Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Armando MOSHO: Koha është flori

by Te Sheshi
04/12/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Armando MOSHO: Koha është flori
13
SHARES

Koha është flori; kjo është një shprehje që na është thënë që prej së vogli, e që na ka shtyrë gjithmonë të jemi të përpiktë në atë që bëjmë. Por ekziston një tragjizëm i Shqipërisë, ku koha jo vetëm nuk shndërrohet në flori për një pjesë të mirë të popullatës, por florinjtë e përdorur dikur u janë rikthyer për t’ju zënë kohën dhe mundësinë për të qenë të barabartë në komunitet.

Shqipërisë, si një vend i dalë nga regjimi komunist, i duhej të rivendoste në vend dinjitetin e disa klasave shoqërore të nëpërkëmbura për statusin shoqëror që patën krijuar përpara Luftës së Dytë Botërore. Kjo vendosje në vend mendohej se do të vinte bashkë me ndryshimin e sistemit monopartiak dhe shkëputjen e Shqipërisë nga diktatura komuniste në vitet ‘90. Kjo gjë nuk ndodhi. Nuk ndodhi për të vetmen arsye se Shqipëria mbeti ai vend që nuk u shkëput dot kurrë nga komunizmi dhe nga komunistët, të cilët, jo për fajin e tyre, nuk mund të mendonin dot lirisht, mirëfilli, një ekonomi të tregut. Ata përgjatë disa dekadave ishin brumosur me idetë komuniste, dhe ishte e pamundur që brenda një nate të mund të imagjinonin se lufta që kishin zhvilluar ndaj shtresave të përndjekura të shoqërisë për vite me radhë të mund të zhbëhej kaq thjeshtë. Dhe për këtë u mundësua që në dukje të kuptohej sikur në këtë vend do të frynte një erë e re, ku të drejtat e cenuara do të viheshin në vend; dhe atëherë, në ndryshim nga sot, kjo kërkohej jo dhe aq për përfitime financiare, por më shumë si një vënie në vend e dinjitetit njerëzor.

Shenjat se kjo gjë nuk do të ndodhte u dhanë që në fillim me kufizimet e vendosura, ku nga ana e komunistëve (të cilët kurrë nuk u shkëputën nga pushteti) u synua, u organizua dhe u finalizua pamundësimi i fuqizimit ekonomik të klasës së pronarëve të ligjshëm.

E mbërthyer në pamundësinë për të vepruar, shtresa e pronarëve të ligjshëm priste me durim e besim vendimet e shtetit shqiptar për legjitimimin e të drejtës së tyre. Ndërkohë që pronarët mbaheshin të mbërthyer në qoshe nga komisionet e (mos)kthimit të pronave, organizata kriminale komuniste, e dirigjuar nga “mjeshtra“, vijonte të prodhonte ligje që binin ndesh katërcipërisht me vullnetin për ta kthyer pronën tek pronari i ligjshëm. Kjo bëhej dhe bëhet në emër të popullit, me votim të hapur në parlament. Kjo ishte pjesa e dukshme, ndërsa pjesa e padukshme ishin urdhrat verbalë për të grisur fletë të regjistrave hipotekore, për të shkuar dhe për t’u ngulur fizikisht në pronat me pronarë të ligjshëm. E bëhej fjalë për afate të përcaktuara dhe direktiva qeveritare, sepse qeveria do të vepronte shpejt, që sërish në emër të popullit të miratonte në parlament një ligj për legalizimin e ndërtimeve informale; ndërkohë, sërish pronarët e ligjshëm mbaheshin të bllokuar në cep të ringut nga komisionet e (mos)kthimit të pronave. Siç përmbledhur në këtë paragraf kaluan shpejt dy dekada, atë çfarë nuk kishte guxuar ta bënte diktatura e bëri me vullnet të hekurt, nën një dirigjim kriminal, zgjatimi i diktaturës së pas viteve ‘90.

Kjo mënyrë jetese e shtetit shqiptar ishte një domosdoshmëri për klasën politike të pas viteve ‘90. Të papërgjegjshëm, të babëzitur, të pasigurt për të nesërmen, nxituan të akumulonin sa më shumë dhe sa më shpejt, në çdo mënyrë të pistë të mundshme; kjo në aspektin monetar. Dhe me këto akumulime të stërmëdha pasurie në para të thata bëhej e pamundur që të mund t’i mobilizonin totalisht në biznese të ligjshme, dhe u shkua në ndërtimin e vilave në periferitë e qyteteve më kryesore të vendit. Një rrugë e dy punë; paratë mobilizoheshin dhe shpejt qeveria do t’ju legalizonte jo vetëm ndërtimin, por, nëpërmjet parave të pista të mobilizuara në ndërtim, do të përfitonin dhe tokën falas. Madje shumë prej tyre do të gëzonin (dhe gëzojnë) takimin direkt me kryeministrin e vendit, për t’ju certifikuar krimin e tyre.

Me këtë vullnet politik mbërritëm në pikën ku për pronarët e ligjshëm na shfaqen si ekspertë në hartimin e ligjit individë që nuk kanë aspak ndjeshmëri në çështjet e pronësisë, dhe, si të tillë, shkojnë kundër çdo logjike të tregut të lirë. Dua t’i pyes këta ekspertë në kanë njohuri për kontratat futures (kontratat e së ardhmes)? Ndërkohë që bota e zhvilluar shkon përpara duke ideuar kontrata në mënyrë që asnjëra prej palëve të mos vuajë nga luhatjet e padëshiruara të tregjeve, të pasardhurit e komunistëve shqiptarë nuk i marrin në konsideratë këto koncepte. Tentojnë të kalojnë ligje që e zgjidhin hallin e akumuluar kriminal të shtetit shqiptar në kurriz të shtresës së pronarëve të ligjshëm, nëpërmjet kësisoj artificesh: ne vendosim sot me ndarjen kadastrale të 70 viteve më parë, dhe ju paguajmë pas 10 vitesh. Këto propozime mund t’i paraqesë vetëm dikush që kokën e ka në dukje në formë të tillë, pra, vetëm kafkë, ndërsa brenda e ka totalisht bosh.

Një zgjidhje shumë më e thjeshtë, e shprehur në një fjali, për pronarët e ligjshëm është kjo: konfiskim i të gjitha pasurive të pushtetarëve që nuk munden t’i justifikojnë dot, si tradhti e lartë ndaj atdheut. Këto pasuri u shpërndahen pronarëve të ligjshëm. Këtë nuk jua bën zemra ta bëni, por kjo do të ndodhë! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Renditja e FIFA-s: Shqipëria mbyll vitin në pozicionin e 38-të

Renditja e FIFA-s: Shqipëria mbyll vitin në pozicionin e 38-të

PD, çadra para kryeministrisë më 8 dhjetor: ja plani i protestës

PD, çadra para kryeministrisë më 8 dhjetor: ja plani i protestës

Skulptura më e vjetër në botë, e ndërtuar 11 mijë vite më parë (foto)

Skulptura më e vjetër në botë, e ndërtuar 11 mijë vite më parë (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni