Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh të dielën, në mes të fushatës për zgjedhjet e 9 prillit, se “Izraeli nuk është një komb-shtet i të gjithë qytetarëve të saj, por vetëm i popullit hebre”, duke “nxjerr jashtë” kështu popullsisnë arabe që jeton në atë vend.
Fjalët e Netanjahut të shprehura në profilin e tij në Instagram, ishin në përgjigje të polemikave të shkaktuara pas deklaratës së aktores Rotem Selah. Ajo, një emër i famshëm i artit izraelit, e cila mbron të drejtat e pakicës arabe që 17.5 për qind të popullsisë së Izraelit, tha më parë se “Izraeli është shteti i të gjithë qytetarëve të tij”.
Ndërsa Netanjahu i është përgjigjur duke shkruar se “Izraeli nuk është një shtet i të gjithë qytetarëve të tij”, sepse, sipas tij “në pajtim me Ligjin Themelor të kombit që kemi miratuar, Izraeli është një kombi-shtet i popullit hebre – i vetëm dhe popullit hebre”
Arabët izraelitë janë kryesisht palestinezë të cilët mbetën në tokën e tyre pas vendosjes së Izraelit në vitin 1948 dhe mbështesin çështjen palestineze.
Netanjahu konsiderohet udhëheqësi i qeverisë më të fokusuar në historinë e Izraelit dhe dëshiron të krijojë një koalicion të ngjashëm pas zgjedhjeve. /tesheshi.com/