materializohet kjo ide? A mund të futet në axhendën civile të vendit një ligj i pashkruar, i pathënë, mbi ligjet, mbi njerëzit, mbi sistemin, me pushtet të dyfishtë? Një ligj që do t’i bëjë efikas vullnetin e mirë të njerëzve, me ose pa pushtet, dhe ligjet e Kushtetutës sonë? Çfarë gjëje e ç’fuqi mund të instalojë në vetëdijen e njerëzve detyrimin, dëshirën dhe sigurinë e respektimit të rregullave? Njerëzit?! Joooo! Do kishte ndodhur qyshkur në kohën e Nanos dhe Saliut. Eshtë i qartë dëmi ynë gjenetik në këtë pikë. Atëherë, çfarë? Marrëveshjet, kontratat, përbetimet? Jo! Jo! Jo! 20 vjet na mjaftuan për të kuptuar që njerëzit, marrëveshjet, qeveritë nuk mundeshin, ndoshta nuk dinin, ndoshta nuk donin, apo, thjesht, ndoshta s’puqeshin gjëkundi me normalitetin. Atëherë, çfarë vullneti, çfarë fuqie, fantazie e shenjtërie do të mund ta ndezë “yllin polar” të shtetit ligjor në Shqipëri?

Përgjigjja është një e vetme: fatale dhe idiote njëherësh. E vetmja fuqi është vetë shteti ligjor, ai që nuk ekziston. A mund të krijojë vetveten diçka që nuk ekziston?! Të krijosh energji dhe vlerë nga mosqenia; kjo është një logjikë e marrë dhe e përzotshme. A mund të krijohet diçka nga asgjëja? Përgjigje nuk ka, por përgjigjja është po, për ata që besojnë se, ashtu si Zoti krijoi botën, nga asgjëja mund të krijohet diçka vetëm për një shkak të përzotshëm, të një magjie, të një fuqie, që të tillë – magji dhe shenjtëri – e bën përqendrimi i fortë, goditja në qendër.

Eshtë pushteti. Kjo fuqi, kjo magji, është pushteti. Për një kundërshti të arsyes, pushteti, derivati i shtetit, thirret të krijojë shtetin ligjor.

Çfarë dua të them?! Të ndezësh një yll polar në qiellin e zi të shqiptarëve do të thotë “të godasësh në qendër”. Të përdorësh pushtetin për të ndërtuar shtetin, shtetin ligjor, që mungon. Të shkulësh, të kthesh përmbys për të ndërtuar gjithçka nga e para, atë vetë.

Çdo të thotë “të godasësh në qendër”? Do të thotë të bësh gjënë e duhur, në kohën e duhur, me njerëzit e duhur… Do të thotë të supozosh që pushteti të ketë vullnet jashtëtokësor, të ketë vizion engjëllor, të ketë vullnet qiellor për të marrë vendime sublime për reformimin e fortë të vendit, që do t’i paraprijnë shtetit ligjor. Ngjizjet që priten të ndodhin, përmes reformave që thuhen e shkruhen nga qeveria, duhet të kenë shenjtërinë e dhimbjes: kjo do të thotë shënjestër në qendër. Asgjë nuk lind, e ca më pak rilind, pa dhimbje: vetëdija për dhimbjen do të sjellë realizimin e këtyre reformave, ngjizur me besimin se vetëm duke kaluar përmes dhimbjes dhe mallkimit të tyre kjo shoqëri do të edukohet më në fund me rutinën e vlerave dhe të respektimit të ligjeve. Edukim do të thotë emancipim! Emancipim do të thotë ndryshim kolektiv i perceptimeve. Kjo nuk është punë e lehtë. Situata është kaq keq, sa, në njëfarë kuptimi, duhet kërkuar ndihma e qiellit për të luftuar rutinën e deritanishme. Shqipëria duhet të vrasë të tashmen për të shpëtuar të ardhmen! Çdo alternativë tjetër është një iluzion më shumë në vargun e mashtrimeve pa fund që kanë sunduar këtë vend, këta njerëz, këtë kohë.

***

Duhet goditur në qendër! Të godasësh në qendër nuk do thotë të prodhosh ligje, por të krijosh mekanizmin që siguron zbatimin e tyre. Pra, kryeligjin! Të godasësh në qendër nuk do të thotë thjesht të bësh reforma, por të reformosh shkaqet, dhe jo pasojat e tyre. Edhe kryeligji, edhe reformat duhet t’i shërbejnë pikësëpari cilësisë dhe rezultatit. Jo imazhit! Jo dukjes! Për një qeveri që punon fort dhe ka rezultate, heshtja nuk është thjesht modesti, është virtyt.

Të reformosh pasojat nuk ka as kuptim, as vlerë. Nuk mund të reformosh pasojat e degjenerimit të shtetit të shkuar nëse nuk reformon më parë shkaqet e tyre, sensin logjik të bërjes dhe të mosbërjes së gjërave.

Nuk mund të reformosh arsimin e lartë dhe arsimin parauniversitar pa reformuar më parë shkaqet që për kaq vjet e katandisën arsimin shqiptar në një kooperativë të tipit të lartë. Dhe shkaqet janë jo pak: mentaliteti i mësimdhënies, tekstet antishkollore, auditimi bolshevik, sistemi i thinjur i konkurrencës, seleksionimi pedagogjik, elita këshillimore dhe arsimore, apo, më saktë, mungesa e saj, dhe sidomos kërkimi shkencor i paqenë.

Analiza e këtyre shkaqeve, e në vazhdim reformimi i tyre, por jo reformimi i pasojave negative të tyre, duhet të udhëheqë çdo proces, çdo sfidë, çdo perspektivë.

Nuk mund të reformosh bujqësinë pa krijuar rutinën e prodhimit. Çdo të thotë të krijosh rutinën e prodhimit? Do të thotë të prodhosh produktet e duhura, në kohën e duhur, për tregun e duhur, sipas një strategjie të duhur, që merr parasysh paratë që ofrohen, projektet, mundësitë, kostot, specifikat, kapacitetet, eksperiencën e paqenë të bujqve tanë etj., etj.

Eshtë e kotë të synosh të reformosh rendin në vend pa reformuar më parë drejtësinë, gjykatat dhe prokurorinë, që vlerësojnë punën e Policisë së Shtetit. Një nga arsyet e kriminalitetit në Shqipëri është korrupsioni i gjykatave, të cilat lirojnë kriminelët e korruptuar. Policia e Shtetit është e zhveshur kësisoj nga rëndesa e vëmendjes që mund t’i sjellë çdo reformim…

***

Sundimi i kryeligjit që thamë është “goditje në qendër”. Ky sundim duhet të veprojë pikësëpari në drejtësi, e më pas në arsim, shëndetësi, rend, ekonomi, bujqësi, e me radhë.

Edhe një herë: të godasësh në qendër do të thotë të sigurosh krijimin e një shteti ligjor, do të thotë të reformosh shkaqet e gjendjes, jo pasojat e gjendjes. Nëse nuk reformon shkaqet, por synon të reformosh apo të përmirësosh pasojat e tyre, fasadat, dukjet, gjithçka rrezikon të shkojë dëm. Eshtë si të krijosh një koleksion patkonjsh për një kalë që nuk e ke akoma. Vullneti i mirë, fantazia e spikatur, shija në zgjedhje, befasimi për të, të gjitha këto mund të sjellin vëmendje, shpesh edhe adhurim, por nuk do të na ndihmojnë të kemi kalin, karrocën, mbërritjen që duam.

Nuk është e rëndësishme të harxhosh shumë energji për të bërë shumëçka, e këtë shumëçka ta shoqërosh me zhurmë e propagandë, duke harxhuar energji të tjera për to. E rëndësishme është goditja në qendër; energjitë dhe paratë në dispozicion duhet t’i shërbejnë pikërisht këtij përqendrimi, kësaj vëmendjeje. Nuk vlen aq të hedhësh pa pushim shigjeta në erë, duke harxhuar energji edhe kohë, sa vlen vëmendja, përqendrimi në tërheqjen e një shigjete të vetme, që do arrijë atje ku duhet, aq shpejt sa duhet, aq fort sa duhet, aq përkushtuar sa duhet, për të goditur qendrën, shenjën, objektivin…

Dhe objektivi i parë është siguria që ne jemi një shoqëri e emancipuar, që mund të bëjmë reformat e duhura, duke respektuar veten, ligjet, Kushtetutën, pa kushte, pa kompromis, pa zvarritje! /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!
Opinione

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!

05/02/2023
Në foto: Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

31/01/2023
Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?
Opinione

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

30/01/2023
Lajme të tjera
5 rregullat e një mëngjesi të shëndetshëm

5 rregullat e një mëngjesi të shëndetshëm

Turqia drejt një koalicioni të madh?!

Turqia drejt një koalicioni të madh?!

Takimet në Katar: Rusia kundër sulmeve ajrore mbi Shtetin Islamik, propozon front me Assad

Takimet në Katar: Rusia kundër sulmeve ajrore mbi Shtetin Islamik, propozon front me Assad

TË FUNDIT

Paradoksale: asnjë ndihmë në veri të Sirisë, nga asnjë korridor

Paradoksale: asnjë ndihmë në veri të Sirisë, nga asnjë korridor

2 orë Më parë
Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus

Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus

5 orë Më parë
Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

5 orë Më parë
Djali i Ronaldinhos, te Barcelona

Djali i Ronaldinhos, te Barcelona

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

08/02/2023
Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara

Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara

08/02/2023
Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?

Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?

08/02/2023
Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

08/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist