Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Ibën Halduni dhe Power Point-i

by te Sheshi
31/08/2015
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Ibën Halduni dhe Power Point-i

Kohë më parë, një nga njerëzit më inventivë dhe më të pasur të botës, shpikësi i Facebook-ut, Zuckerberg-u, pati postuar se kishte vënë në listën e librave që do lexonte një nga veprat klasike të mendimit botëror dhe të sociologjisë, një nga 100 librat më të mirë për arsimim (100 Best Books for an Education), Mukaddime-në, apo Prolegomenën (Hyrjen), e Ibën Haldunit, figurë kjo madhore, që vuri bazat e shkencave sociale, e që ka lëvruar në shumë fusha, si te filozofia e historisë, demografia, historiografia, historia kulturore, teologjia, ekologjia, ekonomia, teoria politike, biologjia, kimia, etj. Dhe këtë verë më rastisi dhe mua që për shtëpinë botuese prestigjioze Logos-A nga Shkupi të redaktoj përkthimin e dytë të kësaj vepre në gjuhën shqipe, pas atij të Hondozit (2013), duke e krahasuar me versionin në anglisht dhe me origjinalin. Dhe duke surfuar në këtë oqean të dijes, mes tjerash më bëri përshtypje të jashtëzakonshme pjesa ku ai flet për dy parametra të arsimit, për format e shkurtuara apo përmbledhjet-rezymetë e teksteve akademike dhe mësimdhënien. Titulli dhe teksti origjinal janë si vijon: “Numri i madh i manualeve të shkurtra rreth subjekteve akademike është i dëmshëm për (procesin) e mësimdhënies.”

“Shumë dijetarë të kohëve të fundit janë kthyer tek metodat e shkurtra të prezantimit të metodave dhe përmbajtjeve të shkencave. Ata duan të dinë (metodat dhe përmbajtjet), dhe i prezantojnë ato në mënyrë sistematike në formën e një programi të shkurtër për secilën shkencë. (Këta) libra të shkurtër shprehin gjithë problemet e një disipline të dhënë dhe argumentet e tyre në pak fjalë që janë plot me kuptim (kuptim të gjerë). Kjo (procedurë) është e dëmshme për stilin e mirë dhe ka vështirësi në kuptim.

Shpesh (dijetarët) iu qasen veprave kryesore akademike në disiplina të ndryshme, të cilat janë shumë të gjata, me qëllim që të shpjegojnë dhe komentojnë (ato). Ata i shkurtojnë ato, në mënyrë që ta bëjnë të lehtë (për studentët) të marrin diturinë e tyre të kualifikuar. … Kjo (procedurë) ka një ndikim shkatërrues në procesin e mësimit dhe është e dëmshme në arritjen e diturisë. Kjo sepse e ngatërron fillestarin, duke i paraqitur rezultatet finale të disiplinës para se ai të jetë i përgatitur për to. Kjo është një metodë e keqe e mësimit, siç do të përmendet.

(Procedura) gjithashtu përfshin një punë të madhe për studentin. Ai duhet të studiojë me kujdes fjalët e përmbledhjes, të cilat janë të komplikuara për t’u kuptuar, sepse janë të mbushura plot me ide, dhe të përpiqet të gjejë prej tyre se cilat janë problemet (e një disipline të caktuar). Për këtë arsye, tekstet e këtyre libërthave të shkurtër janë të vështirë dhe të komplikuar (për t’u kuptuar). Duhet shpenzuar shumë kohë në (përpjekjen për t’i) kuptuar ato.

Për më tepër, pas gjithë këtyre vështirësive, zakoni (akademik) që vjen si rezultat i të marrit mësim nga librat e shkurtër, (edhe) kur (kësi mësimdhënieje) është në nivelin e vet më të mirë dhe nuk shoqërohet nga asnjë e metë, është më i dobët se zakonet që vijnë nga (studimi i) librave më të gjatë dhe gjithpërfshirës. Këta të fundit përmbajnë një sasi të madhe përsëritjeje, por të dyja janë të dobishme për fitimin e një shkathtësie të përsosur. Kur ka pak përsëritje, rezultati do të jetë një shkathtësi më e dobët. I tillë është rasti me shkurtimet. Qëllimi ishte të lehtësoheshin për studentët të merrnin dije të kualifikuar (të subjekteve akademike), por rezultati është se është bërë (më e vështirë) për ta, sepse ata pengohen nga fitimi i shkathtësive të dobishme dhe të ngulitura fortë.” (Ibn Khaldun, The Muqaddimah, Princeton University Press, 1967, f. 1221-1222; përkth. shqip: Ermal Bino)

Të nderuar lexues! Ibën Halduni, “Njutoni i shkencave sociale” (Anani), ka jetuar mes viteve 1332-1395. Fjalët e mësipërme janë thënë në vitin 1377, kurse viti në të cilin jetojmë është 2015, pra distanca është prej 638 vitesh. Domethënë, më tepër se gjashtë shekuj. Nëse nuk thuhet data e këtyre rreshtave të cituar, me siguri lexuesi në shikim të parë do të kujtonte se janë shkruar në shekullin tonë, e për problemet aktuale në sferën e edukimit. Mënyra e trajtimit të subjektit përkon me një problematikë aktuale, atë të njërit prej problemeve të arsimit bashkëkohor, në veçanti të atij sipëror: shkurtimet e leksioneve përmes veglës së quajtur power point, krijuar më 1984, që shoqërohet me fjali me shenjime, me rezymim të ligjëratës së mësimdhënësve, por edhe të prezantuesve të tjerë, me efekte të multimedias, me tekste simbolike, fotografi, tabela, grafikone, audio e video reflektime, e të ngjashme. E gjithë kjo konsiderohet si pjesë e mësimdhënies moderne, të shekullit XXI, të epokës së informacionit. Por ama, kjo praktikë që po përhapet me shpejtësi të madhe gjithandej katedrave universitare dhe sallave të ndryshme të prezantimit nëpër promovime, puntori, seminare, konferenca, etj., ndërkohë tërheq edhe kritika të shumta, duke u cilësuar nganjëherë si helmi i edukimit (toxic of education), si antiarsimim… Madje, në Zvicër, Matthias Poehm ka themeluar në vitin 2011, në Bonstetten, një parti të mbiquajtur Anti PowerPoint Party (APPP), që pohon se PPT-ja në baza vjetore e dëmton ekonominë zviceriane me 2.1 miliardë franga, dhe se në 95% të rasteve ul cilësinë e prezantimeve. Një tekst në hapësirën virtuale mban titullin, “Kundër tiranisë së PPT-së”, kurse një tjetër fillon me një thënie interesante, “Pushteti korrupton. PowerPoint-i korrupton në mënyrë absolute!” (Power corrupts. PowerPoint Corrupts Absolutely.)

Ndër artikujt e publikuar para do kohe lidhur me çështjen e power point-it është ai i Paul Ralph-it në The Conversation (23.06.2015), ku ai mes tjerash thotë se kjo vegël e IT-së i bën studentët të marrë, ndërsa profesorët të lodhshëm. Në këtë tekst është dhënë një fotografi, ku pohohet se “leximi i power point-it nuk ju bën mësimdhënës”. Në të janë shënuar pasojat e reduktimit të materialit mësimor në “katrorët mbresëlënës”: (a) dekurajimi i mendimit të ndërlikuar, (b) shndërrimi i gjithë lëndës dhe materialit mësimor në një set sllajdesh, (c) shtyrja përpara e idesë se leksioni i shkurtuar i përmban të gjitha detajet e nevojshme për projekte, teste dhe detyra kursi. Shkrimi në fjalë thotë se kjo metodë e ligjërimit është e popullarizuar jo sepse është efektive, por sepse  institucionet arsimore masin satisfaksionin e nxënësve dhe studentëve, por jo edhe mësimnxënien dhe progresin e dijes, e kështu teposhtëza e pritjeve, pakësimi i zellit dhe i mësimit do të vazhdojnë.

Pyetja që shtrohet është kjo: A është kështu siç thonë kritikët e përdorimit të efekteve të teknologjive informatike në arsim, apo jo? A ka të drejtë Ibën Halduni që kritikon shkurtimin e materialit mësimor, reduktimin e tij në manualë? Faktet nga përvoja jonë flasin se kjo ndihmë që profesorët ua ofrojnë nxënësve/studentëve keqpërdoret prej tyre: këta të fundit përqendrohen te sllajdet e 15-të leksioneve, apo e një numri tjetër të tyre, që janë në formë përmbledhëse, dhe librat i heqin mënjanë, e kjo krijon lehtësim kalimi të provimeve, ama, nga ana tjetër, sjell minim(al)izim të dijes dhe shkathtësive.

Ibën Halduni dhe PPT-ja janë shumë larg në aspektin kohor longtitudinal, por ama mendja fisnike e këtij vigani e ka kapërcyer kohën e tij, dhe përmes veprës së vet, problematikave që trajton dhe porosisë që jep, sikur është ringjallur sot. Andaj themi se dijetarët mbeten gjallë edhe pas vdekjes fizike. Çdo germë e shkruar e tyre është sihariq për brezat që synojnë iluminimin dhe majat e garës universale. Prandaj duhen lexuar, shumë më tepër se power point prezantimet, rezymetë dhe recensionet! Librat duhen kënduar. Sepse leximi dëmton rëndë injorancën, e cila duhet zëvendësuar me dituri! Shkurt e shqip: besoj se Ibën Halduni, po të ishte gjallë, nuk do të shprehej kundër IT-së, por kundër bastardimit dhe rrëgjimit të leximit, mësimdhënies dhe mësimnxënies. Andaj themi se PPT-ja është e dobishme përderisa nuk shndërrohet në veglën që do ta hiqte nga përdorimi leximin e mirëfilltë dhe tekstin mësimor klasik, përderisa joprofesorët nuk i shndërron në “profesorë” që bëjnë atë që edhe nxënësit-studentët mund ta bëjnë. Dhe një porosi: merreni Mukaddime-në në shqip (besoj se do të botohet për panairin e Tiranës 2015) dhe lexojeni, ndonëse ka dy vëllime dhe diku mbi 1400 faqe. Do t’ju hapë horizonte të reja, e do të ndryshojë shumë gjëra tek ju. Zuckerberg-u s’e lexon kot, apo jo?!  /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Ja çfarë ndodh nëse vendosim limon tek gjuri dhe tek bërrylat

Ja çfarë ndodh nëse vendosim limon tek gjuri dhe tek bërrylat

Ukrainë: shpërthejnë protestat kundër autonomisë për krahinat lindore, 1 i vrarë, 100 të plagosur

Ukrainë: shpërthejnë protestat kundër autonomisë për krahinat lindore, 1 i vrarë, 100 të plagosur

Të jetosh brenda rrethimit të mureve mesjetare: ja atmosfera në pesë qytete që i mbijetuan kohës

Të jetosh brenda rrethimit të mureve mesjetare: ja atmosfera në pesë qytete që i mbijetuan kohës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni