Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Amir B. AHMETI: Fushata ballkanase e Trump-it dhe vetura pa airbag e Amar-it

by Te Sheshi
21/10/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Amir B. AHMETI: Fushata ballkanase e Trump-it dhe vetura pa airbag e Amar-it

I.

Debati i tretë dhe i fundit mes Clinton-it dhe Trump-it u përmbyll. Shumë media e analistë komentuan se ky debat ishte i fituar plotësisht nga Clinton, e se Trump pësoi debakël. Por ajo që më së shumti u ka bërë përshtypje analistëve amerikanë, e njëherësh që e ka ndarë edhe më shumë popullin amerikan mes dy partive kryesore politike, në këtë rast të dy kandidatëve, është se ata dolën nga debati pa u përshendetur, madje duke lënë në pikëpyetje pranimin ose jo të rezultatit të zgjedhjeve. Kjo të paktën u theksua qartë nga Trump-i, një precedent i paparë ndonjëherë në debatet e mëhershme televizive. Për ne në trojet shqiptare nuk është ndonjë befasi. Ne jemi mësuar me këtë trend të zgjedhjeve, ku sa herë mbyllen kutitë e votimit, partia humbëse i konteston ato dhe kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme. Ky trend ballkanas në zgjedhjet në SHBA vërtet duhet të jetë shqetësues, edhe pse ka shumë pak gjasa se mund të jetësohet.

II.

Në fakt, kjo lloj fushate që ka instaluar Trump po e dëmton më së shumti SHBA-në. Nuk mbahet mend në historinë e fushatës zgjedhore në SHBA që të ketë pasur kaq shumë interferime nga jashtë se sa në këto zgjedhje. Gati çdo lider botëror, madje edhe gazetarë, analistë e artistë nga e tërë bota, janë prononcuar kundër kandidatit republikan Donald Trump. Përderisa qytetarët amerikanë janë ata që në mënyrë të tërthortë do ta zgjedhin presidentin e tyre muajin e ardhshëm, atëherë çdo deklaratë e të huajve për zgjedhjen e një presidenti në një vend tjetër, e sidomos deklaratat e liderëve botërorë, konsiderohet si interferim në punët e brendshme të një shteti tjetër. Por, kur kemi parasysh rolin aq të madh të SHBA-së në arenën ndërkombëtare, deklaratat bombastike, ksenofobike e shqetësuaese të Trump-it, sidomos për çështje të politikës së jashtme, kanë frikësuar shumë liderë botërorë. Kjo ka bërë që të kemi kaq shumë deklarime të tilla publike – dhe kjo për herë të parë – kundër një kandidati presidencial në SHBA.

III.

Të gjithë po pyesin se si arriti Trump-i deri këtu? Si është e mundur që një njeri i cili i fyen femrat, emigrantët hispanikë e muslimanë, e  cili ka një gjuhë kaq të vrazhdë, të fitojë nominimin për president dhe të jetë kaq afër Shtëpisë së Bardhë?! Në realitet, unë mendoj se pyetja duhet të shtrohet ndryshe. A do ta lejojnë amerikanët që imazhi i tyre të dëmtohet në arenën ndërkombëtare si rezultat i një kandidati të tillë? Përgjigjja e parë do të jepet më 8 nëntor të këtij viti, kur populli amerikan të votojë. Ndërsa përgjigja e dytë, apo zgjidhja për këtë problematikë, ndoshta po e përsëris, por gjithsesi e nevojshme të theksohet, kthehet pas te viti 1997, kur në Kongresin Amerikan, Akhil Reed Amar, ligjërues në Univeristetin Yale-it dhe njëherazi ndër profesorët më të shquar të juridikut në SHBA, dha dëshminë e tij për ndryshimin e sistemit elektoral në SHBA para nënkomisionit të Dhomës së Përfaqësuesve, që shqyrtonte çështjen e reformimit të Kolegjit Elektoral, dhe ndër tjera u shpreh: “Vetura me airbag të dëmtuar mund të duket se shkon shumë mirë deri sa nuk do të ndodhte ndonjë aksident apo përplasje… Nëse ‘ne populli’ dëshirojmë të amendamentojmë kushtetutën pasi që një ‘president dështak’ bëhet fakt – dhe jam i prirur të mendoj se do të duhej – atëherë pse duhet që të presim derisa  të ndodhë ky aksident i pashmangshëm?!”

Për këto 200 vite, më shumë se 500 amendamente i janë propozuar Kongresit për ndryshimin e Kushtetutës, respektivisht të sistemit elektoral në SHBA , por sa janë aprovuar? Temë për të cilën do të shkruajmë në kolumnën e radhës. /tesheshi.com/

*Autori është magjistër i shkencave juridike, e njëherësh autor i librit, “Zgjedhjet Presidenciale në SHBA – në rrugën e kontinuitetit apo ndryshimit të këtij sistemi elektoral”

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
19 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në veriperëndim të Siberisë

19 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në veriperëndim të Siberisë

Shpërfillja e Nobel-it nga Bob Dylan: arsyeja mund të gjendet në këto vargje

Shpërfillja e Nobel-it nga Bob Dylan: arsyeja mund të gjendet në këto vargje

Fraza “Lorem Ipsum” në websajte daton që prej shek. I para erës sonë

Fraza “Lorem Ipsum” në websajte daton që prej shek. I para erës sonë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni