Kuvendi i Kosovës për sot ka paraparë vazhdimin e seancës së kaluar. Kjo seancë do të mbahet pas një pauze, pas fjalimit vjetor të presidentes Atifete Jahjaga. Lajmin për mbajtjen e kësaj seance e ka konfirmuar Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.
“Pas fjalimit të Presidentes do të ketë një pauzë, e më pas do të mbahet vazhdimi i seancës së kaluar”, ka thënë ai për lajmi.net.
Por, edhe kjo seancë do të shoqërohet me skenarin e njëjtë të opozitës ku sipas gjitha gjasave nuk do të mungojë as gazi lotsjellës.
Muharrem Nitaj, zëdhënës në AAK-së, ka thënë për lajmi.net se nuk ka ndonjë ndryshim të qëndrimeve të partive opozitare sa i përket mënyrës së kundërshtimit të seancave.
“Nuk ka asnjë ndryshim nga kundërshtimi i seancave të kaluara, do të vazhdojmë njëjte”, ka thënë Nitaj. /tesheshi.com/