Futbollisti brazilian vazhdon të pasurojë koleksionin e tij prej titujve.
Futbollisti aktual i Barcelonës dhe i përfaqësueses së Brazilit, ka fituar për herë të dytë “Samba de Oron”, çmim ky i cili jepet për futbollistin më të miri të vitit, brazilian.
Më shumë se 200.000 anketues votuan, ku Neymar, me 37,87% të votave, u zgjodh më i miri para Douglas Costas (13,3%) dhe Felipe Melos, që mbyll podiumin e finalistëve me 9,39% të votave. /tesheshi.com/