Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Kriza në familjen e shekullit XXI, konteksti ballkanik dhe ai shqiptar (I)

by te Sheshi
28/11/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Kriza në familjen e shekullit XXI, konteksti ballkanik dhe ai shqiptar (I)

Kriza e familjes është prezente edhe në Ballkan, ndonëse njihet si një hapësirë më tradicionale ose më pak e modernizuar, krahasuar me Europën Perëndimore. Ndryshimet rrënjësore të sistemit, gjegjësisht rrënimi i socializmit ka prodhur ndryshime edhe në sferën e strukturës familjare. Sipas Hoffmann–Nowotny dhe Fux (2001: 40, në Bobić, 2003: 86), ndrsyhimet ekonomike nëpër të cilat kanë kaluar shtetet e Europës Lindore dhe Ballkanit në dekadën e fundit të shek. XX kanë gjeneruar rënie të fertilitetit, përjashtimin masovik të grave nga tregu i punës, varfërim të përgjithshëm, shkatërrim të sistemit të sigurimit dhe për pasojë, në këto vende pritet vazhdim i rënies së numrit të popullatës që do të mbetet pa fëmijë, gjegjësisht forcim i polarizimit mes sektorit jo-familjar dhe atij familjar.

Rast studimor: Kriza në familjen kroate

Tek ne mbizotëron epidemia e prindërve indiferentë dhe tolerantë. Shtrohet pyetja se çka në fakt sot është familja kroate? Fëmijëve ua kanë dhënë rrugën dhe kompjuterin dhe mendojnë se e kanë kryer detyrën e vet. Familjet janë të frustruara, të pakënaqura, pjesërisht për shkak të krizës së përgjithshme që mbizotëron në shoqëri, pjesërisht për shkak të trashëgimit të pasojave. Ata nuk shohin mundësi të përparimit dhe ndryshimit. Kryesisht shkruhet për dhunë fizike, por kujdes të veçantë i duhet kushtuar shpërfilljes, keqtrajtimit psikik të fëmijëve. Këto viktima vuajnë, janë të padukshme dhe të mbyllura në katër mure para monitorëve. Pas disa viteve do të kemi klinika për shmangie nga varësia prej internetit – tërheq vërejtjen sociologu dhe pedagogu, Zlatko Milisha nga Universiteti i Osijekut. Që është më interesante kriza në familjen kroate më e thellë është në zonat rurale se sa në ato urbane. (Vesić, 2013)

Radio Televizioni Serb, në edicionin e lajmeve ka shfaqur titullin “Çfarë po ndodh me familjen?”, duke u marrë  me pyetjet si u arrit te gjendja që prindërit të mos kenë kohë për fëmijët e tyre, pse nuk mund të ballafaqohen me sfidat që fëmijët i kanë me internetin, me shkollën, me mësimdhënësit, dhe pse nga pafuqia e vet frustracionet i reflektojnë te fëmijët e tyre. (RTS, 2014)

Në Mal të Zi, gjërat që para disa dekadave kanë qenë paritet, sot janë bërë “të natyrshme”; gjithnjë e më tepër ka kërkesë për divorce, shiten pronat, rritet numri i prindërve që jetojnë vetëm e që flirtojnë me qëllim të gjetjes së lumturisë, është i madh numri i partnerëve që i drejtohen psikoterapeutit për këshillë si të shpëtojnë nga kriza bashkëshortore dhe familjare. (Rosandić, 2017)

Kriza e familjes, që ndërlidhet me krizën morale, vërehet edhe në Bosnjë e Hercegovinë. Sipas një hulumtimi të vitit 2008, 60 % të të rinjve kanë shijuar marrëdhëniet intime. N. Dorontiq nga Qendra për punë sociale e Banja Llukës thotë se atje çdo e treta martesë përfundon me divorc. (Kontakt, 2013)

“Gjithnjë e më tepër, të rinjtë boshnjakë e shtyjnë për më vonë martesën, pranojnë martesë pa fëmijë dhe forma të padëshirueshme të sjelljes si prostitucioni, narkomania dhe alkoolizmi… Në krizë është roli reproduktiv i familjes.” (Ribić, 2015)

Radio Europa e Lirë citon sociologun S. Vukadinoviq, sipas të cilit, emancipimi i grave ka ndikuar që shumë femra të martohen pa qenë zyrtarisht në kurorë, gjë e paimagjinueshme para katër a pesë dekadash, kështu që kur në lidhjet e tilla joformale duan të lindin fëmijë, lindin vetëm një të tillë. Sipas parashikimeve demografike, deri në vitin 2050 popullata e Bosnjë-Hercegovinës do të pakësohet për 20%, ndërsa ekspertët arsyet i shohin te kriza ekonomike, pasiguria sociale dhe migrimit në rritje.  (Katavic, 2014)

Një televizionin publik të Maqedonisë MRT1, nga viti 2012 emetohet një emision me titullin “Koha është për bebe (foshnje)”, që ndjek familjet të cilat presin fëmijë, ngjarjet para dhe rreth lindjes së fëmijës së dytë, të tretë. Emisioni në sfond shoqërohet me një këngë, ku mes tjerash thuhet, “të jemi më tepër, për këtë jap gjithçka”, “që në vendin tonë fëmijë të mençur të ecin”, “çdo të tretin qoftë edhe lejleku ta sjellë”, “mendo për ne, mendo për nesër”, “ra edhe ai çast, për një mëngjes të ri”…

“Koha për bebe” emetohet në kanalin publik, në gjuhën maqedonase, që tregon se bëhet fjalë për një strategji shtetërore më të thellë, e cila ka për qëllim nxitjen e martesave tek të rinjtë maqedonas (etnikë), nxitjen e lindshmërisë, rritjen e shkallës së fertilitetit. Dhe analizat e intelektualëve dhe instituteve maqedonase gjithnjë bëhen duke marrë parasysh ndryshorin shqiptar të këtij vendi. Siç dihet, një nga problemet kyçe të shoqërisë bashkëkohore është tkurrja demografike, rënia e lindshmërisë dhe reduktimi i numrit të anëtarëve të familjes, qelizën bazë të çdo rendi-organizmi shoqëror.

Familja etnike maqedonase dita-ditës po shformohet, të shpeshta janë familjet njëanëtarëshe dhe rastet e “beqarëve të përhershëm”. Migrimi fshat-qytet ka shkretuar 70% të fshatrave të Maqedonisë; rreth 500 syresh janë në rrugë të vdekjes, kryesisht në Maqedoninë lindore, të populluar me maqedonas etnikë. Nuk janë të rralla rastet si ai i Vojnishincit, me 90 shtëpi dhe 70 beqarë në moshë. (Pajaziti, 2016)

Sipas të dhënave të Entit Statistikor, në Republikën e Maqedonisë numri i divorceve në vitin 2014 është rritur për 8.1 % krahasuar me 2013 (Republika, 2015). Në periudhën 2006 deri më 2016 shënohet zvogëlim i martesave për 11.5 % dhe rritje e divorceve për 34.6%.  (Makstat, 2016)

Siç tregon edhe ilustrimi i mëposhtëm, evidente është edhe dukuria e vonimit apo shtyrjes së moshës së martesës për periudhën dhjetëvjeçare 2006-2016 te të dyja sekset, nga 27.6 vjet më 2006 në 29.3  m 2016 vjet te meshkujt, dhe nga 24.5 në 26.5 vjet te femrat. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Prishtinë: panairi “Blej Shqip” bën bashkë prodhuesit shqiptarë në Ditën e Flamurit

Prishtinë: panairi “Blej Shqip” bën bashkë prodhuesit shqiptarë në Ditën e Flamurit

Prokuroria në Shkup gati të arrestojë edhe 4 deputetë të VRMO-së, njerëzit e Gruevskit në histeri: Maqedonia mori fund!

Prokuroria në Shkup gati të arrestojë edhe 4 deputetë të VRMO-së, njerëzit e Gruevskit në histeri: Maqedonia mori fund!

Pesha reale e ironisë therrëse të Lu-së ndaj Bashës në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA-së

Pesha reale e ironisë therrëse të Lu-së ndaj Bashës në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni