Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Shumëkulturësi ballkanike: Fryma e Kumanovës (II)

by Te Sheshi
15/02/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Rruga postkomuniste e mëndafshit: Shkup-Stamboll (II)

Shumë me rëndësi është të theksohet se bashkëjetesa dhe qasja multikulturore në kontekstin kumanovar janë fenomene dinamike edhe pas rastit të 9 majit 2015, kur pritej përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike. Këtu në ndihmë erdhën edhe vetë qytetarët dhe përfaqësuesit e autoriteteve lokale, që dhanë alarmin për ruajtjen e gjakftohtësisë dhe të arsyes në këto momente kritike. Rasti mediatik i qytetarit të ndërgjegjshëm Abdi Avdiu, i cili u bë shumë i popullarizuar në rrjetet sociale, është shembulli më i mirë për këtë:

“Unë kam qëllim të mirë,  di se çfarë flas … Unë kam shumë miq maqedonas, kemi bashkëjetesë. Ju bëj thirrje për të ruajtur gjakftohtësinë në çastet kur politikanët luajnë lojëra të pista. Ne çfarë jemi? Pasues të verbër? Nga pikëpamja etike, duhet të na tregojë dikush se si kemi arritur deri këtu. Putini apo  Amerika? Jo. Ne e bëjmë fëlliqësirën në oborrin tonë. Njerëzit nuk kanë faj, maqedonas, shqiptarë, turq, askush nuk është fajtor. Kishte ditë kur na gënjenin dhe na manipulonin, por populli tani është i vetëdijshëm. Bëjnë filma me popullin e pafajshëm. … Nuk kam asnjë denar në xhep. Nuk kam të ardhme.”

Një mesazh të ngjashëm përcolli dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Damjanovski, i cili theksoi se Kumanova dallohet për nga toleranca ndëretnike dhe multikulturalizmi, të cilat duhet të kultivohen edhe më tej. Një shembull tjetër shumë i rëndësishëm i ndërtimit të bashkëjetesës është iftari i fundit kolektiv i muajit të Ramazanit, më 5 korrik 2015, me ngjyrim mbireligjioz dhe mbikombëtar, edhe pse bëhet  fjalë për një ritual islam: “Me rastin e festimit të muajit të shenjtë të Ramazanit më 5 korrik 2015, nesër në mbrëmje, në organizim të Forumit Rinor Islam dhe Komunës së Kumanovës, mbrëmë në sheshin e qytetit u organizua darka e tetë me radhë – iftari, në të cilin morën pjesë mbi një mijë banorë nga komuniteti mysliman dhe ai  ortodoks. Forumi Rinor Islam përmes iftarit përpiqet të kontribuojë në afrimin dhe njoftimin e ndërsjelltë të qytetarëve të Kumanovës, duke u mundësuar atyre që të përjetojnë nga afër besimet, kulturën dhe traditat e bashkëqytetarëve të tyre me përkatësi të ndryshme fetare dhe etnike. Aktivitete të ngjashme sikur ky iftar i madh i përbashkët kontribuojnë në forcimin e mirëbesimit të qytetarëve të Kumanovës, element ky që do të rezultojë me zhvillimin social dhe shoqëror, duke thyer barrierat shoqërore mes qytetarëve.”

Në prill të vitit 2015 u realizua hulumtimi empirik me 310 përgjigjës, të ndarë sipas indikatorëve të ndryshëm, si gjinia, mosha, përkatësia etnike, niveli arsimor, i bazuar në hipotezën se, edhe pas hapave formale për implementimin e politikave multikulturore përmes Marrëveshjes së Ohrit, etnitetet që gravitojnë në Kumanovë jetojnë në botëra paralele dhe kanë barriera psikologjike-sociologjike e praktike në marrëdhëniet e tyre të nivelit të përditshëm. Hipoteza ndihmëse ishte ajo se elementi etnik është i lidhur ngushtë me atë religjioz, andaj nga kjo del edhe një dikotomi e tipit maqedonas-serb ortodoks, shqiptar-turk mysliman. Numrat nga hulumtimi ynë tregojnë se 53% e qytetarëve të Kumanovës i cilësojnë si të pakënaqshme marrëdhëniet ndëretnike; të këqija ose shumë të këqija. Nëse merret parasysh fakti se hulumtimi në terren është bërë disa ditë para Rastit të Kumanovës (para aksionit policor më 9 maj 2015), tendenca negative me siguri do të tregonte përqindje më të madhe për momentin, çka do të duhet të jetë shenjë alarmante për gjithë shoqërinë, veçanërisht për elitat, të cilat kanë përgjegjësi për krijimin e  shoqërisë stabile dhe multikulturore.

Nga biseda joformale me qytetarët gjatë kohës së realizimit të këtij studimi, kemi parë dhe kemi konstatuar se ndasia është e pranishme edhe në koncentrimin e njerëzve te “të vetët”, në lagjet, kafenetë, baret e tyre etnike, etj. 65% e të anketuarve maqedonas kanë deklaruar se marrëdhëniet ndëretnike janë të mira, ndërsa 10% kanë thënë se janë shumë të mira, ndërsa fotografia tek shqiptarët është shumë më e ndryshme. Nëse tek maqedonasit gjendjen si shumë të keqe e vlerëson vetëm 1%-shi i të anketuarve, tek komuniteti shqiptar ky numër është radikalisht më i madh (39%). 81%-shi i këtij grupi etnik (shqiptarët) i vlerëson negativisht marrëdhëniet ndëretnike.

72% e maqedonasve dhe 75% të respondentëve shqiptarë janë shprehur se person më i përshtatshëm për kryeministër të Republikës së Maqedonisë është ai nga bashkësisë e tyre etnike. I ngjashëm është imazhi edhe tek komunitetet më të vogla; të gjithë preferojnë “kryeministër nga radhët e tyre.” Në raport me tjetrin, maqedonasit më së shumti kanë besim tek serbët (11%), pastaj tek shqiptarët (9%), ndërkohë që shqiptarët më së shumti u besojnë turqve (4%). Shikuar nga aspekti i qëndrimeve të qytetarëve për fetarësinë e tjetrit, tabela flet se me religjiozitet dhe konservatorizëm më të theksuar jetojnë pjesëtarët e komunitetit shqiptar. Pothuajse gjysma e maqedonasve (49%) të anketuar kanë raportuar se komuniteti më religjioz në Maqedoni është ai shqiptar.

Kur është fjalë për dimensionin material të jetës, p.sh., paratë, njerëzit i injorojnë parametrat etnikë, duke kërkuar shërbim, produkt dhe cilësi sa më të lirë. Kjo tezë është konfirmuar edhe nga analiza e të dhënave të hulumtimit tonë: 67% e të anketuarve nuk e marrin parasysh aspak në transaksionet e tyre ekonomike parametrin apo kriterin etnik. Diametrale është gjendja kur bëhet fjalë për investime në patundshmëri, shtëpi, apartament apo lokal në lagjen në të cilën investitori do të jetë një “minoritet” (63% e qytetarëve të Kumanovës thonë se nuk do të kishin blerë shtëpi, apartament apo dyqan në një zonë të qytetit ku shumica janë pjesëtarë të komunitetit tjetër).

Maqedonasit para së gjithash do të jetonin me anëtarët e grupit të tyre etnik (62%), pastaj me komunitetin serb (20%), ndërsa vetëm 8% me shqiptarët, e 3% me komunitetin turk. Treçereku i kumanovarëve mendon se mjedisi multikulturor është më i përshtatshëm për arsimimin e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Shembuj pozitivë në këtë drejtim në Kumanovë janë dy shkolla të mesme (“Pero Nakov” dhe “Naqe Buzoni”) dhe një fillore (“Toli Zurdumis”), në të cilat ndjekin mësim në të njëjtin turn nxënës me përkatësi të ndryshme etnike. Prishësit më të mëdhenj të marrëdhënieve ndëretnike dhe multikulturore janë politikanët në nivel qendror dhe mediat. 50 deri në 60 për qind e të anketuarve janë shprehur se ato ndikojnë negativisht, fakt i cili  konfirmohet edhe në jetën e përditshme në nivel të të gjithë shtetit.

Nga e lartshënuara rezultojnë rekomandime në drejtim të nevojës për investim që bashkësitë të njihen më mirë dhe të afrohen mes veti, që të lihet pas formula e famshme e të jetuarit njëri pranë tjetrit dhe të kalohet në fazën e bashkëjetesës së llojit “njëri me tjetrin.” Si version më realist për kushtet tona është ai kooperativ, apo varianti etno-pluralist i multikulturalizmit. Objektivi i kësaj paradigme multikulturore nuk është gërshetimi i grupeve etnike, por bashkëjetesa e elementëve të ndryshëm kulturorë. Qasja e drejtë në ndërtimin e multikulturalizmit nuk është tipi romantik, propagandues, por ai i vendeve që i favorizojnë aftësitë individuale dhe që i jetësojnë në mënyrë të përpiktë të drejtat kolektive të komuniteteve të ndryshme që jetojnë brenda një shoqërie. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Gjykata Shkupit godet “Titanik”-un: liron të akuzuarit për manipulime zgjedhore

Gjykata Shkupit godet “Titanik”-un: liron të akuzuarit për manipulime zgjedhore

Irani sulmon Shqipërinë: Do të ndërtojë një kamp për terroristët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni