Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu ka deklaruar se ka arritur të marrë nga Irani 55 mijë dokumente që tregojnë se regjimi i Teheranit po përgatit 5 bomba atomike, të njëjta me ata që u hodhën në Hiroshima.
Netanyahu tha se “jam i sigurtë se Donald Trump do të bëjë gjënë e duhur kur të analizojë marrëveshjen me Iranin. Do të bëjë gjënë e duhur për SHBA-në, Izraelin, por edhe paqen në botë”.
Kryeministri izraelit tha se SHBA do të garantojnë “autenticitetin e arkivit që ju dha nga Izraeli”, që do të thotë nuk do të bëjnë publike dokumentet.
Kurse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ajo që ka ndodhur tregon se “kisha të drejtë 100% për Iranin”.
Duke reaguar për gazetarët pas akuzave të kryeministrit Izraelit, Trump tha se “e kam parë pjesërisht tablonë e Netanyahu-t, por kur ta shikoj me detaje do të jap një qëndrim më të plotë. Megjithatë unë ndjeja diçka. Nuk ju them se çfarë do të vendos në ditët e ardhshme, por shumë e kanë pikasur tashmë”.
Qëndrimi i Presidentit amerikan duket qartë se bën fjalë për rrëzimin e marrëveshjes Iran-ShBA-BE të firmosur nga Obama.
Ndërkaq, ka reaguar udhëheqësi më i lartë i Iranit, kryetari i Këshillit të Revolucionit Ajatollahu Khamenei, i cili deklaroi se kjo është një manovër për të rikthyer sanksionet ekonomike ndaj Iranit.
“Ata e dinë se nëse sulmojnë, do të marrin shumë goditje shumë më të forta, ndaj SHBA ka përqendruar vëmendjen në një luftë ekonomike dhe kulturore ndaj Iranit duke vendosur sanksione të reja pavarësisht nga një marrëveshje bërthamore me vendet e botës”, tha Khamenei. /tesheshi.com/