Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Alban BALA: Askush nuk mund t’i bëjë naftën publikut…

by te Sheshi
08/04/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Alban BALA: Askush nuk mund t’i bëjë naftën publikut…

Ngjarjet e fundit në Marinëz dëshmojnë se një korporatë duhet t’i shtrijë marrëdhëniet publike të saj përtej detyrimit ligjor. Këto ngjarje ripohojnë faktin se komunitetet vendore janë për cdo korporatë stakeholder-i i parë dhe kryesor.

Cfarë ka ndodhur me Bankers Petroleum është refleksi më I zakonshëm i sjelljes së korporatës në kushtet e një vakuumi vlerash. Së pari, një korporatë nuk mund të ketë për banorët e një vendi më shumë respekt sesa tregon për ta qeveria e atij vendi. Nëse vendim-marrja ndaj kërkesave të një korporate dhe cdo vendim tjetër shtetëror që lidhet me impaktin e saj mbi territorin anashkalon banorët, prodhon pashmangshmërisht një ulje deri në mohim të reputacionit të publikut në sytë e cdo korporate.

Përtej skemës së zymtë të komunikimeve zyrtare të saj, Bankers Petroleum riprovoi se komunikimi efektiv i një kompanie ngrihet së pari dhe kryesisht mbi parandalimin e krizës. Nëse kjo nuk ka ndodhur, fajin nuk e ka korporata, por vendi që vendim-marrësi duhet t’i japë publikut në cështje që përfshijnë territorin, mjedisin dhe sigurinë e tij.

Bankers Petroleum është një kompani e mrekullueshme. Një projekt i nisur me 30 miljonë dollarë – atëherë kur emrat e mëdhenj të sektorit e braktisën Shqipërinë si një rast të pashpresë, Bankers ja doli ta ringrejë imazhin e Shqipërisë si një destinacion investimesh duke u kthyer në një histori të padiskutueshme suksesi. Kompania e listuar në Vancouver – që bashkë me vlerën morale të markës së saj tejkalon 2 miljard dollarë në vlerë – bindi pareshtur investitorë që të provonin Shqipërinë si truall, I cili gjeneron fitime dhe sot ne kemi në Shpirag një kompani si SHELL, kemi një dëshmi të lakmueshme studimore të prodhuar nga Gustavson për rezerva të mëdha nafte dhe gazi, kemi një sektor që premton edhe disa dekada lulëzim, por për fat të keq kemi një administratë që nuk di të japë respekt as ndaj operatorëve të mëdhenj e të shquar të sektorit, as ndaj publikut të vet.

Nafta e prodhuar nga Bankers është përpunuar rregullisht në Ravena të Italisë – sepse politika nuk diti të krijojë hapësira për një rafineri efektive në Shqipëri. Për të mbajtur në këmbë një gërmadhë industriale si ARMO dhe mijëra vende pune, ministra të qeverive Shqiptare kanë detyruar Bankers që të furnizojnë me naftë njërën prej rafinerive të vendit, pavarësisht borxheve që ajo I kishte prodhuesit kryesor të naftës në Shqipëri. Kjo ndodhte kur qeveritë historikisht mezi u kanë rimbursuar kompanive të mëdha të huaja TVSH e mbledhur, kur ua disafishuan rentat minerare (royalties), etj. Bankers ka angazhuar në lobbim emra tepër të lartë duke sjellë në Shqipëri edhe Uesli Klark-un si anëtar bordi, sepse mbetet një kompani shumë e mirë, e cila aplikon standarte të larta ndërkombëtare në marrëdhëniet e saj me mjedisin politik dhe administrativ.

Por në këtë rast Bankers ka dështuar. Ka dështuar sepse ata që duhej ta detyronin kompaninë të sillej me po atë profesionalizëm e angazhim tërësor të saj, nuk e kanë bërë kurrë këtë. Dhe Bankers ka qenë pre’ e zgjidhjeve të shqiptuara nëpër korridore – por jo e definimit institucional të detyrimeve të saj ndaj publikut në tërësi, e atij vendor – në Marinëz, në vecanti.

Menaxhimi I kësaj krize I kërkon tani Bankers shumë më tepër burime sesa mendohet. Së pari sepse Bankers nuk është pronë as e atyre që e prezantojnë nëpër sallonet e biznesit e politikës Shqiptare, dhe as e dhjetë të huajve që periodikisht fluturojnë nga Calgari në Tiranë për të folur anglisht me një ministër. Bankers është pronë e mijëra investitorëve dhe cdo cënim I pavend I kompanisë është automatikisht një risk ndaj investimit të bërë në mirëbesim dhe mbi bazën e një plani ekonomik të miratuar financiarisht, teknikisht, moralisht dhe ligjërisht në nivele institucionale shumë më solide sesa toka e Marinzës. Cdo cënim I kompanisë në këto kushte do të nënkuptonte për qeverinë Shqiptare një risk të lartë financiar.

Njëlloj mund të thuhet se Bankers është një operator po aq I aftë për të riparuar këto dëme materiale e morale të prodhuara nga teknologji të reja dhe të certifikuara të nxjerrjes së naftës nga fusha të shterruara si ajo e Marinzës (depleted oil fields). Të mos harrojmë se Arabia Saudite në fushën e saj kryesore të prodhimit të naftës (Ghawar field) sot nxjerr 75% ujë dhe vetëm 25% naftë.

Është casti që të gjitha palët të nxjerrin një mësim: qeveritë nuk mund të kujtohen për banorët e tyre vetëm në momente krizash. Pushteti qendror në këtë rast duhet të kuptojë se pa fuqizuar në kompetenca pushtetet vendore nuk mund të adresojë në kohë dhe cilësisht probleme të ngjashme që cdo industri I sjell me vete, ashtu sic sjell pasurimin e mjedisit ku punon.

Korporatat nuk mund të mbështeten vetëm në siguritë politike që prodhojnë raporte të vecuara me zyrtarët e lartë – cilëtdo qofshin ata. Dhe Publiku nuk mund të pranojë të jetë subjekt për t’u marrë në konsideratë vetëm në castin kur e keqja u zë derën.

Marrëdhëniet legjitimohen në process, cdo ditë. Ato ndërtohen si parakusht dhe jetojnë falë respektit – që në rastin e dhënë- është detyrim ligjor. Kush e anashkalon apo e shkel atë, paguan. Qeverisë në këtë rast i takon të paguajë e para!

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Behgjet Pacolli: artikulli i “Welt am Sonntag” është “porositur” nga shqiptarët!

Behgjet Pacolli: artikulli i “Welt am Sonntag” është “porositur” nga shqiptarët!

Di Caprio bën realitet ëndrrën për të ndryshuar botën

Di Caprio bën realitet ëndrrën për të ndryshuar botën

Këshilli i Mandateve diskuton imunitetin, Kokëdhima kërkon ndryshimin e ligjit për përdoruesit e marijuanës

Këshilli i Mandateve diskuton imunitetin, Kokëdhima kërkon ndryshimin e ligjit për përdoruesit e marijuanës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni