Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Amir B. AHMETI: Reflektim nga një debat

by Te Sheshi
10/04/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Amir B. AHMETI: Reflektim nga një debat

I.

Para dy ditësh u ftova në RTK në një debat rreth rolit të Turqisë në Ballkanin Perëndimor. Si zakonisht, për shkak të dinamikës së jetës, e për të mos harruar, miqve të mi ua kujtoj përmes rrjeteve sociale kur jam mysafir në ndonjë emision e të më ndjekin. Kështu, nga kujdesi i tyre, menjëherë filluan këshillat e ndryshme se si t’i qasem kësaj teme, si të përmend këtë e atë argument, madje dhe duke më dërguar materiale të shumta për t’i lexuar rreth temës në fjalë. Por në debate të tilla është mrekulli nëse mund ta thuash një fjali të plotë pa të ndërprerë tjetri fjalën, e lëre më të flasësh disa minuta për të shpjeguar një ngjarje të plotë.

Sot, në kohën e internetit, është shumë më e lehtë të përgatitësh një temë, një ligjëratë, ose të informohesh për gjithçka që të intereson. Mjafton një klikim në njërën prej makinerive të kërkimit, si google, bing, ask, etj., dhe informatën e ke të gatshme. Pra, qasja në informata nuk ka qenë kurrë më e lehtë, por në këtë shkrim nuk po dua të shkruaj për mënyrën e kërkimit të literaturës përmes internetit, apo saktësinë e tyre, se edhe ajo lehtë mund të verifikohet, por dua të shkruaj për problemin që po përballemi si shoqëri me literaturën aq të bollshme; e ne ende kemi mbetur peng i librave të shkruar gjatë periudhës komuniste, të cilët detyrohemi t’i besojmë si të vërteta të pakontestueshme.

II.

Kalimi nga një sistem qeverisës monist në sistem pluralist, nga një organ i vetëm i burimeve informuese në shumë burime të tjera, dhe nga një ligjërim njëburimor në mënyra të shumta ligjërimi, po e vështirëson tranzicionin tonë.

Ndoshta nuk është problemi vetëm te literatura përmes internetit dhe botimeve të shumta që na vijnë, por edhe te qasja e re e shkrimit, ligjërimit dhe botëkuptimit të ri për krejt atë që na rrethon. Kjo nënkupton për një kapitull të ri, që duhet ta ndërtojmë duke qenë të lirë nga ideologjia moniste, sikur edhe nga komplekset dhe indiferenca e përkatësisë së trashëgimisë sonë kulturore, pra, të besimeve tona.

Gjatë sistemit komunist është instaluar një rregull dhe qasje e shkrimit të historisë sonë kombëtare ku kryefjala e çdo historie pushtimi, nënçmimi e lufte ishin turqit, thua se ne s’kemi ekzistuar as para e as pas turqve. Aq shumë është investuar në luftimin e këtij “armiku”, saqë krejt dështimin kombëtar të shqiptarëve ua veshin turqve. “Turqit ishin fajtorë për pushtimin e Shqipërisë”, edhe pse Shqipëria nuk ekzistonte atëherë, por ishin disa principata që edhe mes tyre bënin luftë! “Turqit na asimiluan”, por ne ende flasim shqip edhe përkundër “pushtimit” 600-vjeçar! “Turqit na lanë mbrapa”, ndërsa tërë rilindasit tanë u shkolluan në Stamboll! Derisa ne festojmë 105-vjetorin e pavarësisë, atëherë si na paskan faj turqit për gjithçka?!

Është e habitshme se në librat e historisë, por edhe të letërsisë shqipe, ka aq shumë gjuhë urrejtjeje për turqit, sa është vështirë të hasësh çerekun e saj për okupuesit dhe armiqtë më të vjetër të shqiptarëve, serbët dhe grekët!

III.

Po kthehem te debati, jo se është e dobishme të dihet më shumë për të, por edhe pse ashtu i varfër, ai nuk duhet të na zmbrapsë, për  të qëndruar fuqishëm në qasjen tonë rreth të gjitha temave që i interesojnë shoqërisë sonë. E rëndësishme është të flasim me argumente, të jemi vizionarë dhe pragmatikë, e jo të ngurtë dhe kryeneçë. Historinë tonë kombëtare, cilado qoftë e vërteta, duhet ta mësojmë. Nuk duhet t’i ikim asaj edhe nëse gjejmë të meta dhe mangësi. Ato do t’i mësojnë gjeneratat e ardhshme të jenë të suksesshme.

Me mite e legjenda i vëmë fëmijët në gjumë. Kurse me histori të vërteta e zgjojmë popullin nga gjumi. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Prej 30 vjetësh kujdeset për macet e Al Aksa-së, ja nga e merr frymëzimin

Prej 30 vjetësh kujdeset për macet e Al Aksa-së, ja nga e merr frymëzimin

E ardhmja me LSI-në: cilët janë dy klanet brenda PS-së pro dhe kundër?

E ardhmja me LSI-në: cilët janë dy klanet brenda PS-së pro dhe kundër?

Basha: po dialogut me Ramën…për qeveri teknike

Basha: po dialogut me Ramën...për qeveri teknike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni