Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në New York ka pasur takim të shkurt me kryeministrin grek, Aleksis Cipras rreth çështjes së emrit, shkruan gazeta greke “Real”.
Takimi është mbajtur gjatë pritjes së organizuar nga presidenti i SHBA-së Barak Obama, në nder të liderëve botërorë që marrin pjesë në një sesion të Kombeve të Bashkuara.
Cipras gjatë takimit ka kërkuar nga Gruevski që të bëj lëvizje në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit.
Ky takim në New York, është takimi i parë mes Gruevskit dhe Ciprasit.
Maqedonia dhe Greqia janë në bisedime për zbatimin e masave për ndërtimin e besimit. /tesheshi.com/