Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Amir B. AHMETI: Olam ha-ba, basileia ouranos, xhenneti dhe toleranca ndërfetare

by Te Sheshi
01/01/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Amir B. AHMETI: Olam ha-ba, basileia ouranos, xhenneti dhe toleranca ndërfetare

I.

Për tolerancën, shumë filozofë, sociologë e gjuhëtarë kanë dhënë shpjegimet e tyre mbi kuptimin e saj: si liri nga fanatizmi i mendimit personal, pajtim me mendimin e tjetrit edhe nëse personalisht nuk u pëlqen ai mendim, të jesh i drejtë e i paanshëm në mendimet, sjelljet, veprimet e besimet e të tjerëve, etj.

Pra, toleranca ka kuptime të shumta, dhe jo vetëm në aspektin fetar, por ne këtë temë po ia kushtojmë vetëm tolerancës në aspektin fetar, edhe pse ne shqiptarët të gjitha këto kuptime të tolerancës i kemi jetësuar në jetën e përditshme. Për këtë dhe kemi këtë tolerancë, që historia jonë nuk ka regjistruar asnjëherë ndonjë konflikt ndërfetar. Por, fatkeqësisht, dikujt sikur po i pengon kjo tolerancë: armiqtë tanë, të cilët nuk duan të jemi një komb i bashkuar dhe unik, që mos të kemi kurrë fuqinë e një lideri rajonal; kjo dorë e zezë investon vazhdimisht për të ngritur edhe dilema rreth kësaj tolerance. E ne, gjithsesi, duhet të jemi vigjilentë dhe të mos biem pre e këtyre kurtheve.

Por si duhet të kuptohet kjo tolerancë fetare? Me respektin e besimit të tjetrit, duke qenë i paanshëm dhe i drejtë, duke e ndihmuar tjetrin që ta manifestojë publikisht besimin e vet lirshëm dhe pa frikë, duke promovuar sjellje të mirë dhe etikë të lartë, sipas normave dhe standardeve më të vlerësuara që ka njohur njerëzimi, apo duke kërkuar nga tjetri që t’i shtrembërojë parimet e besimit të vet për të kënaqur egon e disa të ligjve që kujdestarojnë për të ngjallur dilemat e kinse rrezikimit të tolerancës ndërfetare në trojet tona?

II.

I kësaj natyre destruktive ishte një emision në një televizion në Kosovë, ku moderatori, i njohur për publikun si nxitës i përçarjes ndërfetare në vendin tonë, i bënte pyetje provokative mysafirit në studio, një teologu të njohur, i cili vërehej që mundohej të mos përgjigjej drejtpërdrejt. Përkundrazi, unë mendoj se teologu duhej të përgjigjej në të gjitha pyetjet me kompetencë dhe mos t’i shmangej asnjërës, sepse, si muslimanë që jemi, ne besojmë se asnjë ajet kur’anor dhe asnjë hadith i Pejgamberit a.s. nuk është kundër asnjë besimi tjetër, dhe kësisoj nuk duhet t’i shmangemi proklamimit të fjalës së Zotit dhe të Dërguarit të Tij. Pyetja e fundit e moderatorit, duke lexuar një të tillë “nga shikuesit”, ishte: “A e fitojnë vetëm muslimanët xhennetin, apo edhe të tjerët shkojnë në xhennet?” Dhe përgjigjja nga teologu, i cili fillimisht tha se ajo është shumë e rëndë, përveç faktit që ishte joburimore dhe joprofesionale, ishte një e tillë që u përshtatet politikave ditore, por jo të vërtetës, e më së paku kultivimit të tolerancës. Ai tha: “Konsideroj se çdo njeri që bën punë të mira do të marrë shpërblim te Zoti…” E derisa moderatori e futi në kurth teologun dhe siguroi përgjigjen kontraverse, e cila është pa diskutim në kundërshtim me parimet e besimit islam, ai ia dha atij atributin si njeriu me mendjen më liberale të interpretimit të Islamit në Kosovë. Pra, teologu ia bëri qejfin moderatorit, edhe moderatori ia bëri qejfin teologut, po ku mbetëm ne, populli, me besime të ndryshme, ku mbeti e vërteta e besimit, ku mbeti toleranca?!

III.

Në shikim të parë, përgjigjja duket e bukur, dhe shumë nga ju mund të habiteni pse unë po e konsideroj si të pavërtetë. Njeriu që bën mirë do ta marrë shpërblimin nga Zoti! Shumë e vërtetë, këtë e thonë të gjitha besimet për besimtarët e tyre, por jo për të tjerët. Në fund të fundit, një Zot është. Por a është Ai i yni, i ne muslimanëve, i të krishterëve, i hebrenjve, i budistëve, i konfucionistëve, i zoroartristëve, apo i ndonjë besimi tjetër? Unë besoj, i yni. Por secili besimtar i besimeve të tjera konsideron se feja e tij është e vërteta dhe se të tjerat janë në lajthitje. Ky parim njëherësh është qëndrim zyrtar i secilit besim. Por kjo nuk duhet të na interesojë ne për të promovuar bashkëjetesën dhe tolerancën. Besimi ynë na mëson si të respektojmë çdo qenie njerëzore; madje edhe në gjendje lufte nuk na lejohet të nëpërkëmbim dinjitetin njerëzor, e lëre më në paqe, e aq më tepër në bashkëjetesë. Kurse bota e ardhshme është çështje personale, jo vetëm e secilit besim, por edhe e secilit njeri, të paktën sipas Islamit: secili njeri do të japë llogari për veprat e veta.

Tekefundit, toleranca, sikur e shpjeguam shkurtimisht më lart, ka të bëjë me raportet ndërnjerëzore në këtë botë, por jo për botën e ardhshme. Nëse dikush, për shembull, thotë se të gjithë njerëzit e bardhë dhe aziatikë në botën e ardhshme do të jenë në ferr dhe vetëm të zinjtë do të jenë në parajsë, askush dhe asnjë ligj nuk mund ta penalizojë për mendimet e tij për botën e ardhshme derisa ai njeri nuk cenon të drejtat e njerëzve të bardhë dhe aziatikë në këtë botë.

IV.

Si përfundim, dhe duke mos u zgjeruar te të gjitha besimet që ekzistojnë në botë, po kufizohem vetëm te tre besimet që ndryshe quhen edhe abrahamike, Hebraizmi, Krishterimi dhe Islami, duke dhënë këtë sqarim: sipas hebrenjve, besimi i tyre është i vërtetë dhe ata do ta fitojnë olam ha-ba-në, botën e ardhshme, të krishterët po ashtu pretendojnë se besimi i tyre është i vërtetë dhe se do ta fitojnë basileia ouranos-in, mbretërinë e qiellit, dhe muslimanët thonë se besimi i tyre është i vërtetë dhe se do ta fitojnë xhennet-in, parajsën, me kopshte të bukura e me lumenj. Pra, secili ka parajsën e vet!

Unë nuk dëshiroj që toleranca ndërfetare te ne të kultivohet me lajka, se ato janë afatshkurtra. Për këtë nuk do të bëhem asnjëherë lajkatar me hebrenjtë e të krishterët, e t’u them se kanë hise në xhennetin e muslimanëve, sepse atë nuk e kemi të garantuar as ne nëse nuk i jemi nënshtruar Zotit dhe nëse nuk kemi bërë vepra të  mira… Por ata, hebrenjtë, të krishterët dhe të tjerët, do të jenë të mbrojtur nga gjuha dhe dora ime në këtë botë, njëlloj si muslimanët. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Policia e Tiranës kap tmerrin e xhepave në autobusët urbanë

Policia e Tiranës kap tmerrin e xhepave në autobusët urbanë

Burri nuk i flet bashkëshortes për më shumë se 20 vite, ka një arsye të çuditshme

Burri nuk i flet bashkëshortes për më shumë se 20 vite, ka një arsye të çuditshme

Shkup: Viti i Ri me katër vdekje dhe me shqiptarë fukarenj nën ethe feste

Shkup: Viti i Ri me katër vdekje dhe me shqiptarë fukarenj nën ethe feste

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni